back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

E dashur Iris Halili, të bëj thirrje të japësh dorëheqje nga kryesia ilegjitime e Vatrës! – nga Elida Buçpapaj

Gazeta

Elida Buçpapaj - Voal.com
Elida Buçpapaj – Voal.com
E dashur Iris Halili, të bëj thirrje të japësh dorëheqje
nga kryesia ilegjitime e Vatrës!
nga Elida Buçpapaj

Ne ishim shumë mike, Iris. Ti bashkëpunoje me Voal.ch. Ne të kemi promovuar si medium për të cilin ti kishe vlerësimet më të larta.
Megjithëse ti jetoje prej kohësh në SHBA, nuk kishe vendosur ende kontakte me Federatën Panshqiptare. Kishe shoqe kursi Mariana Bulkun, asaj kohe anëtare e kryesisë së Vatrës.
Gjithçka shkonte për bukuri. Komunikonim, ti na dërgoje shkrime, unë i botoja, diskutonim rreth situatës gjithmonë.
Një ditë prej ditësh më the se dëshiroje të dërgoje shkrime tek Dielli. Ok, t’u përgjigja. Mos ki merak. Lidhem unë me Dalip Grecën, me të cilin ishim gjithmonë në kontakt për shkak të kontributeve tona, që Dalipi prej dhjetë vitesh i botonte që kur Dielli doli online. Të rekomandova tek Dalipi, i cili menjëherë të mirëpriti. T’i dhashë adresën e tij personale të emailit dhe të Diellit. Ishte shtator 2019. Dhe ti nise të botoje tek Dielli. Emailet i kam. Tani iu hodha një sy që të freskoja kujtesën dhe saktësoja datat.
Ndërkohë midis nesh si botues dhe kryetarit të Vatrës filluan mosmarrëveshjet. Me pretekstin se Voal.ch kishte botuar deklaratat e grupit të ish kryetarit të Vatrës Dr. Gjon Buçaj, grup të cilin Elmi Berisha, për herë të parë në historinë e Vatrës, do ta padiste në gjyq. Voal.ch kishte vepruar me profesionalizëm të plotë në respekt të kodit etik të gazetarisë Perëndimore. Elmi Berisha, po ashtu, e ndaloi të ndjerin Dalip Greca të botonte edhe një shkrimin tim për bëmat në Zvicër të ish ambasadorit të Shqipërisë në Bernë, Ilir Xhelil Gjonit. Kryetari i Vatrës, nga njëra anë hapte gjyqe kundër Vatranëve veteranë, ndërsa nga ana tjetër përdorte censurën e shkelte Amendamentin e parë të Kushtetutës së SHBA ndaj dy botueseve dhe gazetarëve me 30 vjet aktivitet në Perëndim.
Tani të kthehemi tek ti dhe t’iu referohemi disa datave.
Në shtator të 2019, ti nise bashkëpunimin me Diellin.
Në shtatorin e 2021, ti u bëre anëtare e Vatrës.
Ndërsa në nëntor 2021, ti hape degën e Vatrës në Miami me glamour në praninë e Elmi Berishës dhe enturazhit të tij.
Deri këtu gjithçka në rregull.
Pavarësisht, se ti nuk i more asnjëherë parasysh pretendimet e mia të botuara dhe të bëra të njohura për opinionin shqiptar se ndaj botuesave të Voal.ch, dy bashkëpunëtorë të rregullt të Diellit e Vatrës prej 1992, Elmi Berisha kishte shpallur luftë, sikur Dielli dhe Vatra të ishte ndonjë nga piceritë e tij dhe jo sikur Shtëpia e Vatranëve të ishte paguar me kontributet e tyre kur në krye të Vatrës ishte Ing. Agim Karagjozi.
Qasja jote nuk ishte e denjë, aq më tepër kur botuesit e Voal.ch ty të kanë promovuar.
Qendrimi yt egocentrist se bota fillonte e mbaronte me ty dhe nuk të interesonte asgjë tjetër veç saj ishte edhe fundi i miqësisë sonë. Bota është shumë e madhe Iris! Faleminderit Zotit!
Ndërkohë karriera jote në Vatër po ecte “a gonfie vele”.
Të rejat eklatante do t’i sillte Kuvendi i 26 shkurtit 2022, ku dega e Vatrës në Miami, e krijuar prej teje në nëntor të 2021, duke shkelur ligjin u përfaqësua me një delegat, ndërsa ti u katapultove në kryesinë e re të Vatrës.
Kam pritur që ti të mos e pranoje këtë detyrë, sepse nuk ishte legjitime, gjë që ti nuk e bëre.

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës

Ilegjitimiteti prodhon vetëm ilegjitimitet.
Kulmi i antiligjshmërisë erdhi para dy ditësh, kur kryesia e paligjshme e Vatrës, përjashtoi gjashtë anëtarë veteranë të Federatës Panshqiptare.
Mendoje veten me vetëm tri vjet anëtarësi në Vatër të arrish të përjashtosh Vatranë me kontribute me disa dekada. Edhe pse kam menduar se vota abstenuese është jotja.
Por abstenimi pak rëndësi ka.
Rëndësi ka që ti nuk ke legjitimitet. As ajo kryesi nuk ka legjitimitet. Ti u bëre anëtare e Vatrës në shtator të 2021, në nëntor të 2021 ti formove degën në Miami dhe më shkurt 2022 dega jote solli delegat në Kuvend dhe Elmia të emëroi në kryesi.
Fund e krye bullshit. Fund e krye anti Kanunore.
Sipas Kanunores së vjetër të krijuar nga Etërit të Vatrës më 1926, një degë e Federatës Panshqiptare që të ketë të drejtë të dërgojë delegatë në Kuvend, duhet të paktën të ketë dy vjet aktivitet anëtarësie. Pra, për konsekuencë, delegati i dërguar prej degës së Vatrës në Miami nuk është legjitim, sepse dega e Miamit u krijua prej teje në nëntor të 2021, ndërsa Kuvendi i Vatrës u mbajt më 26 shkurt 2022. Edhe vota e delegatit të Miamit për mandatin 4 vjeçar të kryetarit nuk është legjitime.
Aq më tepër pastaj pretendimet e Elmi Berishës për të emëruar kryesinë kur ndryshimet e Kanunores u bënë pas zgjedhjes së tij.
Tema e ndryshimeve të Kanunores të këtij dokumenti historik, të pandryshuar prej 1926, është një skandal tjetër i Elmi Berishës.
Pra, si konkluzion, si një anëtare e kryesisë që je e emëruar nga Elmi Berisha në kundërshtim të hapur me Kanunoren, nuk ke fuqi ekzekutive.
Pastaj është shumë qesharake që ti, që sapo ke futur këmbët në Vatër, të mund të justifikosh veprime brutale sikur janë delegati i Miamit dhe emërimi yt në kryesi, kur, sipas Kanunores së vjetër, Kryesia e Vatrës votohet, nuk emërohet. Emërimi është akt vandal i autokratëve, votimi është akt qytetar demokratik.
Andaj të bëj thirrje që të japësh dorëheqjen nga kryesia e Vatrës, si një veprim konform Kanunores dhe trashëgimisë së Etikës së Etërve të Vatrës e Diellit.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.