Dokumente nga Burgu i Spaçit – 21 Maj 2020
nga Kastriot Dervishi
Dhoma e operativit në Spaç
Kjo është dhoma e punëtorit operativ të Sigurimit të Shtetit në Repartin Nr. 303 Spaç. Operativi drejtonte përpunimet dhe mbante dy lloj dosjesh këtu, ato të bashkëpunëtorëve dhe të ndjekurve. Ai varej nga Dega e Punëve të Brendshme tw Rrethit dhe nga Dega e 8-të e Drejtorisë së Parë të MPB-së.
Gjatë funksionimit të repartit në Spaç, kanë qenë sipas viteve këta punëtorë operativë (për elementin e dënuar për “krime kundër shtetit”):
Gjergj Zefi – (1968-1972) – 4 vite
Fejzi Liço – (1972-1977) – 5 vite
Kosta Prifti – (1977-1980) – 3 vite
Shyqyri Toska – (1980-1984) – 4 vite
Gramoz Velçani – (1984-1985) – 1 vit
Preng Prendi – (1985-1990) – 5 vite
.
Të dënuarit e Revoltës së Spaçit që vuajtën 600 vjet burgim
nga Kastriot Dervishi
Në ka ndonjë fushë ku Shqipëria komuniste thyen rekorde botërore është padyshim te vitet e burgimit të kundërshtarëve politikë. Ajo lë pas çdo lloj regjimi fashist, nazist, apo komunist në Lindjen e Europës.
Një tregues i frikshëm ka të bëjë me Revoltën e Spaçit, të dënuarit e së cilët kanë bërë së bashku 600 vjet burg. Në atë kohë, dolën në gjyq 66 persona, 4 prej të cilëve u ekzekutuan.
Nga studimi, rezulton se shumica e tyre bënw pjesë në grupin me dënime 18-38 vjet. Burgimit të tyre sigurisht u shtohen vitet e dënimeve të mëparshme, por pjesëmarrja e tyre në revoltë, e ka shtuar së tepërmi vuajtjen e tyre.
Kryeshembulli në këtë listë është Sami Dangëllia. Nuk besoj se në botë mund të gjenden raste të tilla ku për arsye politike dikush mund të ketw vuajtur 38 vjet burgim.
–
Grupi që ka vuajtur më shumë dënime
Sami Selim Dangëllia: 38 vjet
Sali Man Çuni: 32 vjet, 8 muaj, 13 ditë
Mersin Adem Vlashi: 31 vjet, 2 muaj e 26 ditë
Spiro Aristidh Nasho: 28 vjet, 6 muaj, 15 ditë
Dervish Tefik Sulo: 27 vjet, 3 muaj, 24 ditë
Jorgo Spiro Papa: 26 vjet, 8 muaj, 2 ditë
Napolon Muntas Kaleci: 24 vjet, 11 muaj, 10 ditë
Jonuz Selim Norja: 24 vjet, 10 muaj, 22 ditë
Paulin (Lush) Prel Vata: 22 vjet, 8 muaj, 6 ditë
Feti Hasan Kumanaku: 22 vjet, 6 muaj, 25 ditë
Kostandin Irakli Papa: 22 vjet, 5 muaj, 13 ditë
Luan Qemal Burimi: 22 vjet, 2 muaj, 4 ditë
Ulësi Refat Pashollari: 22 vjet, 2 muaj, 5 ditë
Bedri Azem Çoku: 22 vjet, 1 muaj, 28 ditë
Stefan Jorgo Kola: 21 vjet, 9 muaj, 26 ditë
Çaush Azem Çoku: 21 vjet, 7 muaj, 17 ditë
Niazi Harif Bylykbashi: 21 vjet, 3 muaj, 21 ditë
Neim Bejo Pasha: 21 vjet
Qemal Asllan Demiraj: 20 vjet, 4 muaj, 18 ditë
Gëzim Mahmut Çela: 20 vjet, 2 muaj, 28 ditë
Dashnor Eshref Kazazi, 20 vjet, 1 muaj, 21 ditë
Demir Ilmi Pojani, 19 vjet, 2 muaj, 20 ditë
Bashkim Tosun Fishta, dy dënime: 19 vjet, 8 muaj, 13 ditë
Rexhep Qerim Lazri: 19 vjet, 2 muaj, 14 ditë
Nuri Memisha Stepa: 18 vjet, 10 muaj 16 ditë
.
E Enjte, 21 Maj 2020
https://55news.al/dossier/item/246139-te-denuarit-e-revoltes-se-spacit-qe-vuajten-600-vjet-burgim
.