back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dyshimet nuk janë shpifje… – përgjigje Prof. Thanas Gjikës nga Valentin Lumaj

on

|

views

and

comments

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës
Dyshimet nuk janë shpifje – përgjigje Prof. Thanas Gjikës
nga Valentin Lumaj

I dashur Thanas Gjika,
Nëse me drejtohesh mua si kundërshtar i Vatrës, mund të më quash lirshëm “dashnor i Vatrës së Konicës dhe Nolit”.
At Theofanis nuk është agjent, por funksionar i Kishës greke, tani me funksione drejtuese edhe në Vatër. Apo jo?
A përfaqëson ai vullnetin e Vatranëve? Jo! Sepse mori vetëm 6 vota nga 62 gjithsej në degën e tij ku më parë qe shpallur në mënyrë të jashtëligjshme si drejtues i saj. Pra, nëse dega e tij nuk e do aspak për kryetar, me çfarë logjike dhe të drejte emërohet nënkryetar i Këshillit të Vatrës?!

 Lirimi nga detyra i Theofanis Kojës
Lirimi nga detyra i Theofanis Kojës

Thua se Këshilli i Vatrës e zgjodhi në atë pozitë. Në dijeninë time nuk ka pasë votime për këtë. Keni Ju, ndonje dokument votimi të Këshillit?
Mandej thua se ja paskam ndërruar emrin nga Theofan në Theofanis. Që të jemi të saktë, emri i tij është Arjan Koja. Kur u bë prift e ndërroi në Theofan, ndërsa kur u bë Peshkop i Kishës greke e ndërroi në Theofanis. Shih dokumentin betimit Peshkop të marrë në internet të nënshkruar me dorën e tij, që thotë: “ Unë, Theofanis…”
Edhe gazeta më e madhe ortodokse “Orthodox Times” e paraqet me emrin Theofanis.
Pra është ai që po i ndërron emrat sipas situatave dhe jo unë.
Si prift i Kishës së Shëngjergjit, kur u lakua fillimisht emri i tij në Vatër, unë e kam përshëndetur dhe përkrahur. Por kur kisha e Shën Gjergjit e liroi nga detyra (shih dokumentin më poshtë) dhe ai kaloi rrufe në Kishën greke si peshkop i “komunitetit shqipfolës”, unë bëra distancim.

Gazeta Orthodox Times e paraqet me emrin: Theofanis!
Gazeta Orthodox Times e paraqet me emrin: Theofanis!

Në fakt, Kisha e Shën Gjergjit e caktoi në një kishë tjetër të Nolit, në kishën tënde të Shën Mërisë në Worchester, por ai nuk e deshi kishën e Nolit dhe kaloi në kishën greke.
Një pyetje kam i dashur Thanas, përse quhen ortodoksit shqiptarë, “shqipfolës”. Apo sepse Kisha greke, besimtaret ortodoksë shqiptarë i njeh si grekë që flasin shqip. Kështu mendoj unë, ti nëse mendon ndryshe, argumentoje. Ti je shqiptar apo shqipfolës?
Pra i dashur Thanas, unë i dua klerikët në Vatër, por jo nga Kisha greke, dhe kam arsye besoj. Aq më pak i dua “grekërit” në Vatër kur nga Vatra përjashtohen dhe largohen patriotë të ndershëm shqiptarë me nga 5 dekada në Vatër.
Tani, arsyetimin tënd se Theofanis është Doktor i Teologjisë, dhe i duhet Vatrës, këtë e kam shpjeguar me shkrim se si po shfrytëzohet vakumi intelektual në Vatër me futjen e agjenteve të sigurimit të shtetit, apo agjenturave të huaja nën petkun e intelektualizmit.
Shkruani: Valentini të mbyllë gojën! Thanas i dashur, nuk je aq i shplakur që të mos kuptosh realitetin amerikan, qënuk jetojmë në Albanistanin e Edi Ramës që e ke për zemër, por në vendin e lirisë së fjalës. Unë këtë kam, fjalën e lirë që s’ma ndalni dot, fjala e lirë dhe e vërteta do t’ju mundë ju dhe shpurën që ka uzurpuar Vatrën.
Këto lëvizje të pashpjegueshme në Vatër më bëjnë të dyshoj se Vatra është nën influencën e lobit grek, por dyshimet nuk janë shpifje i nderuar!!

Dokumenti i betimit si Peshkop ku thotë: “Unë Theofanis…”
Dokumenti i betimit si Peshkop ku thotë: “Unë Theofanis…”

 

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.