Elegji pёr Musё Sinёn
Prof. as. Dr. Bajram Xhafa (Universiteti i Shkodrës)
Duke u endur me bllokun e shёnimeve nё dorё sa nё njё derё nё njё tjetёr pas punёve tё Legalitetit si ndonjё misionar endacak, njё natё gushti tё vitit 1992, mё ra radha me bujt si legalist(!) nё Tiranё tek Musa Sina.
Jetonte me gruan e tij Myrvetin nё njё apartament pallati parafabrikat njё dhomё e kuzhinё, marrё me qera njёrit qё sapo kishte emigruar. Shtёpinё e babait atje nё Rreth-Kale tё Dibrёs ja kishte shkatёrruar prej kohёsh pushteti komunist, dhe gjatё jetёs sё vet 62 vjeçare, nuk pati rast tё ngrejё as njё kasolle. Pra e gjithё jeta i kishte shkuar nё burg e internim.
S’kishte tri vjet qё ishte liruar.
Musa, kёshtu njihej nё familjaritet, i pёrkiste kategorisё sё burgaxhinjve klasikё, njё cilёsor diskriminues i komunizmit, mbytёs, ende me pushtet tё fortё moral dhe politik. Fjalёn “klasik” e themi nё kuptimin veteran burgjesh, d.m.th. nga fillimi deri nё mbarim tё sistemit: 1945-1989, burg i pandёrprerё, unik nё kohё, njёcopesh.
E kishte filluar nё fillim tё pranverёs kalendarike dhe tё pranverёs sё sistemit, nё mars 1945, por edhe nё fillim tё pranverёs sё jetёs sё tij, kur sapo mbushte 15 vjeç. Dhe e mbyllte “ciklin” nё fundin evropian tё dimrit komunist – 1989. Burg politik me ngarkesё tё plotё. Kёsaj i them fat…!!
Kur fёmija mbush moshёn e lakmuar 15 vjeç, fantazia lodron me harbim. Nё atё moshё marrin vrull ёndrrat mё tё pafajshme e mё tё bukura pёr jetёn. Prandaj fёmijёria ёshtё kaq e pushtetshme e sovrane. “Çdo tё bёhem kur tё rritem…” ishte tema e preferuar e mёsuesve tё leximit letrar dikur qё na e jepnin si temё hartimi nё shkollё. Natyrshёm ishin edhe brenda orientimeve tё propagandёs zyrtare dhe kornizave ideologjike. Pikёrisht nё kёtё moshё Musёn e marrin dhe e çojnё nё… shkollё? …ushtar?… luftё?… bari nё mal? Jo, asnjёra nga kёto. E shpien nё… internim. Interrnimi do t’i shёrbente si fazё pёrgatitore, si “stazh” maturimi, qё, pasi tё mbushte moshёn, tё merrte pёrgjegjёsi mё tё mёdha, nё… burg. Pёr sistemin e ri qё sapo kishte hyrё, kushtet politike i plotёsonte më së miri.
Jeta e Musёs mund tё karakterizohet edhe si integrale, por nuk ёshtё e drejtё tё thuhet se ka qenё krejt monotone. Nёse leksiku i shqipes nuk ka fjalё tjetёr, po tё lёmё mёnjanё 15 vitet e para tё fёmijёrisё (1930-1945 nga dita e lindjes deri kur filloi “riedukimin” komunist), pёr 45 vitet e socializmit enverist jeta e tij, nёse mund tё quhet “jetё”, ishte alternuar nё dy pamjet e saj kryesore, megjithёse, thuajse tё njё ngjyre, si e zeza me grinё e errёt: internim-burg dhe anasjelltas, ndarё nё afate thuajse tё barabarta. Fundi i fundit, jetё dyngjyrёshe, me variete, pluraliste?! Hoh!! Qysh nga mosha kur njeriu i gjorё, si i thonё fjalёs, bien nё mendtë e veta, jeta e tij, e tёra: terr e zi. Nё respekt tё fjalёs “integrim” pёr rastin e Musёs mbase mund tё pёrdoret edhe togjalёshi “burg integral”.
Sidoqoftё, mё nё fund e mё nё san, edhe pёr Musёn erdhi dita e shumёpritur: tё gёzonte lirinё e “fituar” qё tashmё nuk kish ç’i duhej. Ishte i tejngopur nga kjo jetё.
E kisha takuar pёr herё tё parё mё 17 nёntor 1991, kur erdhi nё Shkodёr bashkё me njё grup tё diasporёs qё ktheheshin “triumfalisht” nga Amerika dhe Belgjika nё atdheun e tyre pas njё emigrimi tё stёrgjatё. Emri dhe pamja e Musёs së vogël vendas humbiste para atyre tё “diasporёs euro-atllantike”, ardhur nga Nju Jorku dhe Brukseli, grup nё tё cilin bёnte pjesё edhe vёllai i tij, Rasimi, i arratisur qysh mё 1956 dhe vendosur nё Sh.BA. Ishte hera e parё qё OKLL me titullarёt e saj nё krye vinte nga emigracioni ngarkuar me njё mal me shpresa duke shkaktuar njё sugjestionim tё vёrtetё politik.
Megjithёse ishte shpallur “liria – demokracia”, grupi nuk guxoi tё prezantohej me emrin e vet si pёrfaqёsues tё OKLL-s (Organizata Kombёtare “Lёvizja e Legalitetit”), pas tё cilit qёndronte ideali mbretёror dhe figura e madhe e Mbretit, por, si “pёrfaqёsues(!) tё diasporёs”. Tё paktёn kёshtu ishte njoftimi i afishuar nёpёr muret e Shkodrёs, shkruar si “nё kёmbё e nё dorё” dhe nё ftesat pёr njё “takim” qytetar nё Teatrin “Migjeni” tё qytetit me bashkvllaznit e vuajtur nga diktatura. Nuk duhej dhёnё shkas tё trembej kush nga emri i frikshёm “Legalitet”. Musa nuk bёnte pjesё nё “delegacion”. Thjesht, i bёnte shoqёri tё vёllait.
Po kush ishte nё tё vёrtetё Musa… Musa Beqir Sina? Cila ishte familja Sina? Cili qe shkaku i atij fati mynxyrё?
Shkaku?! Ah, shkaku. Shkaku ёshtё… Shqiptari dhe fati i tij. Ka shumё shkaqe. Nuk ёshtё njё i vetёm. Dhe fillojnё herёt ato… Por ne po marrim ato mё tё vonshmit. Le t’i kapim gjёrat me themel, që nё gjenezёn e tyre.
Sinajt ishin nga fshati Rreth-Kale e zonёs sё Muhurrit tё Dibrёs. Historia e tyre nё gjysmёn e parё tё shekullit tё ‘20 ishte e lidhur shumё ngushtё me ngjarjet qё çuan nё ngritjen e stërmundimshme të shtetit tё parё shqiptar dhe kishin derdhur jo pak gjak pёr tё. Kjo pёrbёn edhe hipotekёn e fatit tё mёvonshёm kur erdhi diktatura.
Vёllai i Beqirit, mixha i Musёs, Dika (Sadik Sina) ishte vrarё nё Luftёn e Kakarriqit nё tetor 1912, nё pёrleshje me ushtrinё malazeze kur 2000 forcave vullnetare tё Matit e tё Dibrёs u printe Ahmet bej Zogu nё pёrpjekje pёr t’u ndalё furinё e ushtrive shoviniste sllave mbi trojet shqiptare nё Luftёrat Ballkanike (1912-1913). Nё kёt betejё u vranё mbi 80 vetё, matjanё e dibranё. Nji nё dorё.
Gjyshi i Musёs, Rushit Sina nё luftёrat kundёr serbёve kishte marrё 7 plagё dhe kishte vdekur mё 1925, nga njё lёngatё e rёndё. Nё vitet 1920-1924, kishte qenё nё truprojen e Ahmet Zogut. Dy nё dorё.
Vёllai i tij (i Rushitit) Lush Sina aty nga viti 1922, ishte vrarё nё pёrpjekje me forcat rebele tё Bajram Xhanit, ky i fundit dikur edhe me forcat e Haxhi Qamilit. Tre nё dorё.
I jati i Musёs, Beqir Rushit Sina i lindur mё 1900, gjatё periudhёs sё Mbretёrisё kishte qenё oficer i xhandarmёrisё me gradёn toger. Kishte shёrbyer si rrethkomandant nё vise tё ndryshme tё shtetit shqiptar: Homesh, Tepelenё, Shijak, Dukagjin (Kodёr Shёngjergj). Nё prag tё agresionit ushtarak italian kundёr Shqipёrisё, forcat vullnetare tё Muhurrit, mbi 150 vetё u nisёn pёr ta pritur me luftё okupatorin. I mirёnjohuri Dine Hoxha, parì me autoritet i zonёs sё Dibrёs kishte vdekur mё 1938, dhe tani drejtimin e forcave vullnetare e rezerviste e morёn nё dorё Ramadan Hoxha (nipi i Dines) dhe Beqir Sina (komandant) gjysёm parì. Nё grup u nisёn bashkarisht edhe paritё e Çidhnёs: Kaloshët e Çidhnёs, Selim e Miftar Kaloshi, Dervish Lusha, Qazim Lusha, Haxhi Noka, Osman Lita i Kalasё sё Dodёs. Pas tyre me forcat e veta tё shumta vinte Cen Elezi, qё njihej si kundёrshtar i Mbretit Zog, por kjo nuk llogaritej. Hatri i atdheut ishte mё i madh. Forcat vullnetare tё Dibrёs sё Poshtme arritёn deri nё Qafё-Shtamё, dikush deri nё Krujё e njё pjesё deri nё Burrel, por u kthyen mbrapa kur morёn vesh se ushtritё italianё kishin hyrё nё Durrёs, Shёngjin, Vlorё e Sarandё… – tregon Musa.
Katёr nё dorё. U bёnё shumё, s’i mban dora.
Kur nё Shqipёri u vendos “pushteti popullor”, familja e Beqir Sinёs nisi “jetёn e re”; do tё provonte njё fat tё ri. Epokё e re, kismet i ri. Dever dynjaja. Mё 1945, familja e Beqir Sinёs mori rrugёn e internimit, fillimisht nё Berat. Me tё ishte edhe Musa qё sapo kishte mbushur 15 vjeç. I zoti i shtёpisё, Beqiri, nuk ishte nё kёtё eveniment apo sebep pranё familjes. Ishte nё mal i arratisur, kaçak. Nё pёrpjekje me Repartet e Ndjekjes, ai u vra mё 13 shkurt 1946, nё katundin Lukan tё Dibrёs bashkё me Elez Kalinё. Nё pёrleshje e sipёr plagoset rёndё dhe, mbasi i harxhoi gjithё fishekёt, tё fundit e kishte ruajtur pёr vete pёr tё mos rёnё i gjallё nё duart e komunistёve. Pesё nё dorё? Ah, kjo nuk durohet. Mё tej nuk ka mё nevojё pёr numёrim.
Vёllai i Musёs, Feriti, djali i madh i Beqirit, nё fillim kishte luftuar bashkё me Dan Kaloshin nё radhёt e Brigadёs V S. Dan Kaloshi e Cen Elezi u larguan nga Nacionalçlirimtarja dhe, nё prill tё vitit 1946, arratisen nё Jugosllavi. Vёllai tjetёr i Musёs, Rushiti, djali i dytё i Beqirit (sipas radhёs), bashkё me Feritin ikёn fshehurazi nga internimi dhe nё shtator 1948, arratisen nё Jugosllavi. Atje i vranё jugosllavёt sёbashku me Cen Elezin, Dan Kaloshin, Haqif Nokёn, Bilal Kolёn me vllazёn. Vёllezёrit e tjerё tё Musёs: Rasimi, Hashimi dhe Besimi, mbasi u liruan nga internimi, qëndruan pak kohё nё fshatin e tyre Rreth-Kale, (shtёpia u qe djegur nga partizanёt mё 1944) dhe nё vitin 1956, ata arrijnё tё arratisen nё Jugosllavi.
Po le tё kthehemi tek personazhi ynё: Musa.
Qё nga 11 marsi 1945, pranvera (socialiste!) nё tё hyrё, thotё Musa, kam qenё i internuar nё Berat. Aty filloi jeta e tij e re standard, e rimuar sipas vargёzimit dyshe e alternuar A-B, A-B (internim-burg, internim-burg). Pati edhe vargёzime B-B-B (burg-burg-burg), por kjo ёshtё çёshtje “stili”, “stilistikё” fati.
Nё fillim na interrnuan nё Berat, pastaj nё Tepelenё, mё pas nё Lushnje, nё Porto Palermo… vazhdon tё ligjёrojё Musa pёr “gjeografinё e kalitjes revolucionare”. Nga Tepelena mё hodhёn nё Tiranё e prej aty mё 1952 nё burgun e Burrelit, vazhdon ai. Pas 15 vjetёve burg nё Burrel, duke futur kёtu edhe njё tentative pёr arratisje (si intermexo), mё çuan nё internim. Atje u martova, linda tre fёmijё dhe mё 1979, rashё pёrsёri nё burg tё cilin e kreva: 3 vjet nё Spaç tё Mirditёs, 3 vjet nё Ballsh, pastaj nё Zejmen e Sarandё, nga dy vjet secili. U lirova mё 1989, pasi e plotёsova me “nder” krejt dёnimin. El hak. Ja pagoi hakun Partisё deri mё njё, deri nё kacidhen e fundit. Nuk i mbeti asnjё fije borxh. Fat el hak, derman aspak. Pasi luftoi me njё qetёsi olimpike njёmijё e njё sёmundje, qё i ranё nga qielli, toka e nёntoka, nё korrik tё 1994, Ai i mbylli sytё me finalen hyjnore.
Me Dhimё e Stimё, Musё!
Zoti tё dhashtё rahmetin e asaj dunjaje!
* * *
Me thesin e halleve tё Legalitetit nё krah, nё tetor (1992) trokita prapё nё derё tё Musёs, tashmё mё tepёr si mik se sa si “legalist”. Fluturonte kur i vinin miq. Shkrihej i tёri. Shpirtin ta jepte. E pyesja pёr jetёn e burgut dhe ai zbrazte gjithё dhimbjen e “pёrvojёn” e tij kapitale dhe, mbase nё kёtё mёnyrё e nxirrte atё jashtё. Mua, qё mё 1973-shin i kisha shkuar hapsanёs nё teh tё briskut, mё bёhej shpirti sa njё gogёl, si ai qё sapo i ka mbyllё derёn stuhisё kur vjen nga jashtё i mёrdhizur e tkurrur dhe ledhatoja me ёmbёlsi Perёndinё e Fatit qё mё kishte shpёtuar. Ndёrsa Musa tregonte tё tijat, unё mendoja kohёn e Plenumit IV dhe thoja me vete: Zoti ёshtё i madh. Shyqyr, mё kishte shpёtuar pёr fije tё perit.
-Musё, si ishin ushqimet nё burg, cila ishte normative ushqimore pёr njё tё burgosur? – Musa: Nё 24 orё pёr çdo tё burgosur llogariteshin 100 gram oriz ose makarona ose groshё dhe 6 gram vaj. Bukё 600 gram nё ditё. Nё mёngjes kishim njё ujё tё ngrohtё si çaj, por pa sheqer. Kjo ishte normativa nga ana teorike. Nё realitet… gjeje vetё!?
M’u kujtua njё informacion tek Historia e Sotme, tekst pёr shkollat e larta i viteve 1980, tё cilin e pёrdornim si material zyrtar nё leksionet me studentёt. Nё zbatim tё politikёs sё Komunizmit tё Luftёs nё maj 1918, (politikё qё e zbatoi edhe Shqipёria komuniste deri mё 1949) Qeveria Sovjetike nxorri dekrete pёr vendosjen nё vend tё diktaturёs pёr sektorёt ushqimorё. Rezultati: lufta pёr bukёn doli nё plan tё parё; pёr partinё dhe shtetin sovjetik ajo ishte luftё pёr mbrojtjen e rendit socialist. Nё Petrograd e Moskё filloi tё racionohet buka deri nё 50 gram pёr çdo dy ditё. Hajde merre vesh se si mund tё ndahet nё praktikё “gjithё” ai racion teorik prej 50 gramёsh nё dy ditё pёr person.. Ato milionat e vdekur nga uria nё Rusinё sovjetike, frut i revolucionit tё lavdishёm leninist tё atyre viteve nuk pёrmendёn nё tekst. Kёshtu edhe ajo puna e racionit tё Burgut tё Burrelit me shifrat qё mё tregonte Musa.
E ne, pёrvoja e paçmuar sovjetike nuk na mungoi asnjiherё.