back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fenomenologjia e ngjarjes skenike në problematikën estetike të teatrit modernist nga Edward Gordon Craig

Gazeta

Edward Gordon Craig (1872-1966)
Edward Gordon Craig (1872-1966)

Fenomenologjia e ngjarjes skenike në

problematikën estetike të teatrit modernist

nga Edward Gordon Craig

Bota e Craig është një botë e zhdukur.
Dhe në të, Craig i kishte caktuar vetes një botë me vete,
me kufij të gjurmuar në mënyrë rigoroze
dhe të drejtuar nga Paefektshmëria dhe nga Afazia (ҫrregullim gjuhësor)…

Craig's Design (1908) për tragjedinë Hamleti (Moscow Art Theatre)
Craig’s Design (1908) për tragjedinë Hamleti (Moscow Art Theatre)

Paefektshmëri e një artisti radikal, i cili harton në vetmi dhe dëshiron të realizojë çdo gjë në menyrë të përsosur, kaq i fiksuar pas absolutes, sa që preferon mosveprimin ndaj çdo lëshimi, sado minimal ndaj nevojave të “praktikes”, sa të trembet në një formë gati maniakale, se të tjerët mund t’i përvetësojnë (dhe tradhtojnë), atë që ai ka zhvilluar shumë kujdes. “Armiqtë” ishin të tjerët, për Craig, ata që donin ta shtynin atë drejt kompromisit, ata që nuk donin t’ia dinin, që duheshin refuzuar, të cilëve u duhej folur në një gjuhë kriptike (të fshehtë), gjuha e fshehtë e atij, që e vendos veten si objekt i persekutimit.
Afazia, gjithashtu ,e atij që nuk ushqen besim të mjaftueshëm tek fjala dhe që, në pamundesi të komunikimit nëpërmjet shenjave teatrale absolute, përdor emblema letrare: format e paracaktuara të dialogut filozofik, të vegimeve profetike, të Excurcus-eve  historike dhe filologjike (ushtrime mësuar mbi fenomene të pandodhura në vite ose rajone të largëta), të faqes ironike, te theksit satirik…
Vlerat lidhëse (nyjore) e teorive dhe punës craigiane për historinë e teatrit modern, janë tani një fakt i përftuar masivisht, është po ashtu përpjekja e parë organike për të futur fenomenologjinë e ngjarjes skenike në problematikën estetike. Termi “art i teatrit” (teatër, jo dramë) tregon, në fakt, organizimin e shenjave në dy sisteme të ndryshme, të cilat shpesh kanë tendencë të mbivendosen, por që lejojnë ndarjen teorikisht të dy fushave të ndryshme estetike. Nga njëra anë fusha e përpunimit të aktorit artistik, një art i njeriut prej njeriut, rezultati, dmth, i formalizimit (nëse është e mundur), të një materiali që – edhe duke komunikuar me anë të shenjave fizike – në fund të fundit është analizë që përbëhet nga impulset psiqike; nga ana tjetër, fusha estetike e shfaqjes në tërësinë e saj,  supozohet si një produkt artistik unik dhe autonom.
Rikthimi në shprehjen njerëzore, në shprehjen e aktorit, është tregues: drejtuesi, në idene e teatrit të Craig, është artisti që vizualizon një ritëm organik, fiziologjik dhe të brendshëm, kthen në shenjat e artit, tërësinë globale të perceptimit psiqik.
Ky është një aspekt themelor i poetikës craigiane, e cila – për shkak të radikalizmit të saj – nuk ka gjetur një zhvillim të përshtatshëm në historinë e artit modern (shpesh janë ndalur në një konceptim të drejtimit si fakt vizual, ose si një varësi e thjeshtë të elementeve të ndryshme të shfaqjes ndaj një “drejtuesi mjeshtër”), dhe që ka parë ndoshta zgjerimet e saj më interesante në teoritë kinematografike të Eisenstein-it.
Nëse e shohim nga afër, kapërcimi i teorisë të montazhit kinematografik, të themeluar mbi dominuesen, në favor të një formulimi të montazhit, i cili bazohet në stimulimin e përgjithshëm të organeve të ndryshme shqisore të audiencës përmes tërësisë. Kjo do të thotë ndër të tjera, stimuj – që e gjejnë unitetin e tyre në faktin, se janë reflekse fiziologjike të perceptuara psiqikisht – mund të shihet si një aplikim i mprehtë i faktit kinematografik të një parimi, që  Einstein e identifikon tek kabuki (teatri japonez), ose në cilësinë “fiziologjike” të muzikës së Debussy-it dhe Skrjabin-it, përkundër “klasicizmit” të Beethoven-it, por që është gjithashtu e natyrshme në konceptin e drejtimit nga Gordon Craig.

E. Gordon Craig - The art of the Theatre
E. Gordon Craig – The art of the Theatre

Mbështetja, në nivelin teknik gjuhësor, i vizionit craigian të aktorit, mbi eksperiencat operative dhe mbi hipotezat teorike, si të Mejerchol’d-it, ashtu edhe të Brecht-it  është provuar historikisht nga njëra anë, nga puna që i pari kryente, si përkthyes, rreth teksteve të Craig, në anën tjetër nga bisedat mbi çeshtjen e aktorit, që Craig pati me Brecht, menjëherë pas vënies në skenë të “Dreigroschenoper”, të cilat rifilluan më pas në Moskë në vitin 1935. Janë rrëfenja që meritojnë një hetim më të thelluar nëpërmjet ekzaminimit të dokumenteve private si të Craig, ashtu edhe të bashkëbiseduesve të tij.
Nëse, asokohe, koncepti craigian i drejtimit, lindi nga kërkimi për një sistem të shenjave teatrale dhe vetëm teatrale ekuivalente për autonomi, me atë të arteve të tjera (muzikë, pikturë, arkitekturë, etj.), hulumtimi i sotëm ka për qëllim, gjetjen e asaj çfarë e dallon teatrin nga mjete të tjera të shprehjes, kur i janë hequr ato elemente që, në sistemin e plotë të masmediave dhe Arteve të shfaqjes (kinema, televizion, etj.), gjenden në një zonë mbivendosjeje. Shkrimet e Craig-ut janë në shumë aspekte, shkrime të fshehta (ezoterike). Duke menduar të paktën që një lexues do ishte i vëmendshëm, ai shkruante: “Ai  do të kuptojë që unë shkruaj këtu për gjërat që kanë të bëjnë me të tashmen, të nesërmen dhe të ardhmen, ndaj do të jetë i kujdesshëm për të mos ngatërruar këto tri periudha të ndryshme.”
Nga shtresat më pak sipërfaqësore të faqeve craigiane, del një imazh i teatrit, që nuk kufizohet me rinovimin e strukturës e ngjarjes artistike, por që përpiqet për ta vënë atë në një mënyrë të re në qarkun e përvojës. Imazhi i një teatri sistolik, si të thuash, një lloj jo perëndimor që – në vend  të hapet për publikun – e përqëndron vëmendjen e publikut mbi vete; jo një “teatër ritual”, por një teatër, ndoshta, të vetëdijes së arritur nëpërmjet saktësisë teknike, dhe mjeshtërisë së vellos për të mbuluar dhe zbuluar. Është një propozim që futet në debatin bashkëkohor, kur njerëzit e teatrit ndjejnë nevojën për të inventarizuar mundësitë e gjuhës së teatrit, para projektimit të metodave dhe objektivave të teatrit në shoqëri dhe kur nuk duan të suvatojnë me qëllime të mira një ndërtesë të pabanuar, e cila mbijeton gjithnjë e më e panevojshme në strukturën e metropolit.
Craig, i zhveshur nga liria si mantel, na shfaqet si propozimi i parë në terma mitikë (dhe ende jo të drejtpërdrejta antropologjike), i ripërtëritjes së një kulture “tjetër” dhe të një kuptimi “tjetër” për shfaqjen e spektaklit.

Gordon Craig family (Gordon - Elena Fortuna Meo - Nelly dhe Edward Carric
Gordon Craig family (Gordon – Elena Fortuna Meo – Nelly e Edward Carric)

Pak  biografi e Edward Henry Gordon Craig

Edward Henry Gordon Craig, është  njohur si Gordon Craig (Stevenage,  Hertfordshire, Angli, 16 janar 1872 – Vence, Francë, 29 korrik 1966).  
Të analizosh  punën e Edward Gordon Craig, është si të shqyrtosh natyrën e vetë teatrit. Ai ishte një aktor, projektues, drejtor, kritik teatri dhe teoricien. Craig, ishte ndër të parët, që pohuan se drejtori ishte “artist i vërtetë i teatrit!”. Craig projektoi dhe ndërtoi skena të përpunuara simbolike. Skena e tij e famshme ishte e  përbërë nga “ekranet” abstrakte për Hamletin, në Moskë, shkaktoi një efekt të madh në audiencë. Ai ishte gjithashtu botues dhe kryeredaktor i revistës së parë të teatrit ndërkombëtar, revista “The  Mask”. Broshura mbi “Arti i Teatrit: Dialogu i parë”, është ribotuar së bashku me artikuj të zgjedhur nga revista “Maska” dhe formoi një botim të ri dhe të parë në anglisht, të librit Craig me titull “Për Artin e Teatrit” – në 1911 Londër. Libri i Craig nën titullin “Drejt një Teatri të Ri” me dyzet gravura e tij unike dhe vizatimet në dizajn,  u botua në 1913, në Londër. Pas Luftës së Parë Botërore, Craig botoi një tjetër revistë arti “Kukull”, nga viti 1918 deri në 1919, përsëri  në  Londër. Libri Craig nën titullin “Teatri i Avancuar”, u botua në vitin 1919, Neë York , SHBA .Në 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Craig u arrestua dhe u dërgua në kampin e përqendrimit nazist. Ai u lirua në bazë të kërkesave britanike në 1945. Në vitin 1946, Craig u zgjodh, anëtar nderi i Unionit të Teatrit francez. Në vitin 1956, Craig mori Urdhërin e Shokëve të Nderit si një shpërblim për arritje të rëndësishme në Arteve.
Në vitin 1962 , Craig paraqiti “Katërmbëdhjetë bisedat në Teatrin” për BBC, redaktuar nga Maison Discurio në Londër.
Edward Henry Gordon Craig vdiq moshën 94 vjeçare, me 29 korrik 1966, në Saint-Paul de Vence, Francë. Në nderim të tij, është ndërtuar në Stevenage, Britani të Madhe në vitin 1975: Craig Gordon Theater.

Përzgjodhi dhe përgatiti: Erenestina Halili – Gjergji
Botuar Revista “Fjala” – mars 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.