back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Evolucion (ose vrasje Liridonash) – nga Shqipe Bytyqi

Gazeta

Shqipe Bytyçi
Shqipe Bytyçi

Evolucion (ose vrasje Liridonash)

poezi nga Shqipe Bytyqi

Pas rreth tri decenjesh isha sërish pjesëmarrese në një protestë në Prishtinë. Kësaj radhe nuk protestohej kundër regjimit serb dhe për tė drejtat e shqiptarėve në Kosovë por për tė drejtat e gruas në Kosovė.
Qytetarë të Prishtinës mbrëmë, një javë pas vrasjes së Liridona Ademajt janë mbledhur pėr të protestuar kundër dhunës dhe vrasjes së grave,. Vrasja e saj tronditi vendin, sepse bashkëshorti i saj, Naim Murseli, u arrestua si i dyshuar për organizimin e vrasjes së saj. Në bazë të raportimeve të Policisë së Kosovës dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, numri i përgjithshëm i grave të vrara në Kosovë nga viti 2010 deri në nëntor të këtij viti arriti nė 55 gra tė vrara.
Nga statistikat nxjerr që në vitin 2021 në mbarë botën u vranë 81.100 gra dhe vajza. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 45.000 sosh, u vranë nga partneri i tyre intim ose një anëtar i familjes. Fatkeqësisht çdo njëmbëdhjetë minuta vritet një vajzë ose grua nga partneri ose një anëtar i familjes. Fakt ky, që për gratë pėrshfaq jo vetėm shqetësim por edhe frikë.
Shoh si shume zëra burrash fajin iu mveshin viktimave gra, tė tjerë mohojnë tė jetë femicid, tentojnė te barazojnė vrasjet e grave nga ana burrave me vrasjet e burrave nga ana grave. Shumë të tjerė, keto protesta e quajnë kakofoni.
Në Gjermani, sipas statistikave, gjithsej 113 gra dhe 14 burra janë vrarë nga partneri ose ish-partneri i tyre në vitin 2021. Fenomen që s’guxon të heshtet, por jo të tërhiqen paralele fajësish mes burrave dhe grave. Gjersa për numrin e burrave të vrarë nga gratë nuk gjeta statistika zyrtare në Kosovë.
Shqipe Bytyqi në Protestë kundra Femicidit të fundit në Kosovë
Shqipe Bytyqi në Protestë kundra Femicidit të fundit në Kosovë

Çka ështė femicidi?

Femicid është vrasja e grave për shkak të gjinisë së tyre ose për shkak të ideve të caktuara të feminitetit. A nuk ështė ide e caktuar e femitetit kur gruas i presupozohet çdoherë faji, kur ankesat e saja, kallzimet penale jo vetėm qė nuk mirren seriozisht por edhe i sygjerohet që ajo ta ulë kokėn dhe ta hesht rastin. A nuk është shtyerje drejt femicidit kur shoqëria e merr tė mirëqenë, gadi-gadi obligative sakrificën e saj, ashtu si edhe dhunėn psikofizike dhe financiare që ushtrohet ndaj saj. Prandaj, nė vend që protestat e tilla tė mbështeten, të krijohen dhe vihen nė jetë masa efikase parandaluese, si sensibilizimi i shoqerisë në të gjitha sferat duke filluar nga sistemi parashkollor, tė tillët krijojnė një ambient toksik dhe të pasigurtë, jo vetėm për gruan.
Para tri decenjesh, gjatė ose pas njė proteste kundër regjimit serb, gjasat për një represalje ishin të mëdha, gadi t’pashmangshme. A duhet edhe tash, gjasat për dhunë në baza gjinore ti konsideroj si tė mëdha? A duhet edhe tash të jetoj me ankthin e së dhunës gjinore?
Shqipe Bytyqi, 7 dhjetor 2023

Poezi nga Shqipe Bytyqi

Vetëbesimi saj
trondit eshtrat arkaik
tërmet gjashtë ballësh
miliarda neurone n’lëvizje
nxitojnë zigzakeve të shtratit t‘langt
sa nuk shpërthejne membranat trunore
dosje të hapura
llogari algoritmike
hipotallamusi trazohet
tundim i kromozomit y
muret e shtëpisë kanë veshë për burrin
për duar gruaje, për hire gruaje
s’ka vend për nivel sysh

Liridona Ademaj (1993-2023)
Liridona Ademaj (1993-2023)

Ky tërmet gjashtë ballësh po me çmend
si përsëritje e një manjetofoni defekt
kurrë në nivel sysh jo…
kurrë në nivel sysh jo…
Shoh, kromozomin y
këtë kameleon gjenetik
si rrugës evolucionit relikte mblodhi
edhe atë aktin e pështirë
t’shënjimit urinor të territorit
e evolucioni përmbrenda zien
mashtrohet kafsha alfa
dhe vullneti tij i dominimit,
evolucionit si bën dot ballë

N’horizont përshfaqen
ëndrra që drojnë t’linden
ndjenja që ndrydhen e shtrydhen
vrasje shpresash
dhe turma primatësh
që mallkojnë t’bukurën
Por ti beso,
e tha, Athena,
lindur nga koka e t’jatit
atyre betejave kromozomesh
luftave, nivelesh sysh
veç unë bëj zap Aresin!

Evolucioni përmbrenda zien
Cili është haraçi tij
sa koka grash
sa bonjakëri fëmijësh
sa varreza shpresash
Evolucioni zien…

Marrë nga Muri i FB Shqipe Bytyçi, 3 dhjetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.