back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dy poezi nga Hamid Gjylbegaj… dhe dy rreshta për autorin

Gazeta

Hamid Gjylbegaj (1889-1979)
Hamid Gjylbegaj (1889-1979)

Dy poezi nga Hamid Gjylbegaj

…dhe dy rreshta për autorin

(Shkrue para 90 vjetësh,
por aktuale si me kenë shkrue sot…!) i. seci

“Tregtija Kombtare”…

Kyt vjershë,
Ia kushtohet njatij mikut,
Me ndergjegje lastikut,
Qi tuj gjurmue mbas metelikut,
Ka mbërrijtun mu n’majë t’fikut
Krye zyrtari shqiptar,
Kje kusari ma i par;
Qi vodhë bashkë me do tregtarë;
Si n’botore, n’doganore,
N’të gjitha punët qi i vejnë përdore;
Si ndër t’vogla, n’banka t’mdha,
E ropë kombin pa ia nda,
N’sa me t’marrë vaji me qa;
Ky vajë ndonse duel prej meje,
Peshku qelbet, veç… prej kreje;
Se shkon nji dreq, e vjen nji tjetër,
Shqipnija e re: Turki e vjetër!…

Shënim nga autori: Ku me i marrë “turqit e vjetër” se kane sundue botën;
por, këto të sotçmit janë shumë ma faqezez se ata të motçmit!…

“Ujqit ndër dele”

Ksi rrezikut si do t’delet
Se u vorfnueme tek s’ban ma!
Kanë vue ujqit me rujtë delet
Derë sa t’mbesë vathi pa gja!

Ujqit veshun me lëkurë dashit
Hupin gjurmën qi u ka ndodhë!
Dhuna kputet, veç për s’trashit
Porsi peni ku asht ma i hollë!

Pra, për n’qoftë si ka kenë motit
Fjala e thanun e vërtetë!
Sa do vonë, që Besa e Zotit,
Ajo nderë ka për t’i gjetë!

Hamid Gjylbegaj - Fletra e Jetes
Hamid Gjylbegaj – Fletra e Jetes

…dhe dy rreshta për autorin Hamid Gjylbegaj

Hamid Gjylbegaj lindi më, 28.02.1889 (për datën e lindjes ka versione të ndryshme) në Shkodër dhe vdiq në Elbasan, tek e bija, më 24.02.1979, katër ditë para se të mbushte moshën 90-vjeçare. Edhe pse kanë kaluar 35 vjet që është ndarë nga kjo botë, në vetëdijen time, ai ‘frymon’, sepse… “m(a)err frymë – ajrin e Atdheut”. Dhe kështu ndodh…, ndonëse rrallë për njerëzit e rrallë, që ajri i Atdheut bëhet monument. Ndoshta morëm shkas dhe nga leximi i esesë filozofike e poetike të këtij autori të titulluar: “Atdheu”.
Konceptuar dhe ndikuar nga fryma e poetit turk Namik Qemal, Hamidi shkruan: “Njeriu atdhen, djepin e drangojve, qandrrën e argtimit të fëmijve, lamën e ushqimit të të rive, skajin e vetmis së pleqve, e don me nj’ ato ndiesi, qi fëmija don nanën e vet, e baba fëmin e tij… (xhahid bushati)
http://shqiptarja.com/news.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.