back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Edhe vdekja është telepatike… – Pëllumb Zekthi mbi vdekjen e Milan Kunderës

Gazeta

Milan Kundera dhe disa nga veprat e tij
Milan Kundera dhe disa nga veprat e tij

Edhe vdekja është telepatike…

Pëllumb Zekthi mbi vdekjen e Milan Kunderës

Në mëngjes postova diçka tek faqja e “Librari Zekthi” për shkrimtarin e madh çek, Kundera, pa e ditur akoma ndarjen e tij nga jeta, të cilën po e postoj edhe më poshtë në nder të tij.
Kundera “bëhet çek” 41 vjet pas heqjes shtetësisë nga komunizmi.
Shkrimtari i madh bashkëkohor, Milan Kundera, ka marrë sërish nënshtetësinë çeke, në vitin 2020, në moshën 91 vjeçare. Arratisur nga vendi tij në vitin 1975, ai u shpërngul në Francë, ku jeton edhe sot, pasi ishte përjashtuar për herë të dytë nga Partia Komuniste, kur krah Vaclav Havelit, ishte një nga liderat e Pranverës së Pragës, më 1968. Pas këtij protagonizmi, regjimi komunist ndaloi të gjithë veprat e tij brenda vendit, si edhe përkthimin e tyre në frëngjisht, që zgjati deri në rënien e diktaturës, në vitin 1989. Por relacioni i disidentit me pushtetin komunist u ashpërsua më tej pas zhvendosjes së tij në Francë.
Tre vjet më pas, më 1978, Kunderës i hiqet nënshtetësia çeke, ndërkohë që shkrimtari kundërpërgjigjet duke deklaruar publikisht, që gjithë krijimtaria e tij të mos klasifikohej si letërsi çeke, por si letërsi franceze. Bërë i famshëm ndërkombëtarisht me veprat “Shakaja”, “Identiteti”, por dhe studimet e tij brilante estetike, raportet me vendin e origjinës janë zbutur vetëm vitet e fundit. Duket se ka qenë një takim në Paris me kryeministrin çek, Babij, ai që ka shkrirë akujt mes palëve. Për të ardhur në vendimin e fundvitit 2020, që i ka rikthyer kështu shtetësinë e mohuar prej 4 dekadash. Milan Kundera, ka lindur më 1929 në Brno, Çeki. Ai është biri i një muzikologu të njohur dhe pas përfundimit të studimeve, punoi pedagog dhe në Akademinë Çeke të Filmit. Pavarësisht vlerësimit të lartë që ka marrë në gjithë botën, prej nivelit të lartë artistiko-estetik apo skanerit që i ka bërë diktaturës komuniste, ai nuk është vlerësuar akoma me çmimin “Nobel”. Duke iu shtuar kështu listës “së zezë” të Akademisë suedeze me pararendësit e mëdhenj: Tolstoi, M. Tuen, E. Zola, M. Prust, Xh. Xhojs, R. Frost, Borges etj. Nga moria e librave të Kunderës, në shqip kanë ardhur romanet: “Shakaja”, “Lehtësia e papërballueshme e qenies”, “Pavdekësia”, novelat“Identiteti” dhe “Mosdija”, si edhe esetëArti i romanit” dhe“Testamentet e tradhëtuara”.

Marrë nga Muri i FB i Pellum Zekthit, 12 korrik 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.