back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Dumani… si dum-dumat e Kinës – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Adriatik R. Dosti
Adriatik R. Dosti
Dumani… si dum-dumat e Kinës
nga Adriatik R. Dosti

Ja shpirt e dil – do i ketë thënë sot vehtes Shefi yne i SPAK-ut Dumani teksa e kishin thirrur të raportonte në Parlament rreth punës së tij dhe Institucionit që ai drejton.

U mbyt, ju mor goja, u bë qull në djersë, ngatërroi fjalë e fjali, emra, data e ngjarje… i ziu njeri… nuk thonë kot ore… “kur të vjen e keqja, hapi derën…”
Ai kishte frikë nga Ermonela Felaj e ju i thoni pse s’i arreston Ramën e Veliajn… jeni në terezi ju, apo tallni trapin me të.
Po si ka mundësi o Duman, që ti e Spaku yt lëshoni 20 urdhëra arresti e asnjë prej atyre që duhen arrestuar nuk ndodhet në Shqipëri?!?
Ta kanë me hile e me të futme ata të tutë o Duman… ose prano që edhe ti je në tavë dhe vate mbaroi puna…

Altin Dumani në Parlament
Altin Dumani në Parlament

Rama futi në thes gjithë atë McGonigal e vuri në rresht edhe Ambasadoren e SHBA e jo më ty që as të llogarit fare…
Ju kujtohet, aty nga mesvitet ‘70, Kina pat sjellë ca makineri të vogla bujqësore në ndihmë të fshatarësisë sonë kooperativiste?
Dum-Duma u quajtën në mos gaboj.. .e me to fshataro-kooperativistët tanë më shumë tallnin bythën e bënin sikur punonin…
Ja pikërisht, këta Dum-dumat e Kinës m’u kujtuan sot, tek pashë këtë Dum-Dumanin në foltoren e Parlamentit shqiptar… ani pse ky nuk është Made in China por Made in USA… e ç’rëndësi ka ngjyra e Maces… boll që të kapë Miun… thoshte në ato vite Ten Hsiao Pini… dhe sa të drejtë kishte pasur….

Marre nga Muri i FB i A.R. Dostit, 17 korrik 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.