Fakte interesante të anatomo-fiziologjisë njerëzore
-Trupi njerëzor përmban 37.2 mijë miliardë (trilionë) qeliza gjithsej.
-Në trup kemi mbi 600 muskuj skeletikë (të vullnetshëm).
-Gluteus maximus, muskuli i madh i vitheve, është më i madhi i të gjithëve.
-Muskuli më i vogël është stapedius (yzengjior), i veshit të mesëm.
-Gjatë jetës ne humbasim 18 kg lëkurë.
-Pesha e lëkurës është 3-4 kg.
-Një pjesë e madhe e pluhurit shtëpiak, është me prejardhje nga lëkura jonë: ne humbasim çdo orë 600 mijë copëza lëkure.
-Ne kemi 100 mijë fije floku.
-Çdo ditë humbasim rreth 80 fije floku.
-Truri përbëhet nga 15 miliardë qeliza nervore (neurone), secila prej të cilave e lidhur me 25 mijë të tjera.
.
-Impulset nervore arrijnë shpejtësi deri 400 km/orë.
-25% e gjakut përdoret nga truri.
-Qepallat rrahin rreth 15 herë në minutë.
-Njeriu mund të dallojë mbi 1500 tonalitete muzikore.
-Ne mund të dallojmë rreth 3 mijë aroma të ndryshme.
-Mesatarisht, përgjatë 70 viteve, ne kryejmë 600 milionë frymëmarrje.
-Rrugët ajrore të mushkërive mbërrijnë 2400 km gjatësi.
-Mushkëritë përbëhen prej 300 milionë alveolash (hojëzash).
-Mesatarisht ne thithim 11 mijë litra ajër çdo ditë.
-Hunda dhe veshët rriten deri në fund të jetës.
.
Marrë nga Muri i Fb i Selim Kurtit, 18 gusht 2019