back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dyzet vite më parë u pushkatuan dy poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi! nga Maks Rakipaj

Gazeta

Përmendorja e poetëve të Blloshmi dhe Leka të vrarë nga Diktatura...
Përmendorja e poetëve të Blloshmi dhe Leka të vrarë nga Diktatura…

17 korrik 1977 – 17 korrik 2017

 Dyzet vite më parë u pushkatuan

dy poetët Genc Leka dhe Vilson Blloshmi!

nga Maks Rakipaj

Sot është përvjetori i pushkatimit të dy poetëve nga Librazhdi: Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. I pushkatuan për poezi që i mbanin në fletoret e tyre, të pabotuara ndonjëherë. Akt-akuza u ndërtua me “ekspertizën” e lëtyrave që i gjeni edhe sot nëpër ekranet e TV shtetëror dhe atyre privatë, plehra që japin ende mend, si specialistë letërsie… I keni edhe nëpër tekste shkollash emrat e tyre të fëlliqur…
Sepse asgjë nuk ndryshoi pas viteve ’90, një parti u pjestua si amebat në 50 e ca pjesë.
Ja dy poezi “kriminale” të tyre, që i mora nga faqja e mikut tim Agim Hamiti:
 .

Genc Leka & Vilson Blloshmi
Genc Leka & Vilson Blloshmi

Vilson Blloshmi: Një Makth i llahtarshëm

Një makth i llahtarshëm,
Makth gjumi. Zgjuar. Tmerr.
Më bëhet sikur s’do të vdes kurrë.
Medet, sikur njeriu të jetonte përjetësisht.
Sikur t’i ktheja së prapthi vitet e mia,
Por jo për të rënë sërishmi në djep,
Por në arkivol.
 .

Genc Leka: O hënë

 
O hënë, pse dole moj, aq e trishtuar,
Mos vallë për mua po mban zi?
Ç’më sheh ashtu me sy të lotuar,
Mos m’u sos jeta dhe unë s’e di?
Po edhe në vdeksha, jeta s’ka mbaruar,
Dhe pse po shkruaj të fundmen poezi.
 
Sot duhet të jetë një ditë zie për poezinë shqiptare, në përkujtim të tyre dhe gjithë artistëve që pushkatoi dhe burgosi diktatura më e egër e lindjes komuniste. Por më e keqja është se ‘ekspertëve’ dhe kriminelëve që i çuan drejt vdekjes nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.
Ju dhjefsha Vetingun tuaj, o kriminelë!
Shënim: emrat e atyre lëtyrave i di, i kam përmendur herë tjetër, sot nuk i zura në gojë, që të mos përdhosen emrat e engjëjve që janë në qiell prej dyzet vitesh.
 .

40 vite nga rinia e këputur e poetev - Librazhd, 17 korrik 2017
40 vite nga rinia e këputur e poetev – Librazhd, 17 korrik 2017

Opinione…

Bujar Vreto
Sot bijtë e etërve qeverisin vendin por kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet e baballarëve, madje bëhen pjesë e ceremonive përkujtimore, derdhin dhe lot krokodili, thonë po japim këstin e gjashtë apo të shtatë dhe tallen me fukarallëkun që ka pllakosur në familjet që vetë i shkatërruan a thua vallë se po kthejnë në jetë jetët që morën, a thua vallë se po kthejne dinjitetin që morën…
Vilson dhe Genc ju nuk jeni fizikisht që prej 17 korrikut 1977 dhe sot mbas 40 vjetësh vepra juaj është më aktuale se kurrë, gjaku juaj nuk është tharë, zemra juaj nuk është tretur, syri juaj na shikon, zëri juaj po këmbon për drejtësinë që zvarrtitet dhe është përgjegjësia jonë të detyrojmë gjakatarët dhe fëmijët e tyre të kërkojnë falje dhe të dënojnë krimet e komunizmit.
Vilson dhe Genci jeni krenaria jone…

 

Frida Lici Guga
Dhe ishin aq të rinj: 29 dhe 35 vjeç!? Nuk u dëgjuan kurrë! I vrisnin njerezit sikur te ishin milingona. Sa herë them që rastësia, na ka shpëtuar nga të këqijat e mëdha…
 
Mark Zefi
Ajo që të shkatërron më tepër sot është fakti se janë shumë nga miqtë e kolegët tanë intelektualë që po bëhen me vrimë në fyt duke predikuar që të na mbushin mendjen se PD-ja është prurëse e demokracisë. E shumë më tepër ata që ngulmojnë se PS nuk është…
 .

Varret e dy poetëve Blloshmi dhe Leka
Varret e dy poetëve Blloshmi dhe Leka
Estela Ruka
Çdo parti që u krijua në ’91 doli nga tavolina e bisedimeve të Ramiz Alia (s) dhe si të tilla pavarsisht emërtimeve dihet mirë çfarë janë e kush janë. Ata që e dinë këtë nuk janë bërë pjesë e tyre, për të mos përdhosur vuajtjet e persekutimet që paraardhësve familjarëve miqtë tanë të persekutuar e çkanë pësuar gjatë periudhës më të egër komuniste në Shqipëri.
Respekt Maks Rakipaj për shkrimet tuaja të vërteta e dinjitoze. Jeta është një dhe si e tillë duhet jetuar me dinjitet.
 
Manila Selimi
O Zot sa shumë trishtim ka në ato poezi! Realitet lakuriq i epokës hoxhiane! Më vjen shumë keq për këta 2 poetë që nuk ishin të vetmit në kalvarin e gjatë të vuajtjeve të këtij populli që e ka kujtesën shumë afatshkurtër.
 
Filip Guraziu
Respekt të përjetshëm për Martirët e Demokracisë; Urrejtje të përjetshme për kriminelët që nuk kërkuan kurrë të falur për krimet e tyre.
 
Evelina Kerciku
Të paharruar qofshin për gjithë njerëzit e ndershëm këta dy djem që na u larguan në lulen e rinisë nga duar kriminale. Respekt!
 
Flutur Zavalina
Dhe sot vazhdojnë bijtë e tyre, pashallarët e rinj të kuq. Fatkeqësi për atë vend që nuk po gjen qetësi e demokraci.
Lavdi këtyre heronjve që në lulen e rinisë ua preu jetën dora diktatoriale.
 
FerderovaDauti
Kujtojmë, që përsëritje të mos lejojmë..!
Sa të rinj, kujt i duheshin këta kurban o miq..?!
Kujdo, veç jo Nënë Shqipërisë!

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.