back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dy pllaka të lashta varri Dardane në Rrethinat e Shkupit

Gazeta

Dy pllaka varrash të periudhës Dardane gjetur në Shkup
Dy pllaka varrash të periudhës Dardane gjetur në Shkup

Dy pllaka të lashta varri Dardane në Rrethinat e Shkupit*

Gjatë gërmimeve për ndërtime në rrethinat e Shkupit, në komunën e Karposhit dhe saktësisht në lokalitetin antik të quajtur Scupi, gjatë punimeve janë gjetur disa pllaka të lashta varresh, dëshmi të lashta të civilizimit dardan, që kanë në jetuar në këtë zonë. Bëhet fjala për një zonë ku duhen mbrojtur artefaktet e dëshmisë dhe pranisë së civilizimit antik, ku në site arkeologjike kryhen punime për ndërtime godinash shumëkatëshe. Punëtorët e ndërmarrjes në fjalë janë ndodhur përballë një hapësire arkeologjike me varre të lashta.
Dy prej këtyre dy pllakave të gjetura deëshmojnë për një varr të mbivendosur, ku lexohen disa fjalë në formë epitafi të shkruara në latinisht, e ku dukshëm në njërën prej tyre bie dukshëm në sy fjala DARDANUS.
Specialistët dyshojnë se është fjala për varrezat antike të Skupit, ndaj terreni është rrethuar me shirita të verdhë dhe ndërtimet duket se përkohësisht janë pezulluar, deri në një sqarim të kësaj çeshtjeje nga autoritetet, të cilat me sa u mor vesh ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Këto dy pllaka varri janë gjetur të ngjitura me njera tjetrën, dhe siç duket, njëra është më e vjetër se sa tjetra (në aspektin kohor), o ndoshta është fjala për materiale të ndryshme.
Përballë një fakti të tillë, arkeologët duhet të marrin masa së pari për mbrojtjen e territorit arkeologjik, së dyti ta mbrojnë dhe të bëjnë gjithë përpjekje për deshifrimin e drejtë të këtyre pllakave, sepse ka plot raste që bëhen përpjekje për ta devijuar historinë. Duhet të insistohet që për këtë gjetje arkeologjike, të formohet një komision i përbërë prej arkeologësh, historianësh dhe gjuhëtarësh.
Sipas gjurmave të para mund të jetë fjala për varri e ndonjë kalorësi romak, që mund të ketë gjetur vdekjen në Shkup, por kjo duhet të vërtetohet! Dikush mendon se s’mund të jetë thjesht varr i një kalorësi… po diçka shumë më tepër… Këto janë në rrafshin e hipotezave, institucionet duhet ta thonë fuqishëm zërin e tyre…!

Fjala Dardanus në njerën nga pllakat!
Fjala Dardanus në njerën nga pllakat!

Në njërën nga pllakat në të cilën mezi lexohen shkronjat për shkak të kualitetit të dobët të fotografisë mund të dallojmë fjalët CRALERUS (qartë), ERAMIS (ti ishe), IUEPUSEPI (kam/ka urdhëruar), DARDANUS dhe ERICRAI (djeg, digjem).
Edhe një herë e theksojmë se arkeologët duhet të marrin masa të shpejta në zbardhjen e këtyre mistereve të cilat dihen tashmë se janë të transmetuara nga brezi në brez, por shpesh na thuhet se nuk ka akte!
Faktet i kemi para syve, mjafton t‘i ruajmë ato!

Varreza e Lashte e Skupit ku u gjeten Pllakat e shkruara...!
Varreza e Lashte e Skupit ku u gjeten Pllakat e shkruara…!

*Materiali u soll nga zoti Liridon Disha. Unë ndoqa me kujdes disa kronika televizive nga Shkupi duke përshtatur edhe shënimet dhe foton e zotit Liridon Disha ndaj të cilit jam tejet falenderues për bashkëpunimin… j.r.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.