back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Dosjet e hapura me ligj do kalojmë në dosje të mbyllura… nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Dosjet...
Dosjet…

Dosjet e hapura me ligj do kalojmë në dosje të mbyllura…

nga Kastriot Dervishi

Me rastin e krijimit të një hallke burokratike të panevojshme

Kam qenë kundër krijimit të një organi të panevojshëm si Autoriteti
sepse nuk është fare i nevojshëm,
por kam dëshiruar gjithmonë që sytë e shtetit
të drejtohen një herë të vetme në drejtim të investimit të fuqishëm
e themelor në drejtim të arkivave,
të cilat janë në një gjendje të mjeruar.
Në kohën kur rrjeti arkivor i Republikës së Shqipërisë
është në pikë të hallit, të flasësh sikur jemi në Suedi apo Danimarkë,
tregon se sa pa lidhje e sa kot bëhen gjërat në Shqipëri… kastriot dervishi

Studiuesi Kastriot Dervishi
Studiuesi Kastriot Dervishi

Krijimi i Autoritetit bie ndesh me ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat”, si dhe me Kodin Deontologjik të Arkivistëve, sepse si hallkë e përkohshme Autoriteti merr përsipër krijimin e një arkivi të ri, të cilën në asnjë rrethanë nuk do ta realizojë dot. Po ashtu me një amatorizëm të dukshëm dhe mungesë të thellë profesionalizmi është vendosur shkatërrimi i fondeve arkivore duke prishur unitetin natyral të tyre. Ligji i ka dhënë të drejtë Autoritetit të copëzojë edhe vendimet e gjykatave si dhe të krijojë një lëmsh tjetër në drejtim të mbledhjes së dokumenteve të tyre, duke konkurruar arkivin e sapokrijuar të sistemit të Ministrisë së Drejtësisë.
Duke filluar nga sot, aq sa do e shoh të arsyeshme, do bëj të ditur të dhëna që besoj se i interesojnë publikut. Në shtetin tonë që urren e lufton në mënyrën më të habitshme dhe kriminale arkivistët, është mirë që përtej falsitetit të fasadave e propagandës të dihen disa gjëra. Sot po shkruaj për atë që u bë në dukje nguti i miratimit të anëtarëve të Autoritetit, gjoja për të ashtuquajturin “veting” dhe që lidhen me reformën në drejtësi, pra për gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit e diktaturës komuniste.
Ligji 45/2015 ka parashikuar të administrojë dosjet apo vendimet që lidhen me proceset politike në komunizëm. Dosjet hetimore-gjyqësore nuk janë të klasifikuara, janë të lira për t’u shfrytëzuar dhe nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin. Autoriteti ka marrë përsipër në fakt t’i mbyllë këto dosje dhe të mos lejojë konsultimin e tyre. Pra nga dosje të hapura do kalojmë në dosje të mbyllura sepse tani do të duhet leja e entit në fjalë. Pra p.sh. për grupet e cilësuara “armiq të popullit” të vitit 1945, duhet të pyesim Autoritetin se si do konsultohen.
Sot ekziston në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme grupi prej rreth 14 mijë dosjesh që i takojnë 25 mijë të dënuarish politikë. Po ashtu ekzistojnë të shpërndara në gjykata dhe ish degë të hetuesive mijëra dokumente, të cilat për t’u administruar kërkojnë një numër të madh arkivistësh të cilët Shqipëria për fatin e keq nuk i ka. Vetëm dokumentet e degëve të hetuesive në rrethe të cilët i takojnë periudhës 1983-1991, kërkojnë punën e të paktën 250 persona të merren me përpunimin e tyre.
Për të verifikuar një individ që ka qenë hetues, gjyqtar, prokuror (të cilët personalisht i njoh të gjithë), Autoritetit do t’i duhet të lexojë për çdo rast 2 milion dokumente. Kjo do të thotë se Autoriteti ose duhet të lëshojë dokumente të paverifikueshme (false) ose do t’i duhet të japë përgjigje pas 15-20 vjetësh (në rastin më të mirë).
Së fundi diçka tjetër. Çuditë që ka sjellë Shqipëria me këtë ligj janë:
-Projekligjin e ka iniciuar një ministri që nuk ka objekt ë saj arkivat, por çështjet sociale (çështjet e bukës, ushqimit, pensioneve, etj). Nuk do ta gjeni këtë praktikë as në vendet afrikane, të cilat po tregojnë së fundi kujdes ndaj dokumenteve.
-Në relacionin e këtij projektligji nuk dihen as sa dosje ka, as se si është gjendja dhe as ku janë ato. Relacioni justifikues ishte gjithsej një faqe e gjysmë kompjuter.
Marrë nga muri i fb i Kastriot Dervishit, 18 nëntor 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.