back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Dy poezi nga Isuf Luzaj – “Nderi i Kombit” (19 qershor 2017)

Gazeta

Prof. Dr. Isuf Luzaj (1913-2000)
Prof. Dr. Isuf Luzaj (1913-2000)
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani
i akordoi me dt. 19/06/2017, nr. dekreti 10464
Isuf Luzajt (pas vdekjes) Dekoratën “Nderi i Kombit”
me motivacionin:
“Për kontributin e jashtëzakonshëm shumëvjeçar,
të dhënë në Shqipëri dhe jashtë saj
për Pavarësinë dhe demokracinë e vendit,
përmes luftës antifashiste e antikomuniste të parreshtur,
si dhe për aktivitetin e gjatë e të shquar intelektual e pedagogjik
në fushën e shkencave letrare e linguistike,
duke u vlerësuar me tituj nderi dhe akademikë
nga shumë universitete të njohura në botë,
sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
 
Isuf Luzaj - Festimi i Yjeve - Poezi
Isuf Luzaj – Festimi i Yjeve – Poezi

Dy poezi nga dy libra të Isuf Luzajt

Përralla

Ish njëherë një plak i mërguar
që kushedi pse la vendin e tij.
Që kur ish i ri ra në magji,
besoi në liri, drejtësi, barazi.
Që ahere askush s’i pat ëndërruar.
 
Jetoi i vetëm, nga bota i harruar,
mërzi e trishtim gatuar me vetmi.
Pa të sotme, pa të djeshme, pa të shkuar,
pa të nesërme, si çdo i mërguar.
Anonim në shkreti, pa histori.
Ky qe fati i tij.
 
Lloha vret atë, ai e vret llohën
me një zjarr labi që mban në gji.
Koha vret atë e ai vret kohën
duke shkruar përralla, për këdo çilimi.
 
E hëngri dhembja, si ndryshku ha hekurin
Përgatitet varrit, ngre nga varri të vdekurit.
Me fyell i qan hallet mëmës Shqipëri.
 
Erdhi pa gjurma, nëpër ujë udhëtimi.
Pa gjurma do iki, është i egërt mërgimi.
Në xhungël metropoli; s’e njohu njeri.
Ky që fati i tij.
 
Isuf Luzaj – “Festimi i Yjeve” faqe 67
.
Isuf Luzaj - Gloria e çmendjes (poezi)
Isuf Luzaj – Gloria e çmendjes (poezi)

“Gloria e Çmendjes”

Ia dedikoj rinisë
së mësuar të shekullit 21.
Një kronologji ekzistencialiste
përtej Kohës dhe Hapësirës
Kur mbaron jeta,
nuk ekziston më
as Koha as Hapësira.
 
I
Ata ishin të gjithë të rinj, shumë të rinj,
Ata ishin të gjithë të paditur, shumë të paditur,
Ata ishin të gjithë të varfër, shumë të varfër,
Ata ishin të gjithë të sëmurë, shumë të sëmurë,
Ata ishin të gjithë të mërzitur, shumë të mërzitur,
Ata ishin të gjithë të urët, shumë të urët,
Ata e kishin shpirtin të pakrasitur nga ferrat dhe drizat e trashëgimeve barbare.
 
Kohës haine lameqane që nëntrashat e ngjyen ngjyrë gjaku,
ata rrinin të gjithë duke pritur çastin e volitshëm
të dilnin nga laku
i Kohës dhe i Hapësirës,
për një botë të re, përtej së ligës dhe së mirës,
që premtimet e përleshjeve ndërkombëtare të bënin mrekulli,
Të binte nga Qielli një rregull i ri, gjithkush i gënjyer pas hallit të tij.
 
Isuf Luzaj – “Gloria e Çmendjes” faq 5

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.