back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Ernest Koliqi – Figura e Pacënueshme e nji Patriarku – nga Dr. Leka Ndoja

Gazeta

Koliqi dhe Veprat e tij
Koliqi dhe Veprat e tij

Ernest Koliqi – Figura e Pacënueshme e nji Patriarku

nga Dr. Leka Ndoja

1.Qendra e sistemit letrar të diasporës,
Në 30 vite, 1944-1974, konsiderohet Qendra e sistemit letrar të diasporës, autori ma i cituem në konferenca e studime pas vitit 1990.
Prozator neosimbolist e studiues proliferik, hodhi piketat e periodizimit te Historisë së Letërsisë Shqipe. Në studimin tim, Letërsia shqipe e diasporës, zë pjesën e luanit.
Kultura e tij antropologjike për botën shqiptare dhe si shkrimtar me intertekste Prustiane krijon nji distance me shkrimtarët tanë të kohës së realsocios.
Mbas viteve ’90, çlirues i estetizmit të ri me ndikimin ma të madh mbi prozën shqipe.

2.Periudha e dytë e krijimtarisë artistike e Koliqit (1944 – 15 janar 1975)
1.Koliqi vijoi krijimtarinë në prozë me romanin “Shija e bukës së mbrume” Romë 1960, subjekti me temë grupimet politike shqiptare në SHBA, receptohet si diagnozë e emigracionit politik në Amerikë. Intriga e tekstit mbushet me argumente të ndamjes politike e arrivizmit të shqiptarit në dhè të huej.
2.Dramat, sidomos drama distopike “Rrajët lëvizin” subjekti trajton sipas konceptit profetik – ardhmëninë e sistemit politik drejt hapjes së lindjes e ramjes së mureve ideologjike në Shqipni.
Dy vepra çelës me vlerë etike dhe artistike saqë kontestoheshin në programet e “Letërsisë moderne” në Fakultetin Filologjik të Tiranës.
Periudha e dytë e krijimtarisë – shuguron letërsinë disidente që qarkulloi si letërsi e ndalueme në Kosovë më së shumti.
Drama me 1 akt, i jep formë simbolizmit, e kthimit nostalgjik të veprës së tij në atdhe në pasjetë – përmes vajzës Izabela – Iza në vitet ’80 të shek. 20.

3.Kritika e Koliqit
ndaj korpusit letrar e kulturor të realsocit të Tiranës e Prishtinës – asht e vetmja kritikë që orienton lexuesin për vlerësimin ndryshe të letërsisë utilitare të trumpetueme në Shqipni si “strada maestra”.
Konteksti në diasporë ishte i tillë saqë produktoi këtë letërsi. Siç thotë Bakhtin: “Kronotopia – ka funksion vendimtar për krijimin e veprës dhe anasjelltas!”

4.Degarrotipi
Si politikan, driftimet e vështira i sollën akte të shënueshme pannacionale të sistemit arsimor. Degarrotipi (*proces primitiv i fotografimit) i pamjeve bardhezi për Koliqin le të mbetet në muzeun e paqenë të pasluftës…
Leka Ndoja, 15 janar 2023

Ernest Koliqi - Hija e Maleve & Tregtar Flamujsh
Ernest Koliqi – Hija e Maleve & Tregtar Flamujsh

Diskutime mbi shkrimin

Aleks Kapllaj – E konsideroj Koliqin si kombëtarizuesin ma të madh të gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqiptare!
Asht i pari që bashkoi kombin shqiptar me identitetin kryesor, që është gjuha shqipe, ashtu siç bani Gjergj Kastrioti me mbrojtjen e trojeve shqiptare nga otomani, siç bani Fishta me alfabetin shqip në Kongresin e Manastirit dhe më vonë Ismail Bej Vlora me shpalljen e pavarësisë.
Madhështia e tij u tregua se tradhtarët e kombit, pushtuesit sllavo-komunistët që morën pushtetin mbas 45-s, ishin kundër veprës së tij në shërbim të bashkimit kombëtar, duke e shpallë bashkëpunues me pushtuesin, kur ata vetë ishin pushtuesit dhe tradhtarët e shqiptarëve të Kosovës.

Vrethee Lnika – Aleks Kapllaj – Vlera si shkrimtar asht e pallogaritshme, sot në përkujtim të tij përmendim virtuozin e kulturës si vizionar dhe përbashkues i shqiptarëve siç e ceke me të drejte. 3 vitet themelimit të sistemit arsimor në Kosovë dhe përhapjes së gjuhes shqipe – nji arsye ma shumë që s’mund të cënojnë figurën e tij prej Patriarku.
L. N.

Artan Kafexhiu – Kthimi i Koliqit, jo vetëm si kombëtarizues në rrethana të disfavorshme kur ai jetoi, mbetet një detyrë titanike, deri tash krejt e paarritëshme.
Letërsia e tij duhet të ofrohet jashtë kontekstit kur u shkrua, pavarsisht meritave superiore letrare.

Studiuesi Leka Ndoja, në mbrëmjen e diskutimit të librit "Pa Moshë" të Kafexhiut
Studiuesi Leka Ndoja,

Vrethee Lnika – Artan Kafexhiu Konteksti në diasporë ishte i tillë që produktoi këtë letërsi, siç thotë Bahtin “Kronotopia – vendimtare për krijimin e veprës dhe anasjelltas!”
Ndërsa për kohën si politikan, ok Artan t’ia lemë politikës dhe degarrotipit të pamjeve bardhezi. (Leka Ndoja)

Artan Kafexhiu -Vrethee Lnika – Lekë, do të vijë koha që tekstet e historisë do të jenë më objektivë me Koliqin. Unë jam më shumë i interesuar në konteksin e letërsisë së tij. S’duhet të lejojmë që triumfi i letërsisë së mjerimit të Migjenit të jetë panorama e një kohë aspak tragjike për shqiptarët, ku atdheu po rilindte si komb. Një provincial, si Migjeni me sytë e një provinciali tjetër kroat si Krleza, s’duhet të vazhdojë të pikturojë me penelatat e errta turbekulozi kohën dhe shoqërinë kur një komb po zgjohej, e kishte shpresë. Tragjedia filloi në 1944.
Koliqi duhet të nxirret jashtë kontekstit politik si shkrimtar, e të trejnohen lexuesit se kjo është proza e vërtetë moderne.

Artan Kafexhiu – Vrethee Lnika Ekzakt, Koliqi sjell realitetin shqiptar, jo Migjeni. Dhe realiteti shqiptar kulturalisht, ku në thelb sillet skena sociale e familjare shqiptare, s’është shumë i ndryshëm nga një ambjent tjetër europian, me pasuri karakteresh, dramash, humori, apo tragjedie të një jete qytetare, që Koliqi i hulumton kaq bukur.

Vrethee Lnika – Artan Kafexhiu E vërtetë koha e hapësira e Koliqit krijoi personazhe mitike te Hija e maleve – dhe realiste te Tregtar flamujsh si spekulantët, amorozët, maniakët e automobilave, kontrabandistët, mashtruesit, por edhe kultin e thashethemnajës qytetare, erotizmin e jetës pas Arkapijave.
Po në Hijen e Koliqit si novelist Migjeni ka pak të thotë! Në poezi e zbuloi Koliqi dhe vlerësimi i tij u kthy në mallkim e u përdor si kondrafigurë në momentin e ndrrimit të kurrikulave pas L2B. Argumentet që u përdoren për Migjenin ishin jashtëletrare. Vijimi i këtij programi sot asht recidiv dhe M. e Arsimit – mbasi nuk reflekton momentin historik te manifestimit artistik të 2 autorëve. Leka Ndoja

Marre nga Muri i FB Vrethee Lnika

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.