back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Ferri i Spaçit… si “kamp riedukimi” – nga Orkid Spahiu

Gazeta

Ambasada Suedeze - Burgjet u bënë Kampe Pune të Detyruar
Ambasada Suedeze – Burgjet u bënë Kampe Pune të Detyruar

Ferri i Spaçit… si “kamp riedukimi”

nga Orkid Spahiu

Qenka financu një studim për ferrin e Spaçit… që bijtë e djallit e quajnë “kamp riedukimi”!!
Kurrë nuk u gjet asnjë dokument nga ky ferr, siç janë dokumentet e kartotekës, normat dhe oraret e punës skllavëruese në minierë, emrat e gardianëve dhe xhelatëve aty, por edhe të burgosurit nuk gjejnë dokumente për punën në minierë për të pasur pension minatori…!!
Duhet një kalvar nga ata që kanë mbetur gjallë, të marrin një vërtetim për kohën dhe vendin e dënimit, çfarë pune të papaguar kanë bërë…
Por… çdo dokument i mundshëm, si me magji të kuqe, u gjet për të bërë studim i financuar nga Ambasada Suedeze, mbi këtë burg famëkeq.

Burgu i Spaçit sot...
Burgu i Spaçit sot…

Kush i ka pasur këto dokumenta, ku janë dosjet e hetimit për ridënimet në burgjet politike, ku janë dosjet e “vijës së sjelljes” për të burgosurit, ku janë ditaret e administratës së burgjeve politike, ku janë proces-verbalet e protokollit vrasës të Revoltave të Spaçit dhe Qaf-Barit, kush ishin me personat që torturonin të burgosurit politikë???
Pse u lejuan këto burgje të shkatërroheshin, kush janë përgjegjësit, pse nuk flitet në curriculat shkollore për ato vende tmerri??
Ky vend do përjetojë gjithshka të mbrapshtë, deri kur mos të mbarojë tallja me persekutimin politik, të atyre heronjve që guxuan të kenë liri e dinjitet Njeriu!

Marrë nga Muri i FB Orkid Spahiu, 29 mars 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.