back to top
0.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Dom Ndre Mjeda në Filatelinë Shqiptare – nga Hysen S. Dizdari

Gazeta

Dom Ndre Mjeda (1866-1937)
Dom Ndre Mjeda (1866-1937)

Dom Ndre Mjeda në Filatelinë Shqiptare

nga Hysen S. Dizdari

me rastin e 81 vjetorit të largimit nga jeta të Dom Ndre Mjedës

Dom Ndre Mjeda, lindi në Shkodër me 20 nëntor 1866, dhe u largue nga jeta, me 1 gusht 1937. Mjeda ishte teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar po edhe një nga poetët më të shquar të kombit shqiptar. Jakov Milaj në veprën e tij “Raca Shqiptare”, Ndre Mjedën e cilëson: “nji ndër letrarët ma të mëdhaj qi ka qitun Shqipnija”.
Prof. Dhimitër Shuteriqi, duke vlersuar Mjedën si poet thekson: “Cilësitë artistike të Mjedës janë të mëdha. Vargun e ka të përsosur, është mjeshtër i rrallë i strofës dhe i tingëllimës. Ai është shembull i një ndërgjegje artistike në historinë e letërsisë sonë…!”
Posta shqiptare i ka dhënë vendin e merituar teologut poetit dhe atdhetarit shquar: Dom Ndre Mjedes.
Emisioni i parë kushtuar Dom Ndre Mjedës, u emetua në nëndor të vitit 1966, dhe titullohet: “Ndre Mjeda”.
Ky emisioni përbëhet nga dy pulla me vlerë 0.25 lek dhe 1.75 lekë.
.
Pulla me dom Ndre Mjeda
Pulla me dom Ndre Mjeda
Pulla me dom Ndre Mjeda
Pulla me dom Ndre Mjeda
Emisioni i dytë kushtuar Dom Ndre Mjedës, u emetua me 17 Gusht 2016, dhe titullohet “Figura të shquara kombëtare”
Ky emision përbëhet nga tre pulla me vlera të ndryshme .
Pulla me vlerë 10 lekë i kushtohet dom Ndre Mjedës.
.
Pulla me dom Ndre Mjeden - 2016
Pulla me dom Ndre Mjeden – 2016
Ky emision u shtyp në 304.500 copë pulla postare dhe FDC në 250 copë.
Me rastin e 81 vjetorit të largimit nga jeta të dom Ndre Mjedës u kujtoj shqiptarëve një pjesë nga poema e tij:
Poema e famshme “Liria” është shkruar në vitin 1911, në pragun e shpalljes pavarsisë së Shqipërisë, por e pa dritën e botimit vetëm pak para vdekjes autorit në vitin 1937.
Tiranë më, 25.07.2018
.

LIRIA

– I –

O shqipe, o zogjt’e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n’ato maja;
mbi bjeshk’ t’thepisuna e n’ograja,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?
 
A keni ndie ndokund, kah fluturoni ndër shkrepa,
me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni!
 
“Lirim, lirim!” – bërtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
e vështroje ku i del lirimit ama.
 
……..
 
 

– VI –

Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.
 
E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t’Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll’ për kasoll’ rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija
 
e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin
nanat e Hotit djelmënin’ ushtore
e idhnim n’armikun nëpër gji iu qitin.
e nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.
 
Ndre Mjeda – Poema “Liria” -shkruar në vitin 1911
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.