Vetmbrojtja e ligjshme nga Trilussa
Kur nji femën, për hesap tem,
me fërte e nershme kërko me qen,
ene me ju hudh përcipër dy burra,
i bo si kalamojtë, me ju pshtu shurra.
Munohet me ju shti frykën m’at fillim,
kafsho, grric, gju m’shkelma, thrret: Niiim!
Kshu po, fërte ruhet neri ne ftyra,
me kto qi kena, me ç’na ka fal natyra.
Po ti çère bone? Shkove ne ja mshtolle
bam-bam… nja dy-tri t’shtime pisqolle,
po m’fal içik, m’gja se e teprove…
Veç goca e nji t’modhit, e di çèr ka thon?
-Me ç’kom hek un, me pas bo si ajo,
nji mitroloz m’u dojte, e n’mos mò!
Lkura nga Trilussa
Mjeri un qi do m’therin!
tha Fazoni kur pa Gjelin,
-Ne nesrejt, kom pa m’gazet,
se n’Pallat kon me shtru drek,
pjata parë – Fazon i pjek!
Ti po qahesh!? Un t’kom zili!
I tha Gjeli: – Puu! çèr fati, lum si ti!
S’je i knoq qi ke për t’vdekë,
për Atdhe ene për Mret?!
Idealin e harrove, ne Lavdinë?
Vene içik gishtin m’kaptinë…
E di mèr vlla, e di, je nacjonalist,
i tha Fazoni, – gzo pra ne ti, se t’kom pa m’list,
njaty m’gazetë t’modhe, sa i çarçaf,
ishte shkrujtë bukur: Gjel me pilaf!
U dridh kur haberin e nigjoj,
i shkreti gjeli met i pa gojë,
ç’ishin ideale krejt i harroj,
ene tu gërthit me t’modhe filloj:
-O Zot i modh, çèrè m’ka gjet!
Po ç’èm duhen mu Atdhe ne Mret!
Ideale fërte t’bukra shum,
amò kaptinën po e lej un!
Përshtati në dialektin e Tironës Maksim Rakipaj
Po, me poezi të bukura, edhe dialekti më i vështire bëhet i kuptueshëm…