back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

E rëndësishme është si do ta përballojmë frikën… Bisedë me Ervin Dine, nënkryetar i Vatrës

Gazeta

Ervin Dine - Nënkryetar i Vatrës
Ervin Dine – Nënkryetar i Vatrës

E rëndësishme është si do ta përballojmë frikën…

Nënkryetari i Vatrës Ervin Dine, në betejën kundër koronavirusit

Ervin Dine, nënkryetar i Vatrës, në bisedën online me editorin e Diellit,
tregon se si po e përballon situatën e krizës të shkaktuar nga COVID-19,
pasi kompania e tij është e përfshirë në listën e guvernatorëve të shteteve
si “essential services”, dhe si të tillë ka kontrata me qeverinë lokale dhe atë federale.
Si po e përballon këtë situatë familja e tij? Po në jetën e Ervinit çfarë ka ndryshuar?
Cili është mesazhi i tij për bashkatdhetarët në Shqipëri dhe në diasporë?
Ndiqeni bisedën:
.
Dielli: Si është gjendja shëndetsore e familjes Dine në këtë kohë të ngarkuar me shqetësim prej Coronavirusit? Ervin Dine: Gjëndja shëndetësore e familjes është përgjithësisht mirë. Jemi munduar të ndjekim rregullat e qeverisë lokale aq sa mundemi. Me fëmijët në shtëpi është pak më e vështirë, sepse ata kanë energji dhe nevojë për të dalë. Në këtë kohë, kur s’ka shumë informacion rreth virusit, është më mirë të jemi të sigurt, se sa të bëjmë eksperimente.
.
Dielli: Janë të mbyllur familjarët tuaj apo vazhdojnë e dalin? Ervin Dine: Si e përmenda, jemi përpjekur të ndjekim rregullat aq sa kemi mundur. Fëmijët dhe babai që është në moshë, kanë qëndruar në shtepi. Ndërsa unë kam dalë më tepër për nevoja të domosdoshme, si është furnizimi me ushqim dhe për punë.
.
Dielli: Tash ju jeni zhvendosur nga Connecticut në Neë York. Është e njëta kompani dhe çfarë ka ndryshuar në pozicionin tuaj? Ervin Dine: Po, është e njëjta kompani. Duke qenë se kompania nuk kishte të implementuar një treg në këtë zonë, ishte përgjegjësia ime të vihesha në lëvizje me një grup njerëzish për të ndërtuar një të tillë. Ashtu si edhe dihet, Nju Jorku dhe Kalifornia kanë tregun më të madh në Amerikë, kjo sjell dhe përgjegjësi më të madhe. Së fundmi, kemi qenë në bisedim e sipër për të ripunuar kontratën me Amazon, e cila për shkak të COVID-19, do të rishikohet mbas përmirësimit të situatës. Sidoqoftë, eksperienca ime në Connecticut ka qenë e veçantë dhe sfiduese.
.
Kryesia e Vatres dhe Ambasadorja Faber
Kryesia e Vatres dhe Ambasadorja Faber
Dielli: Ju jeni pjesë e betejës kundër coronavirusit, në ç’mënyrë? Ervin Dine: Kompania jonë konsiston në transportin gjithëpërfshirës, duke filluar nga makinat me qira për përdorim personal, makina udhëtimesh për biznese të mëdha, kamiona transportues, etj. Jemi përfshirë në listën e guvernatorëve të shteteve si “essential services”, dhe si të tillë kemi kontrata me qeverinë lokale dhe atë federale. Gjithashtu, kemi kontrata me kompani të mëdha për transportin e ushqimeve dhe mjeteve të domosdoshme gjatë periudhës së karantinës. Ndër të tjera, kemi filluar bisedimet me kompani shëndetësore të cilat kanë nevoja të mëdha për mjete transporti.
.
Dielli: Keni në kompani raste të infektuarish apo të dyshuar si mbartës të COVID-19? Ervin Dine: Deri në momentin që flas nuk kemi asnjë punonjës të infektuar. Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të reduktuar ekspozimin ndaj coronavirus, përfshi dhënien e lejës për të qëndruar në shtëpi punonjësve, të cilët shfaqin shenja si temperaturë apo lodhje. Gjithashtu, po ndjekim direktivat e mjekëve për distancimin social, kemi bërë dezinfektim total të ambienteve të kompanisë dhe kemi pajisur të gjithë punonjësit me Skype për të realizuar mbledhje dhe takime virtuale me klientët. Gjithashtu, kemi kërkuar nga qendrat shëndetësore të testojmë punonjësit, por ka rezultuar në kërkesë negative, pasi ata nuk kanë shfaqur shenja. Fatkeqësisht rreziku ekziston pasi çdokush mund të jetë mbartës potencial i virusit.
.
Dielli: Po vetë Ervini, sa i rrezikuar ndjehet? Ervin Dine: Pavarësisht se ndihem i shëndetshëm dhe me një sitsem imun të fortë, më shqetëson fakti që mund të jem mbartës dhe shkak për infektimin e familjarëve të tjerë. Sidoqoftë, situata ka shkaktuar impakt të madh psikologjik, saqë çdo dhimbje koke ose kollë e shikojmë si një shenjë të koronavirusit.
.
Dielli: Duke u kthyer tek familja juaj, si ndjehen pjestarët e familjes tuaj në izolimin e diktuar, në mbylljen në shtëpi? Ervin Dine: Izolimi nuk është ideal për askënd, por një kohë kur rreziku është i madh, është i domosdoshmëm. Problemi më i madh për familjen time janë dy vajzat e vogla, të cilat janë energjike dhe të vështira për t’u kontrolluar në ambiente shtëpie. Me mbylljen e parqeve është bërë akoma edhe më e vështirë, dhe dalja në oborrin e shtëpisë është e vejtmja mundësi.
.
Dielli: Të çfarë forme janë kontaktet e tanishme me miqtë? Ervin Dine: Fatkeqsisht na ka limituar në përdorim telefonash dhe kamera. Pas lëvizjes sime në NY, kam gjetur gjithmonë kohën të ndaloj në Bronx dhe ndaj një kafe me miq të mirë si, editori Dalip Greca, Mark Mernacaj, Dritan Mishto, Agustin Mirakajn, etj. Ndërsa me Ilirjan Blloshmin, i cili jeton në NJ, kafet kanë qenë më të shpeshta. Gjatë kësaj periudhe nuk kam mundur t’i takoj. Gjithashtu, kam qënë në kontakt të vazhdushëm më grupin që po punonë për degën e Manhattan. Telefonatat nuk kanë munguar as me editorin e gazetës.
.
Dielli: Së fundi, a i frikeni “armikut” të padukshëm COVID-19? Ervin Dine: Në ushtri ekziston një thënie: “nëse një njeri të thotë nuk kam frikë, po të gënjen, sepse çdokush në mënyrën e vet ka frikë, por e rëndësishme është si e përballon frikën”. Në këtë rast armiku është i panjohur, gjë e cila vështirëson mundësit për të krijuar strategji për ta luftuar. Strategjia më e mirë për momentin është izolimi dhe shpresa tek Zoti se, doktorët dhe shkencëtarët do munden të gjejnë kurën e duhur.
.
Dielli: Çfarë do t’u këshillonit bashkatdhetarëve në përgjithësi dhe vatranëve në veçanti në këtë situatë? Ervin Dine: Së pari, për bashkatdhetarët në Shqipëri ndjej një dhimbje të madhe, jo vetëm sepse sapo u përballën me një situatë të vështirë si ishte ajo e tërmetit, por edhe për shkak të qeverisë, e cila nuk po bën përgatitjet minimale për të përballuar situatën. Mendoj se, nuk është koha për të bërë politikë, nuk është koha për ndasime, por koha të ruajmë veten dhe familjen. Bashkatdhetarëve ju bëj thirrje të qëndrojnë brënda, të respektojnë rregullat të përcaktuara nga institucionet në Shqipëri, pavarsisht se kush i drejton aktualisht këto institucione. Sistemi ynë shëndetësor është në një gjendje të mjerushme dhe nuk ka kapacitetin të përballojnë një situatë emergjencie ndërkombetare, ndaj e vetmja zgjidhje për momentin është të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa për vatranët e nderuar, ju uroj shëndet dhe këshilloj të ndjekin rregulloren e vendosur nga autoritetet. Uroj që kjo situatë të përfundojë sa më shpejtë dhe të mund të shihemi sa më shpejt për mbledhjet dhe progamet e Vatrës.
.
Bisedoi: Dalip Greca
24 Mars 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.