back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Enverizmi i konvertuar në sorosizëm dhe Ungji i Markut – nga Zamir Gjurgji

Gazeta

Zamir Gjurgji në fillim të viteve '90
Zamir Gjurgji në fillim të viteve ’90

Enverizmi i konvertuar në sorosizëm dhe Ungji i Markut

nga Zamir Gjurgji

Ka nje orvatje diku foshnjarake, deridiku dredharake e parazitare; e shumëkund djallëzore për ta ndarë betejën ndaj Ramës dhe Veliajt nga Xhorxh Sorosi dhe i biri. Pjesa e parë i takon opozitës, pjesa tjetër pozitës.
Një analist amerikan i paszgjedhjeve të një mandati më parë vinte në dukje se liberalët e majtë amerikanë ia shitën partinë dhe shpirtin Xhorxh Sorosit dhe si përfundim i humbën të dyja! Sorosi de jure pati rënë nga pushteti pas 8 janarit; de facto jo, mendoj. Nëse dikush do të orvatej të më bindte se kur u gdhi 9 janari i humbjes se Hillari Klintonit, sorosizmi u fashit me të zbardhur dita, mund t’i përgjigjesha thjesht e pa e ofenduar se mund të vlente si një zbardhje lajmi, por jo dukurie.
Një ngjashmëri e katërciptë me komunizmin. U rrëzua busti i Enverit; të nesërmen ra kokëposhtë dhe vdiq, komunizmi?!
Ndërkohë, komunistët që ishin shumicë faktike para ’90-ës, nuk mund të mos ishin shumicë faktike edhe pas 90-ës. Një flamë e tillë nuk mund të zhbëhej me një ndryshim të natës me ditën. Vijoj t’i besoj ndarjes se analistit francez të gjeopolitikës, Dominique Moisi, i cili i ndante komunistët e pas 90-ës në Rumani në shefa(boss) e vartës(underling); teksa të parët i druheshin faktit se vartësit do të hakmerreshin ndaj shefave me të marrë pushtetin.
Në një farë mënyrë kjo është dëshmuar edhe nga kreu historik i PD-së kur pohonte kohë më parë se bijtë e komunistëve (studentët e Universitetit Enver Hoxha) ishin ata që rrëzuan diktatorin bust e emër (e perifrazoj). E megjithatë, përjashtimi përforcon rregullin, Sigurisht që nuk mund të ishin bijtë e të ‘deklasuarve’; ligji komunist ua ndalonte rreptësisht arsimin e lartë (përjashtim bënin vetëm ata të “deklasuar” që pranonin të ktheheshin në bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, e që u (sh)përdoren si leckë këpucësh herë nga shefat e herë nga vartësit, kur ndryshonte pushteti dhe shefi i SHISH-SHIK-ut.
Për t’iu kthyer thelbit të shqyrtesës së përkorë e pa spaleta analistë me pesë yje mbi supe, po kërkohet që të rrëzohet bustina e Ramës ashtu si busti i Enverit; dhe kështu-kështu… lamë duart me të shkuarën. Po ra Rama, bie vetvetiu Sorosi! O burra-gra, të fërkojmë duart, të përgatisim kollaret e kostumin pushtetar dhe të lartësojme là e më là dy gishtat, se ato dalin e teprojnë për një vend pëllumbash në administratë.
30 vitet e pas 90-ës na kanë bindur për të kundërtën. Komunizmi ishte reaksionar në gjirin e PS-së dhe revizionist në gjirin e PD-së. Andej Ruci, këtej Mustafaj. Komunizmi në PS është regjur, në PD gjithsesi është rrëgjuar.
Pas çerek shekulli, edhe pse mund të ishin disi të fryra shifrat e OSBE-së për rivlerësim të komunizmit apo edhe Neverit (afro 50%), ato tregojnë se neokomunizmi i kultit të individit mbetet i lartë dhe përtej shifrave të partisë që ndryshoi siglën brenda natës nga PPSH në PSSH.
.
Rrëzimi i diktatorit... 20 shkurt 1991
Rrëzimi i diktatorit… 20 shkurt 1991
Lehtësia me të cilën u mor rënia e komunizmit dhe figurës kult po përsëritet pas 30 vitesh me gjasme rënien e sorosizmit dhe figurës okulte të tij edhe të “Nisma”-t foshnjarake e belbacake.
Një tjetër lidhje që i bën vëllezër siamezë komunistët dhe sorosistët nuk është vetem xhuntoja Edi Kristaq Rama dhe dispeçeri Ismail Kadare. Ekstremi i majtë i komunizmit enverist dhe far-left i sorosizmit ultraliberal nuk kanë lidhje vetëm në ekstremet që rëndom puqen si Neimi i Labinotit me Henrin e Parisit, por edhe biologjike. Soros ka përzgjedhur ashtu “pa dashje” bijtë dhe bijat biologjike të ‘shefave’ të komunizmit; ka përzgjedhur ashtu “pa dashje” edhe vllaçot okulte të “drejtësisë së komunizmit”. Kjo ishte Rilindja, në thelb. Hakmarrje për drejtësi… shefash ndaj vartësve.
Nëse opozita kibernetike e shquan si përrallë nga e kaluara binjakëzimin Soros-Enver dhe sorosizëm-komunizëm, në rastin më të mirë është foshnjarake, në rastin më pak të keq të mundshëm parazitare, e në rastin më të keq, bashkëpunëtore e firmave e borderove të figurës okulte Soros, ashtu siç ka pasur shumë nga ‘vartësit’ e djeshëm që kanë qënë bashkëpunëtorë të heshur apo të zëshëm të figurës kult, Enver.
Në këtë kuptim, çdo orvatje për të anashkaluar luftën frontale ndaj sorosizmit si “update” i enverizmit, meriton respektivisht përcaktorët e sipërpërmendur. Çdo orvatje në vijimësi antiSoros është jo vetëm katalizator i ndryshimit të njëmendtë të pushtetit të 25 prillit, por edhe lakmues i ndarjes së bazës së një partie me ngjyresë mirëfilli blu, nga aciditetet e një partie gjithmonë në nëngjyresa të së kuqes. Në të kundërt 25 prilli, skicohet si 1 prilli.
Nuk ka të mesme të artë. Ose bazë, ose acid. Në këtë rast “e mesmja” është e thartë, është pesticid tashmë që edhe Mark Fëbëja kërkon të na mbyllë gojën me “lock and padlock” “Lajme pozitive dhe jopolitike…”.
Bugra, uber alles!
.

Marre nga muri i FB i Zamir Gjurgji, 31 janar 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.