back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Duke kujtuar Victor Hugo (26 shkurt 1802 – 22 maj 1885) – Përgatiti Saimir Kadiu

on

|

views

and

comments

Victor Hugo
Victor Hugo
Duke kujtuar Victor Hugo (26 shkurt 1802 – 22 maj 1885)
Përgatiti Saimir Kadiu
Më të madhin e letërsisë franceze, në 222 vjetorin e lindjes,
me një nga akuzat më të mëdha në emër të njerëzimit
të shkruar në një vepër letrare…
Fjala e Guinplenit në Dhomën e Lordëve “Njeriu që qesh”
“Nga vjen ky? Cili është ky? Si guxon? Kush e ka futur këtë njeri..? Të nxirret jashtë!!
“Nga vij unë? Nga humnera. Kush jam? Jam mjerimi… Kam diçka për t’ju thënë.
Milorde ju jeni në majë. Mirë fort! Ju keni në dorë fuqinë dhe begatinë, të gjitha gëzimet e jetës; për ju shkëlqen gjithnjë dielli, keni një autoritet të pakufizuar, një lumturi të papjestuar dhe harroni të gjithë njerëezit e tjerë. Ashtu qoftë! Por nën ju, ka diçka!… Kam ardhur t’ju jap një lajm: raca njerëzore ekziston.
Ju përfitoni nga errësira që ju mbulon. Por kini mendjen, sepse ka në botë një forcë të madhe: Drejtësia!
Kam ardhur përpara jush, të çel gjyqin e madh të popullit; të këtij sovrani, që është i torturuar; të këtij gjykatësi, që është i dënuar.
Unë jam avokati i mjerimit dhe mbroj një çeshtje të pashpresë! Sepse dhe vetë jam një njeri i mjerë, të cilin e kanë prerë prej një cohe fisniku për kapriçion e një mbreti…
Unë isha flakur në humnerë dhe kam sjellë nga fundi i saj një margaritar – Të Vërtetën!
Unë ngurova para se të pranoja të vija këtu… Dhe zemra ime nuk është ketu! Por ndjeva se duhet të vija… Pse? Sepse deri dje Zoti më kish përzjerë me barkzbrazurit për t’u folur sot barknginjurve.
Oh, ju nuk e njihni këtë botë mizore së cilës kujtoni se i perkisni. Ju a them unë. Kam mjaft përvojë. Ah, sa e tmerrshme është kjo! Një natë, një natë tufani, në moshë të njomë, i braktisur, jetim, fill i vetëm në botën e pakufishme, unë hyra në atë errësirë që ju e quani shoqëri dhe:
E para gjë që pashë qe Ligji – në formën e një trekëmbëshi, ku ishte varur një njeri;
E dyta qe pasuria, Pasuria juaj – në formën e një gruaje, që kishte vdekur nga të ftohtit dhe uria;
E treta qe e Ardhmja – në formën e një foshnje, që gati po vdiste;
E katërta që Mirësia, e vërteta dhe drejtësia – në figurën e një endacaku, që kishte shok e mik vetëm një ujk!” [ilaritet, të qeshura të shfrenuara në sallë]
“Atëhere, ju po talleni me mjerimin. Pushoni! Dëgjoni mbrojtjen!
…kini mëshirë! Mëshirë për kë?! Për veten tuaj! Kush është në rrezik?! Ju! Sepse jeni përpara një balance: në një anë është fuqia juaj; në tjetrën anë, përgjegjesia juaj. Ju kujtoni se e keni në dorën tuaj këtë balancë. Por sa shumë gaboheni! Ju e pandehni veten perëndi, por, po të sëmureshit nesër, do ta shihnit natyrën tuaj të perëndishme të dridhej nga ethet… Jemi të gjithë njesoj!
Unë u drejtohem njerëzve të ndershëm, me mendje të lartë; u drejtohem shpirtrave fisnikë! Dhe besoj se ka të tillë! Por a ka këtu?! …Sikur ta dinit sa vuajtje ka atje poshtë. Sa e sa të dënuar pa faj, s’kanë dritë, s’kanë ajër, s’kanë ujë, s’kanë burrëri, nuk kanë as shpresëe; dhe më e tmerrshmja është se diçka presin.
Mjerimi ka arritur kulmin!
…Taksat që vini ju, i paguajnë ata që vdesin nga uria! Ju shtoni varfërinë e të varfërve, për të shtuar pasurinë e të pasurve. Ç’marrëzi dhe ç’padrejtësi!? T’i marrësh punëtorit dhe t’i japësh përtacit; t’ia heqësh lypësit për t’ia falur të ngopurit; t’ia marrësh varfanjakut, për t’ia dhënë të pasurit.
“Mirë fort! – vazhdon i revoltuar Guinpleni – Qeshni me agoninë tuaj, talluni me grahmat e fundit! Keni për ta parë! Unë jam lord…, por mbetem Guinplen, sepse me shpirt jam me ata që vuajnë. Por tani për tani jam këtu. Më është dhënë kjo e drejtë dhe unë po e përdor! A po veproj drejt? Jo, nëse e përdor për veten time! Po, nëse e përdor për të gjithë! Këtë po bëj!
“Kam ardhur t’ju fus tmerrin! Unë jam përbindësh, thoni ju. Jo, unë jam Populli. Jam një dështak, thoni ju. Jo, unë jam tërë Njerëzimi. Dështakë jeni ju! Ju jeni hija, unë jam njëmendësia. Unë jam Njeriu. Jam i tmerrshmi, “njeriu që qesh”. Që qesh me kë!? Me ju! Me veten e tij! Me gjithçka! Ç’tregon kjo e qeshur?! Tregon krimin tuaj dhe torturën time. Dhe këtë krim, këtë torturë unë jua hedh fytyrës! Unë qesh dhe kjo do të thotë: unë qaj.”

Marrë nga Muri i FB Saimir Kadiu, 26 shkurt 2024

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.