back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

“Do t’ju dhurohem e gjitha Ju!” – Letrat e pafundme të Juliette Drouet per Victor Hugo

Gazeta

Victor Hugo & Julitte Drout
Victor Hugo & Julitte Drout

“Do t’ju dhurohem e gjitha Ju!”

nga Letrat e pafundme të Juliette Drouet per Victor Hugo

“Do të baj gjithçka mundem, që dashnia ime mos t’ju shqetsojë;
të kqyri mshehtas e të buzëqeshi kur ti s’më sheh.
E lëshoj vështrimin dhe shpirtin tim
aty ku do të dëshiroja me lshue puthjet e mia:
ndër flokët e tu, në ballin tand, në sytë tu, ndër buzët tua,
kudo ku përkëdheljet e mia janë t’lira me shetitë. […]
Ah sikur ta dinit sa shumë ju dëshiroj,
si kujtimi i së fundmes natë sëbashku ma deh shpirtin
me delirin e nji gëzimi tejmbushun dëshire.
Ah sa dishroj me jua dhurue vedin plotësisht
n’ekstazë të frymës tande t’ambël, ndër ato puthje që prej buzve tua
më mbushin me knaqësi të pakufi!
Kam nevojë për dashninë tande, njat gurthemel t’ekzistencës sime.
Ti je dielli që lshon jetë në mue!”
juliette
 
Përktheu e përzgjodhi Jozef Radi
 Julitte Drout dhe letrat e saj per Hugone
Julitte Drout dhe letrat e saj për Hugonë

Letrat e pafundme të Juliette Drouet per Victor Hugo

Në këtë pjesë të shkurtë, shkëputë prej nji “Letra dashnie të të gjitha kohnave”, ku shprehet krejt dashnia që Juliette Drouet (1806-1883) ndjeu për poetin, dramaturgun dhe shkrimtarin e madh Victor Hugo (1802-1885), e të cilin qe dashnore për pesëdhjetë vjet, përmes një korrespodence të palodhun.
Ata u takuen më 1833, kur ajo, një aktore e bukur, luejti “Lucrezia Borgia” dhe ishte në kulm të karrierës së saj artistike. Ai kurrë s’e kishte tradhtue ma parë bashkëshorten e vet, Adèlen, po u dorëzue me 16 Shkurt 1833.
Victor Hugo dhe Juliette Drouet u dashuruen për 50 vite, prej 1833 deri në 1883! Nji dashni e madhe, e cila jeton ende sot, përmes ma shumë se 20.000 letrave që Juliette i dërgoi shkrimtarit të madh
Kjo asht histori e nji dashnie të fortë, jo plotsisht romantike, pavarsisht se iu drejtonte njenit prej baballarve të Romantizmit. Marrdhania jashtmartesore midis Juliette Drouet dhe Victor Hugo, shkrimtarit të madh francez të “Të Mjerët”, u shpalos për plot pesëdhjetë vite. Megjithëse i martuem ai qe gjithnji i prirun për letërkëmbime të tjera dashurore.
Juliette Drouet ishte nji aktore me hire e bukuri të pashoqe, ajo i shkroi ma shumë se 20.000 letra të dashunit të saj. Një korpus i jashtzakonshëm epistolar, falë të cilit u ba e mundun me u rindërtue jo veç jeta sentimentale, por edhe krejt sfondi i veprës së autorit, siç kujton edhe siti kushtue Juliette Drouet.
Shpesh shkrue pa pritë përgjigje, sepse mbas nji impulsi fillestar, Victor Hugo thjesht kishte dërgue kartolina urimi me i kujtue at natën e tyne të parë të dashnisë.
Letrat reshtin së dërguemi veç gjatë periudhave kur dy të dashuruemit udhtonin sëbashku. Julietta i ka shkrue deri në tetë letra në ditë shkrimtarit francez, duke i përdorë ato si nji ditar personal, në të cilin ajo i rrëfente shqetësimet e saj, mendimet, dashninë madje edhe xhelozisë së saj.
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.