E gёzofsh “shtetin” o kushёri!
refleksion nga Ilir Allkja
Takoj një kushёri me të cilin kisha vite pa e parë. Më kërkoi ai, mbasi kishte bashkëshorten të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me shpresë se unë mund të njihja dikë aty. Kushёriri kishte nevojë t’i dërgonte ushqime dhe ujë bashkëshortes, mbasi infermierja që kishte gjetur, sipas tij, e kishte “dorën e rëndë” e ky s’arrinte ta paguante, se ishte i papunë dhe me lekë borxh…
Në kafen ku ishim ulur e po qante hallet, në televizorin përballë po fliste Edi Rama… dhe kushёriri e pati tё pamundur të mos shprehej.
-Ty të hoqi nga puna, – më thotë, – por Rama po bën shtet, ka rregullu spitalet, ka bo ligje, ka bo rrugë, ura, shkolla, kopshte, ka mbjellë pemë, ka ndërtu shtëpi…
E pashё mendueshëm, kushёririn e veshur keq, që pinte duhan me të dredhur, dhe vetё kishte ardhur me lekë borxh për t’iu gjendur së shoqes tek vuante nga covidi, m’u dhimbs mjaft, por iu ktheva:
-Po të kishte bërë Rama shtet, ti a do kishe nevojë të bleje ushqime, ilace e ta paguaje infermieren për t’i dërguar bukë e ujë në spital gruas? Ja pra, qё spitalet s’janë rregulluar.
–Korrupsionin e bëjnë infermierët dhe doktorët, mё kthehet kushёriri, s’e bën Rama.
Po nёse do tё kishte bërë ligje Rama, a do tё kishte korrupsion në spitale?! Ligjet o kusho, – i them, janë për ty, që nёse ns’paguan një faturë, nёse flet kundra qeverisë, nёse punon token, të thyen ty brinjët, ndërsa për kriminelët s’ka ligje; ata janë deputetë, ministra, drejtorë e kryetarë bashkishё.
.
Nёse Rama do ta kishte rregulluar ekonominë, fëmijët e tu do tё ishin këtu dhe jo në Greqi pa dokumenta.
Rrugë paska bërë Rama, po më thuaj një?
Shkollat, spitalet, rrugët e shtëpitë kanë egzistuar qindra vite para se Rama të vinte në këtë botë, e do jenë edhe kur varrin e tij ta mbulojë bari…
Nejse, u ndava me kushёririn tim, e duke menduar se ka shumë si ky, që jetojnë për kafshatën e bukës, që shteti i Ramës i pëdhunon, i shkel, i injoron, i masakron, e ju ka lënë aq shpirt sa t’ja japin mbrapsht Ramës, po mendoja se duhet ta përkrahja !
Po, po, mendoja ta përkrahja e te fotoja pёr Ramën qe jeta e tij, jeta e gjithё atyre që adhurojnë Ramën, deri në fund të jetë e tillë: vuajtje, mjerim, dhunë, skamje dhe injorancë!
Dy rrugë kanë mbetur, t’i shkundim dhe sqarojmë injorantët me të drejtë vote, ose t’ju bëjmë pas, që mjerimi e vuajtja e tyre të shtohet…
.
Marre nga muri i FB i Ilir Allkja, 22 mars 2021
.