back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Edhe një herë mbi 29 nëntorit 1944 – nga Genci Hoti

Gazeta

Libri i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave mbi Pleniumin e Beratit 23-27 nëntor 1944.
Libri i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave mbi Pleniumin e Beratit 23-27 nëntor 1944.

Edhe një herë mbi 29 nëntorit 1944

nga Genci Hoti

Deri me 1990 në Shqipëri është diskutuar, më shumë nën zë, data e çlirimit midis 28 dhe 29 nëntorit. Pasja e një dokumenti mbi këtë temë në bibliotekë, prej janarit 1945, nuk ma jepte kurajon për ta publikuar sepse ishte vetëm një fakt. Dalja në dritë e shumë botimeve, mbas 1992, treguan se data e çlirimit (ngjarja reale sipas termave gjuhësore nuk e justifikon praninë e termit “çlirim”) nuk është 29 nëntori, por as 28 nëntori. Renditjen e fakteve të publikuara do të bëj sipas kohës së ngjarjes dhe jo rëndësisë parësore të tyre.

Frontespici i libri te Drejtorisë së Përgjithshme mbi Pleniumin e Beratit 23-27 nëntor 1944
Frontespici i libri te Drejtorisë së Përgjithshme mbi Pleniumin e Beratit 23-27 nëntor 1944

Fakti i parë i ndodhur është i dokumentave të PKSH, me 23-27 nëntor 1944 në Berat, ku është mbajtur pleniumi i 2 i KQ të PKSh (sipas botimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Politika antikombëtare e Enver Hoxhës, përgatitur për botim nga Prof. Ndreçi Plasari dhe Dr. Luan Malltezi, Tiranë 1996 (fotot). Në këtë botim, në forme ditari të përmbledhur, ekziston një kapitull me emërtimin: 25 nëndor 1944, f. 98-166 (foto). Në këtë janë bërë diskutime nga pjesmarrësit e mëposhtëm:
Pandi Kristo, Baca (Ramadan Ҫitaku), Alqi Kondi, Kiço Ngjela, Nako Spiru, Sejfulla Malëshova, Velimir Stojniç, Enver Hoxha, Liri Gega. Disa nga këta diskutantë kanë thënë:
Nako Spiru: “Sot jemi në një Shqipëri të çliruar” (f. 125 – foto);
Sejfulla Malëshova: “Sot jemi në çlirimin e krejt Shqipërisë” (f. 131- foto);
Velimir Stojniç: “Keni çliruar me luftë vendin tuaj” (f. 134 – foto), duke shtuar: “Do të bëni që populli jugosllav të fyhet rëndë nëqoftëse nuk kordinoni veprimet me Malin e Zi. Çfarë do të thonë shokët tuaj në Kongresin e Rinisë në Malin e Zi, po nuk u bë ky koordinim. Në Mal të Zi derdhet gjak, aty luftojnë divizionet fashiste që kane ikur nga Shqipëria dhe Greqia. Divizionet tuaja qëndrojnë në tokat e çliruara” (f. 147 – foto)
Shihet qartë, sipas ketij materiali, se data 25 Nëndor 1944 është dita e çlirimit të plotë të Shqipërisë nga procesi i drejtimit politik nazifashist.
Në janar të 1945-sës Zyra e Informatave të Qeverise së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka botuar një revistë në gjuhën shqipe me titull “Ngjarjet e Muejit” ku flitet dhe për Shqipërinë. Në këtë revistë çuditërisht jepet një përcaktim për ditën e çlirimit të sajë, por pa dhënë datën e saktë. Sipas sajë “Për çudi çlirimi i plotë i Shqipërisë takoi pak ditë para ditës së Flamurit”. Ky fakt hedh poshtë jo vetëm datën 29 nëndor, por edhe atë 28 nëndor si ditë të çlirimit, të paktën sipas këtij dokumenti të ardhur nga SH.B.A.

Kapitulli mbi diskutimet e datës 25 nëntor 1944
Kapitulli mbi diskutimet e datës 25 nëntor 1944
Fjala e Nako Spiros
Fjala e Nako Spiros
Fjala e Sejfulla Maleshovës
Fjala e Sejfulla Maleshovës
Fjala e Velimir Stojniçit
Fjala e Velimir Stojniçit
Vazhdimi i fjalës së Velimir Stojniçit
Vazhdimi i fjalës së Velimir Stojniçit

Pastaj vijnë me rradhë kujtimet e Shefqet Peçit, i cili në librin e tij me kujtime dhe dokumenta nga lufta nac-çli. tregon se me 25 Nëndor 1944, ai e kishte gjetur popullin e Shkodrës në festë, dmth të çliruar.
Lekë Harapit, 50 vjet kujtime, Shkodër 1996, kostaton se 4 ditë në kalendarin komunist nuk prish punë, e keqja vjen nga gënjeshtra (f. 46).

Revista e Zyrës së Informatave të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janar 1945
Revista e Zyrës së Informatave të Qeverisë së Shteteve te Bashkuara të Amerikës, janar 1945
Faqja që tregon se e kujt ishte kjo revistë
Faqja që tregon se e kujt ishte kjo revistë
Përcaktimi i datës se kur është çliruar Shqipëria në nëntor 1944
Përcaktimi i datës se kur është çliruar Shqipëria në nëntor 1944

Ky material është publikuar për herë të parë në faqen genchoti.com, pastaj genc.hoti.com, në artikullin: 8-Edhe një herë: kur është çliruar Shqipëria? 11.12.1996; ndërsa është botuar për herë të parë në gazetën Koha e Jonë 03 nëndor 2005, me një përmbajtje shumë më të zgjeruar, pastaj në internet në faqen e albanovaonline.com, 14 Prill 2008, Forumi shqiptar, www.egleniyoruz.net.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.