back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Dy histori nga jeta e futbollistit Kakà (Ricardo Izecson dos Santos Leite)

Gazeta

Kaka - Fitues i "Topit të Artë"
Kaka – Fitues i “Topit të Artë”
Dy histori nga jeta e futbollistit Kakà (Ricardo Izecson dos Santos Leite)

Kaká, pseudonimi i Ricardo Izecson dos Santos Leite ish-futbollist brazilian.
I rritur në San Paolo, mbas një kampionati në Brazil, në 2003 u transferua në Milano, ku në gjashtë sezone fitoi një kampionat italian, dy Superkupa UEFA, një Superkupë italiane, një Ligë të Kampionëve dhe një Kupë Botërore për Klube. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 ai ka veshur fanellën e Real Madridit, duke fituar një Kupë të Spanjës, një kampionat spanjoll dhe një Superkupë të Spanjës. Më pas ai u kthye fillimisht në Milano dhe më pas në San Paolo, ndërsa nga viti 2015 deri në 2017 ka luajtur për Orlando City.
Me kombëtaren braziliane ai mori pjesë në tre Kupa Botërore (2002, 2006 dhe 2010), duke fituar Kupën e Botës 2002 dhe në dy Kupa të Konfederatave FIFA (2005 dhe 2009), duke i fituar të dyja.
I numëruar ndër futbollistët më të fortë të gjeneratës së tij, në vitin 2007 ai fitoi Topin e Artë, një çmim i lakmuar, i krijuar nga France Football dhe Lojtari i Vitit në Botë nga FIFA.
E famëshme do të mbetet fjalia e Berlusconit për Kakànë: “Ai është djali që çdo baba do ta dëshironte për vajzën e tij”

Kakà me bluzën e Milanit dhe Carlo Ancellotti
Kakà me bluzën e Milanit dhe Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti prezantohet me futbollistin Kakà

Carlo Ancelotti: “Kur Kakà zbarkoi në aeroportin e Malpensas e vura duart në kokë: Me syze, me flokët e krehur në mënyrë perfekte, me pamjen e një djali të urtë.”
“Ajo çka i mungonte ishin librat e shkollës dhe një snack. O Zoti i madh, kishim punësuar një student kolegji. Kaka, nuk i ngjante aspak një futbollisti brazilian, më shumë ai më kujtoi një Dëshmitar të Jehovait.”
“Moggi filloi ta kthente në gallatë: ‘Me atë emër në Itali, ka marrë fund puna e tij. Ne të Juventusit jemi të gjithë me kapsllëk, dhe nuk do paguajmë për Kakën…!
“Pastaj, ai u shfaq në fushë, ende ashtu i zhveshur: dhe qielli u përndrit. Me topin nëpër këmbë ai ishte monstruoz. Unë ndala së foluri, thjesht sepse mbeta pa fjalë. Nuk mund të kisha asnjë fjalë për atë që po shihja.”
Dëshmitari i Jehovait ishte në fakt dikush që fliste drejtpërdrejt me Perëndinë dhe, jam i sigurt se në një ndër ato biseda, ata kishin folur për futbollin.
“Në ndeshjen e parë stërvitore të tij me kuqezinjtë, Kakà u gjend përballë Gattusos, i cili i dha një goditje me shpatull të frikshme, por Kakà s’e humbi as qetësinë e as topin. Rino në mënyrën e tij për të inkurajuar shokun e ri të skuadrës së tij i tha: ‘Vaffan**lo’..
“Më pas, pasi mbajti topin, Kaká bëri një pasim prej gati 30 metrash, duke befasuar edhe Nestën, i cili nuk qe në gjendje të ndalonte topin!!”
“Në fund të çdo seance stërvitore, Adriano Galliani dhe unë flisnim vazhdimisht në telefon që t’i tregoja atij se çfarë po ndodhte dhe më pas dëgjoja mendimet e tij.
Atë ditë i telefonova: “Zoti Galliani, kam një lajm për ju”.
-Të mirë a të keq?”
-Të mirë. Shumë të mirë!
-Carletto, mos po jep gjë dorëheqjen?”
-Jo, jo! Po rri, sepse sapo kemi gjetur një fenomen”.

Kakà dhe Caroline Celico, dashuria e marrë fund mbas nentë vitesh dhe dy fëmijët e tyre
Kakà dhe Caroline Celico, dashuria e marrë fund mbas nentë vitesh dhe dy fëmijët e tyre

Kaká rrëfen për ndarjen e tij…

“Në vitin 2015, unë u martova dhe gruaja ime në atë kohë vendosi që të mos ishte më e martuar. Ajo më tha: “Nuk jam e lumtur dhe fajin për pakënaqësinë time ma ka sjellë martesa”.
Unë isha jashtë Brazilit, jetoja në Shtetet e Bashkuara (duke luajtur për Orlandon) kur ajo më kërkoi që të kthehesha në Brazil. Fjalët e saj ishin: “Dua të kthehem në Brazil, dua të jetoj atje dhe s’dua më të jem e martuar.
Mbas kësaj, për 40 ditë rresht lexova një libër të quajtur “Prova e zjarrit”, është një libër fantastik dhe ia rekomandoj kujtdo që ka probleme me martesën!
Bëra gjithçka të mundur që divorci të mos ndodhte, sepse këtu futesh në lojë edhe konflikti i të krishterit, sepse ai na mësonte se i krishteri nuk martohet që më pas të divorcohet. Kështu që i thashë vetes: “Do të luftoj me aq sa kam forcë për të luftuar që kjo të mos ndodhë”.
Por erdhi një çast kur ajo me këmbëngulje më tha: “Nuk dua më, thjesht nuk dua!” Dhe kështu ai u kthye në Brazil, dhe ia firmosi të gjitha letrat e divorcit duke u divorcuar në dhjetor të 2015. Pika e fundit, ishte mbullja e kësaj historie me dy fëmijët e mrekullueshëm: Luca dhe Isabela.
Qëndrova për një vit beqar, duke u munduar ta asimiloja situatën e krijuar dhe ta tresja atë si i krishterë, duke folur me pastorë, sepse Bibla të thotë të mos divorcohesh dhe unë isha aty duke u divorcuar.
Por kuptova që, nëse je i krishterë dhe kërkon Zotin dhe dëshiron të vazhdosh, është mirë, nëse bashkëshorti nuk dëshiron, thuaj “amen” dhe shko në paqe.
Nuk duhet t’i detyrosh gjërat, nuk mund të detyrosh askënd në botë të qëndrojë me ty!”

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.