back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

E majta asnjë zhvillim të dobishëm për qytetarët… – Fjala e Kevin Haxhiu – në takimin e “Shtëpisë së Lirisë” me të rinjtë e FRPD në Lushnje

Gazeta

 

Kevin Haxhiu duke mbështetur Elton Banon ne zgjedhjet bashkiake
Kevin Haxhiu duke mbështetur Elton Banon ne zgjedhjet bashkiake

Kevin Haxhiu është djalë i një familje me emër në qytetin e Lushnjes,
e nuk duhet harruar se ai ka mbaruar studimet në Jurisprudence
po është edhe autor i disa shkrimeve historike,
të paraqitura në portalin radiandradi.com.
Meqë Kevini ka mbështetur kandidatin për kryetar bashkie në Lushnje,
ky shkrim i paraqitur në këtë faqe është një mbështetje për të dy…
si për Kevin edhe për Eltonin! Ju uroj suksese në betejën tuaj!
jozef radi, 17 shkurt 2022

E majta, asnjë zhvillim të dobishëm për qytetarët… 

Fjala e Kevin Haxhiu 

takimi i “Shtëpisë së Lirisë” me t’rinjtë e FRPD – Lushnje

I nderuar Lideri Historik i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe i Shqiptarëve Prof. Dr. Sali Berisha! 
I nderuar Kryetari i Ardhshëm i Bashkisë Lushnje z. Elton Bano! 
Të nderuar të pranishëm Zonja dhe Zotërinj Deputetë! 
Të nderuar bashkëmoshatarët e mi!
Është kënaqësi për mua të jem sot këtu për të folur përpara jush për rininë, e cila në këto vite është lënë pas dore. Unë jam Kevin Haxhiu i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Universiteti Tiranës dhe vij nga një familje qytetare, patriotike me kontribut për qytetin e Lushnjes dhe për vendin. Jam stërnip i Bajram Haxhiut, i cili ishte një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të thirrjes dhe organizimit të Kongresit Kombëtar të Lushnjes. 
Lushnja është qytet me histori, tradita dhe vlera, është qyteti i dy Kongreseve atij të janarit 1920, ku u hodhën themelet e institucioneve sovrane dhe pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar dhe Kongresit Arsimor të Gushtit 1920. Lushnja e njerëzve të urtë, bujarë e të mençur, ky qytet me vlera nuk është vlerësuar siç duhet deri sot nga Bashkia.
Bashkia e Lushnjes, prej disa vitesh drejtohet nga e majta por gjatë gjithë kësaj kohe s’ka parë ndonjë zhvillim të madh e të dobishëm për qytetarët. Varfëria e papunësia gjendet kudo në qytet ndaj shpesh të rinj të arsimuar dhe jo të arsimuar kanë zgjedhur të largohen nga qyteti, e akoma më keq edhe nga vendi për një të ardhme më të mirë, mbasi qyteti nuk u ofron prespektivë dhe mundësi zhvillimi. Shumica e të rinjëve e kanë humbur besimin sepse zëri i tyre nuk dëgjohet askund. Ata ndihen të nëpërkëmbur nga klika e korruptuar që drejton sot Lushnjen po edhe gjithë Shqipërinë. Sot në qytetin tim mungojnë aktivitetet për të rinjtë, dhe një qytet pa rini është qytet i shkretë. Rilindja kur erdhi në pushtet në vitin 2014, mbylli Filialin e Universitetit Bujqësor në Lushnje, ku diplomoheshin të rinj e të reja nga Lushnja dhe gjithë Shqipëria.
Si jurist në profesion në rradhë të parë, por edhe si qytetar i Lushnjes, dua të ndalem pak tek një shqetësim që s’më përket vetëm mua por gjithë qytetarëve në lidhje me hartën e re gjyqësore të propozuar, e cila nëse miratohet kjo do të çojë në mbylljen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje. Kjo do t’i kushtojë shumë qytetarëve të Lushnjes pasi për të zgjidhur çështjet e tyre ata do të shkojnë në Fier. Me çfarë ka bërë dhe çfarë po kërkon të bëjë, Edi Rama po e kthen Lushnjen e Kongresit në një fshat në qendër të Myzeqesë.
Shkrimtari dhe filozofi i shquar francez Albert Kamy ka thënë: “Jeta është shuma e zgjedhjeve tuaja”. Nisur nga kjo thënie për një jetë më të mirë ne duhet të zgjedhim ndryshimin. Demokratët burra dhe gra, të rinj e të reja përmes një procesi demokratik siç ishin “Primaret” zgjodhën që të përfaqësohen në këto zgjedhje nga një njeri me vlera të larta njerëzore dhe intelektuale siç është Elton Bano. Edhe lushnjarët në 6 mars do të zgjedhin Eltonin. Të rinjtë lushnjar sot janë të bashkuar rreth Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” pasi është e vetmja alternativë që ofron shpresë për ndryshim dhe zhvillim për të ardhmen tonë dhe qytetin e Lushnjes. Asnjë nuk e ndal dot dëshirën e të rinjëve për të ndryshuar, ndaj në 6 mars do të votojmë Nr. 3 Elton Banon si zgjidhja e vetme për t’i kthyer Bashkinë qytetarëve të Lushnjes.
Eltoni është i yni! Eltoni është me ne!
Fitore për Elton Bano!


Lushnje, më datë 14.02.2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.