back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dy fjalë për statuset e mia politike meqë deti u bë kos… – nga Artan Gjyzel Hasani

Gazeta

Artan Gjyzel Hasani
Artan Gjyzel Hasani

Dy fjalë për statuset e mia politike meqë deti u bë kos…

nga Artan Gjyzel Hasani

E kam fjalën për statuset politike që shkruajmë secili në murin tonë dhe reagimet negative ose kundërshtuese karshi tyre nga komentues që mendojnë ndryshe, qofshin edhe komente që ruajnë etikën e komunikimit. (Sepse komentet pa etikë i fshij pa u menduar dy herë.)
Një status politik i shkruar në murin tim nuk është ftesë për debat, as ftesë për konfrontim maratonë ideshë të kundërta. Nuk është studio e hapur debati.
Kur unë shkruaj një status shpreh mendimin tim dhe nuk e kam hedhur për diskutim, por e ndaj me ata që mendojne si unë.
E ndaj thjesht tëe lexohet nga ata që teknikisht mund ta lexojnë e janë “friends” të mi. E mes tyre sigurisht ka si të djathtë, ashtu edhe të majtë, meqë unë nuk kam vënë asnjë filtër ideologjik në pranimin e miqësive virtuale.
Muri im i facebook është një lagje e djathtë, një lagje antikomuniste, antienveriste, është një lagje pro Atdhe, pro Familje, proTrump, një lagje që nuk i honeps fare axhendat globaliste, axhendat LGBTQT, axhendat feministe (Kujdes: thashë Axhendat dhe jo individët) eshte një lagje ku admirohet Pinocheti i Kilit dhe Franco i Spanjës dhe përçmohen shumë George Soros, Obama, Hillary, globalizmi dhe çdo produkt dhe nënprodukt i ideologjive marksiste.
Eshtë një lagje ku politikisht mund të shkruajnë e komentojne lirshëm sivëllezërit e mi ideologjikë me të cilët shkëmbejmë mendime dhe ide, por jo artin luftarak popullor dhe luftën guerrile.
Komentuesit me bindje dhe ide politikisht të kundërta nga të miat Nuk janë të mirëpritur të komentojnë në tema të tilla në oborrin tim virtual!
Le ta mbajnë për vete mendimin e tyre kundër. Sepse siç thashë: statuset e mia politike dhe sociale nuk i shkruaj për të marrë çertifikimin e duhur nga askush, por i postoj për t’i ndarë me njerëzit me të cilët ndaj mendime dhe ide ëe ngjajshme, në mos të njëjta…
Pas mbi dhjetë viteve debate dhe luftë komentesh me të njohur e të panjohur, me njerëz që mbushin e me ata që nuk mbushin, me të kulturuar e injorantë, jam i lodhur dhe kam humbur shumë kohë. Të zbraz mendjen time për të mbushur të të tjerëve është gjëja më e pamençur dhe më e pamundur.
Po kështu edhe zbrazja e mendjeve të tyre për të mbushur timen ka rezultuar kohë e humbur e tyre.
Atëhere le të bëhemi racionalë dhe të respektojmë oborrin virtual, tonin dhe të tjetrit pa ndërhyrë atje ku e dimë që në krye të herës që nuk do të na pëlqehet ajo që do të themi.
Si përfundim, në çdo status politik që do të hedh në murin tim virtual nuk pranoj asnjë koment kundër, sepse siç thashë statusin nuk e kam hedhur për diskutim. Eshtë shprehje e mendimit tim të cilin ti si lexues je i detyruar ta injorosh ose ta respektosh, por jo ta vesh në diskutim. Eshtë mendimi im personal ai status dhe natyrisht nuk mund të ma përcaktojë askush atë që unë mendoj.
Ky shënim i gjatë është i vlefshëm veç për statuset politike ku përvoja ka treguar që secili i mbron fort llogoret e veta ideologjike gjë që çon në debate shpesh të pavlefshme dhe kohëhumbëse. Por dreqi ta hajë, nuk jemi në luftë, por jemi për qejf secili në facebook të vet, fillimisht për qejfin tim, pastaj tuajin, e pastaj tonin…
Besoj u kuptuam!
Më shumë më intereson harmonia dhe të kaluarit këndshëm edhe si miq virtualë, sesa mendimi juaj politik kundër apo ndryshe…
Në statuset e mia ka plot tema jopolitike ku mund t’ia kalojmë mirë e të komentojmë sa të duam, edhe pse mund të jemi kundërshtarë ideologjikë.
Por, e përseris, nuk më intereson hiç mendimi juaj politik dhe ideologjik, dhe as juve nuk duhet t’ju interesojë mendimi im politik dhe ideologjik.
Kaq!

 

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.