back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Epoka e Diktaturës Komuniste, Kadare dhe Dante Alighieri – nga Genci Hoti

Gazeta

Studiuesi Genc Hoti
Studiuesi Genc Hoti
Epoka e Diktaturës Komuniste, Kadare dhe Dante Alighieri
refleksion nga Genci Hoti

Nga të gjithë metodat filozofike të hasura në jeten time, vetem ajo hegeliane përmbante analizën sipas kohës dhe hapsirës, pa u mbështetur tipikisht qoftë në Kohë e qoftë në Hapsirë. Nga ana tjetër, është e vetmja metodë analitike filozofike që nuk është përmbysur akoma, duke qëndruar në pozita komanduese, sido që të tentosh të analizosh një dukuri.
Tendenca për ta paraqitur dialektikën si përjashtuese në mundësinë e përmirësimeve në mënyrë të shkallëzuar (nga Libri i Filozofisë me përkthim nga anglishtja e Stavri Pones, fq. 203) në radhë të parë është një moskuptim i ligjit mbi kalimet sasiore në ndryshime cilësore, e në radhë të dytë, dialektika hegeliane mbështetet, si metodikë studimore, pikërisht në mundësinë e zhvillimit në mënyrë të shkallëzuar, ku kalimet sasiore në shkallë cilësore e parakuptojnë zhvillimin e shkallëzuar. Pikerisht, ky kalimi nga intelektuali teolog në intelektualin laik, përbën shkallën e zhvillimit thelbesor në botën e mendimit njerëzor.
Analiza tripërmasore e ligjeve të Dialektikës, në këtë rast, na shërben si mënyrë analitike për të zbërthyer fenomenin “Dante” sipas një rruge mbi 200 vjeçare, por të pashfrytëzuar seriozisht, të pakten këtu në Shqipëri. Kur flitet për një epokë, për një individ, për një bashkësi individësh, për një popull, për një racë apo për vetë Njerëzimin gjithmonë procesi është paraparë në mënyrë të njëanshme, dmth pa u përcaktuar më përpara ekuacioni klasik i zhvillimit të ngjarjes. Në këtë mënyrë analiza e ngjarjes dhe Dialektika Hegeliane janë konfrontuar që në hapat më të para; është parë e arsyeshme të anashkalohej e dyta duke e analizuar ngjarjen sipas një oreksi politik dhe, në këtë mënyrë, i është fshehur Njerëzimit Thelbi për të cilin ai ka lindur dhe është zhvilluar deri në këtë shkallë ku po jetojmë sot. Mos të kujtojë askush se rezultati që po përjetojmë ndodhet brenda kuadraturës të saktësisë, qoftë edhe të përafërt. Interpretimi i epoka danteske tregon se kjo saktësi është tepër-tepër larg pozicionit për të cilin përdoret ky term. Të paktën, në Shqipëri epoka e një ngjarjeje nuk është marrë parasysh asnjë herë, kur në rastin më të mirë është parakaluar formalisht duke shpikur ngjarje të paqëna, për të krijuar një lidhje justifikuese pa ditur në asnjë rast ligjësinë përkatëse (e gjithe shkolla shqiptare, pas 1945 e deri më sot, është e ndërtuar sipas këtij shembulli).

Nadire Buzo - Epoka Kadare
Nadire Buzo – Epoka Kadare

Lidhja e Kadaresë, dhe e kujtdo studiuesi që është marrë me këtë problem, qoftë edhe përafërsisht, dmth me Dante Alighierin, i nënshtrohet këtij rregulli sinjifikativ. Uns pretendoj, se kryesorja që shërben për të zbërthyer figurën e Dante Alighierit është analiza e epokës nga pikëpamja kohore dhe elementet sociale që e kanë shoqëruar atë, sidomos ato politike (kjo sot konsiderohet si e rëndomtë, por që shkolla shqiptare e ka përdorur krejtësisht formalisht pa i dhënë asnjë rëndësi pasojës në fushën e teorisë së letërsisë apo historisë; shumë-shumë tituj që shoqërojnë listën e bibliografisë në këtë punim kanë shëerbyer për të zbuluar këtë dukuri tipikisht shqiptare). Është një ndër pikat e shumta ku shpaloset keqarsimimi i shqiptarëve përgjat epokës enveriste dhe paaftësia e tyre për ta zbërthyer saktë epokën danteske, qoftë sipas përfitimit individual e qoftë sipas përfitimit kolektiv. Të paktën në Shqipëri, ky këndvështrim i problemit nuk është prekur ndonjëherë për çfarëdo problemi social. Por, nga ana tjetër, trajtimi i kësaj figure nga ana e Kadaresë dhe e të tjerëve, i ka shërbyer një qëllimi për të cilin ata nuk kanë folur asnjëherë, duke fshehur kokën si struci…
Cili është ky qëllim?
Për ta zbuluar atë shërben pikërisht figura e Dante Alighierit, për të cilin janë thënë gjëra krejt të kota, por asnjëherë thelbi për të cilin ai u shpreh në “Komedinë Hyjnore” dhe për të cilin Njerëzimi e përmend herë pas here. Mënyra e zbërthimit të figurës së Dante Alighierit dhe veprës së tij, e lidhur me epokën ku ka jetuar poeti, është në të njëjtën kohë zbërthim i veprës së shkrimtarëve shqiptarë të epokës enveriste të lidhur me të. Kështu që edhe Kadare nuk mund të bëjë përjashtim nga ky grup edhe pse ai kërkon të distancohet prej tyre duke e paraqitur veten të ndryshëm, deri në cilësi, nga produkti letrar enveristo-komunist.
Në këtë rast në kurriz të Kadaresë është luajtur një lojë që shkrimtari nuk “e ka kuptuar” dhe e ka pranuar pa u thelluar. Me 2016, është botuar një libër me autore Nadire Buzo (foto 40, 41, 42) me emërtimin Epoka Kadare, pa e kuptuar që çdo krahasim me këtë term të çon në zbulimin e autorëve të formimit të Diktaturës Komuniste. Nëqoftëse do të pranojmë një epokë të Kadaresë më përpara duhet përcaktuar Koha kur fillon dhe mbaron kjo epokë dhe me kë paralelizohet në përmbajtje. Në Shqipëri përgjat shekullit të XX-të, kemi disa epoka ku më kryesoret janë: 1-Epoka e Pavarësisë, ku kemi dy figura kryesore: Ismail Qemalin dhe Esat Pashë Toptanin (1912-1918). 2-Epoka e Mbretit – Princ Vidi (1914-1924). 3-Epoka e Republikës Shqiptare 1925-1928 me President Ahmet Zogun. 4-Epoka Mbretërore 1928-1939 me Mbret Zogun e Parë. 5-Epoka e Diktaturës komuniste me PPSH në krye të vendit e me sekretarë të parë Enver Hoxhën-Ramiz Alinë 1945-1991. 6-Epoka postkomuniste, 1992-2024, me disa Presidente dhe Kryeministra. Atëhere bëjmë pyetjen: me cilën epokë paralelizohet epoka Kadare? Vetë datëlindja dhe koha kur Kadare ka jetuar në Shqipëri (1936-1990) na tregon që “epoka Kadare” ndodhet fiks brenda epokës së Diktaturës Komuniste dhe këtu duhet parë roli i Kadaresë në ndërtimin e kësaj Diktature, të cilën autorja e librit kërkon ta sfumojë duke krijuar një epokë të Kadaresë pa asnjë lidhje me epokën e Diktaturës Komuniste, kur në realitet koha e Kadaresë është jashtëqitja tipike e epokës komuniste me të gjithë të keqijat që ajo realizoi për gjysëm shekulli. Kështu që është e pamundur të zëvendësohet epoka e Diktatures Komuniste me një epokë të Kadaresë, sepse janë e njëjta gjë, por ekziston realiteti i Kadaresë në formimin e përmasës së Diktaturës Komuniste, të paktën që nga viti 1954, kur vendosi të përfshihej në gardën e Realizmit Socialist, deri në shtator të 1990-ës kur u largua nga Shqipëria për të ndihmuar vendosjen e pseudodemokracisë në Shqipërinë e deformuar historikisht. Pikërisht kjo është tema që na zbërthen kollosi Dante Alighieri kur lidhet me botën shqiptare të epokës komuniste dhe postkomuniste.

Marrë nga Muri i FB, Genci Hoti, 20 shkurt 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.