back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Duhet ta falenderojmë z-njën Nexhmie Hoxha për kushtrimin haxhiqamilist nga Thanas L. Gjika

Gazeta

Thanas L. Gjika
Autori Thanas L. Gjika

Duhet ta falenderojmë z-njën Nexhmie Hoxha

për kushtrimin haxhiqamilist

nga Thanas L. Gjika

Në këto ditë të ftohta të shkurtit 2016, z-nja Nexhmie Hoxha, e veja e ish diktatorit tonë dha një intevistë, të cilën e quajti të fundit. Pas saj nuk duhet të presim më prej saj intervista e biseda, për të bërë ndonjë korrigjim a evoluim mendimesh. Kjo intervistë e saj duhet konsideruar si testamenti i saj. E pikërisht për faktin se ajo e la testamentin e saj duhet ta falenderojmë, mbasi ish pushtetarët që nuk lenë testament bëjnë një gabim fatal ndaj pasuesve puthadorë të tyre. I lenë këta në një gjendje të turbullt lidhur me qëndrimet që duhet të mbajnë ndaj dukurive të ndryshme politike e shoqërore në të ardhmen.
Z-nja Nexhmie u tha pasuesve të PPSH-së, dhe simpatizantëve të saj, të cilët për fat të keq përbëjnë gjysmën e popullit shqiptar që jeton në atdhe, se Enver Hoxha si burrë shteti kreu vetëm trimërira e bëma të mira, duke jetuar me një rrogë me të cilën e mbyllte muajin me vështirësi. Se rroga e tij prej 16.000 lekësh, ishte në përputhje me porosinë e Leninit, vetëm dy herë e gjysëm më e lartë se ajo e punëtorit, etj.
Ajo nuk tha asgjë lidhur me faktin se sistemi socialist dështoi me turp, sepse ishte i ngjizur që në embrion me kërkesa e porosi që ishin kundër natyrës njerëzore. Ajo nuk përmendi asnjë nga krimet e kohës së diktaturës komuniste, madje as nga ato të cilat i gatuante ajo me bashkëshortin e saj. Ajo bëri sikur nuk e dinte se fshatari që punonte në kooperativë merrte rreth 40 lekë për ditë pune, pra 16 herë më pak se diktatori, etj.

Arben Shira - Pushkatimi
Arben Shira – Pushkatimi

Demokratët duhet ta falenderojnë z-njën Nexhmie sepse ajo i la pasuesit e PPSH-së dhe besnikët e saj të çoroditur, mbasi mospranimi i asnjë kritike ndaj diktatorit e diktaturës, është përpjekje për ta kthyer Enver Hoxhën në një tabu të paprekshëm. Kurse sipas Katovicës, që ndiqte Ramiz Alia, diktatura e diktatori duheshin sharë, shaheshin e kritikoheshin gabime e krime të kryera. Pra autorja e testamentit bën hapa prapa në krahasim me rrugën që kishin ndjekur deri sot pasuesit e besnikët e PPSH-së. Me intervistën testament ajo, duke mos kërkuar të falur për krimet e kryera dhe duke mos u bërë thirrje pasuesve të saj për largim nga skena historike edhe mbas 25 vjet nga humbja e betejës, ajo po u le një trashëgim moral shumë të ulët pasuesve të hapur e të fshehur të PPSH-së. Ajo po ngul këmbë në ruajtjen e mendësisë së vjetër tiranike dhe po kërkon ta maskojë të vërtetën me gënjeshtra, ashtu si kishte bërë në kohën e sundimit diktatorial.

Intervista e saj nuk është gjë tjetër veçse një kushtrim haxhiqamilist “Dum Babën, Dum Babën!” kur perandoria komuniste është përmbysur pa kthim dhe Enver Hoxha është mbuluar me një mal me krime tashmë të zbuluara e njohura botërisht. Kjo intervistë testament është një vulë turpi në ndërgjegjen e saj dhe të çdo shqiptari që do ta ndjekë atë…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.