back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dy fjalë për Altin Dumanin – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli
Dy fjalë për Altin Dumanin
nga Elona Caslli

Nëse Dumani do t’i dilte zot postit që mban e nëse drejtësia do të ishte vërtetë e reformuar, kushdo do të mendohej dy herë para se të shqiptonte emrin e Dumanit dhe institucionit që ai drejton. Në teori emri i Dumanit duhet të tundë dheun. Në praktikë, kryebashkiaku Veliaj me lehtësine e papërballueshme të qënies, Dumanin e quan koleg dhe karshi kësaj etikete Dumani jep një përgjigje krejt anemike.
Nuk prisja që të reagonte Kryeministri për akuzat e Ahmetajt sot. Qartazi urdhri ish dhënë për heshtje mediatike. Nuk prisja të reagonte as ndonjë deputet i Sektit Rilindas. Skllevërit vullnetarë nuk mund të reagojnë.
Dumani duhet të reagonte sepse në emër të tij u adresuan akuza për fshehje provash. Nuk e akuzoi militanti i Partisë Demokratike. Nuk e akuzoi as Kryetari i Partisë Demokratike, i cili duket se është dënuar me hetim të përjetshëm, pasi akuzë nuk ka.
E akuzoi as më pak e as më shumë veçse numri dy i qeverisë dhe madje e sfidoi duke thënë që Dumanit i mungonte guximi të merrte dëshminë e Ahmetajt.
Dumani nuk ka luksin të heshtë përballë akuzave të tilla. Heshtja në këtë rast më kujton thënien italiane “Chi tacce, acconsente.”

Altin Dumani
Altin Dumani

Post Scriptum – E nëse Dumani hesht, do të heshtë çdo akt drejtësie në këtë vend dhe do të flasë vetëm Drejtësia e Kryeministrit.

Marrë nga Muri i FB, Elona Caslli, 31 gusht 2024

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.