back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Doli nga botimi studimi i Genci Hoti – “Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike”

Gazeta

Studiuesi Genc Hoti
Studiuesi Genc Hoti
Doli nga botimi studimi i Genci Hoti
Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike!

Po Shqiptarët? Ndryshe: Si e përcollën Dante Alighierin në shqip Alfred Uçi dhe Ismail Kadare? Prej nga rrjedh dhe pyetja tjetër në vazhdim, ndoshta pyetja më kryesore në funksion të shoqërisë shqiptare pas 1945: Si dhe kush e formoi “Diktaturën komuniste në Shqipëri pas atij viti. Prej këtej rezulton se me lindjen e lëvizjes Laike në Europë (shek. XIV) filloi diktatura shtetërore deri në “diktaturën komuniste”, si forma më e lartë e Diktaturës në Racën Njerëzore. Trajtim filozofiko-historik me frymë kritike i një problemi madhor të manipuluar thellësisht nga politika europiane dhe shqiptare.
Literatura filozofiko-historike shqiptare ka një defekt: nuk u thotë shqiptarëve se çfarë të reje sjell vepra e çdo autori, gjë që nuk na mëson konkreten e tyre. Unë duke dashur të dal jashtë kësaj kornize jam i detyruar t’i tregoj lexuesit se çfarë të reje sjell ky studim.
Së pari, zbulon se vepra më kryesore e Karl Marksit, Kapitali, që në parathënien më të parë të botimit, 1867, fillon me një manipulim të vargjeve të Dante Alighierit (Purgatori, kënga e V, vargu 13), mbi çbazë ka filluar ateizmi spekulativ marksist.
Së dyti, nuk është e vërtetë që Dante Alighieri është krijuesi i gjuhës italiane. Kjo gjuhë është krijuar 500-600 vjet më përpara se kohëekzistenca e Dantes dhe ka si shkak invazionin frëng të Karlit të Madh.
Së treti, nuk është e vërtete që ndarja e Krishterimit në Katolikë dhe Ortodoks ka në themel konfliktin Lindje-Perëndim, por gjithçka i duhet dedikuar konfliktit midis Kishës së Avinjonit dhe Kishës Romane ku në fund triumfoi Kisha e Romës.
Së katërti, thelbi e Epokës Danteske është konsolidimi përfundimtar e Lëvizjes Laike, si produkti më karakteristik i Kishës Katolike në shekujt XIII-XIV, që konsistonte në ndarjen e Kishës nga Politika Shtetërore.
Së pesti, Thelbi Historik i Kishës Katolike në Romë është vetë thelbi i Institucioneve Fetare: krijimi i Civilizimit Botëror sipas Parimeve të Jezu Krishtit: Dashnia për vete dhe tjetrin!
Së gjashti, ka ardhur koha të ndryshohet perceptimit i Zotit, i Fesë dhe i Institucioneve Fetare sipas asaj që ka ndodhur në realitet dhe jo sipas dëshires së Politikës.
Genci Hoti, 7 shtator 2024

Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike nga Genci Hoti
Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike nga Genci Hoti

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.