back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Festivali i 62-të i Këngës në RTSH, një zhgënjim, një trishtim, një neveri! nga Durim Çaça

Gazeta

Fest 62 - Festivali i Këngës në RTSH 2023
Fest 62 – Festivali i Këngës në RTSH 2023

Festivali i 62-të i Këngës në RTSH,

një zhgënjim, një trishtim, një neveri!

nga Durim Çaça

Festivali i këngës i Radio-Televizionit Shqiptar publik, që u zhvillua për 4 net, në datat: 19 – 22 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, (me përjashtim të 3-4 këngëve të bukura, si: “Nanë” e Anduel Kovaçit, “Në ëndërr” e Tiri Gjocit, “Mars” të interpretimit të Elsa Lilës e ndonjë këngë tjetër; si dhe të natës së tretë, të “Nostalgjisë”, madhështisë e bukurisë të këngëve të festivaleve të mëparshëm shqiptarë dhe europianë), në një pamje të tij tërësore, qe një zhgënjim, një trishtim e neveri. Që, as efektet teknike të ndriçimeve skenografike, as veshjet e kushtueshme dhjetëra-mijë eurosh të prezantueseve, nuk i dhanë shkëlqimin e eventit më të madh muzikor vjetor të Shqipërisë.
Veç skenarit të dobët, të “arnuar” me parafrazime “filozofike” e vargjesh këngësh pa lidhje dhe jashtë një koncepti ideosinkretik të spektaklit, siç është një festival kënge; veç gafave të panumërta dhe situatave qesharake të prezantuesve, me atë staturë të tyre skenike prej manekinësh, veç atij humori të cekët vulgariteti të të ashtuquajturit komedian emigrant, ardhur nga Italia, që iu thotë spektatorëve, atyre që nuk e pëlqejnë humorin e tij të zi, “të të vërtetave”, “t’i hanë atë që s’mund të thuhet në publik, (merdè-në)”, apo “të një pjese të këngëtarëve të rinj, – siç shprehet me të drejtë, muzikanti Gjergj Leka, – që këndonin si në “karaoke”, pa kurrfarë diksioni dhe etike skenike”, etj., kulmi i përçmimit dhe trishtimit, ndaj ngjarjes më të madhe artistike (me një kosto qindramijë eurosh të taksave të këtij populli) që, pikërisht, performanca më e papranueshme muzikore, të vlerësohet prej një jurie prej 11 anëtarësh, (profesionistë dhe personalitete të muzikës, artit e kulturës mbarëkombëtare, – dhe nga Kosova e Maqedonia), me çmimin e parë.

Mal Ratkoceri - Fitues i Fest 62
Mal Ratkoceri – Fitues i Fest 62

Vetëm po të ishte një festival i veçantë për persona me aftësi të kufizuara dhe me probleme të shëndetit mendor, mund të jepej çmimi i parë për atë këngë dhe për atë këngëtar, me ato britma “performative”, me atë sjellje psikopatike, përfshirë dhe “falenderimin” e tij për spektatorët, duke iu nxjerrë atyre gjuhën, përveç veshjes së tij “skenike” të neveritshme! Sepse, për një festival normal të artit muzikor të një vendi, (madje, aktiviteti kryesor muzikor vjetor i një shteti, që presupozon nivelin më të lartë estetik të zhvillimit dhe progresit të këtij arti në këtë vend), në këngën fituese, me ato çjerrje psikopatike, nuk pati as art, as muzikë, as interpretim! Dhe ku, më tepër se performancë artistike e një “të çmenduri”, të estetizuar figurshmërisht e stilistikisht, pati performancë skene të një të çmenduri realisht, duke u tjetërsuar kështu krejt shenjimi i interpretimit, (performimit), nga “Çmendur” (siç është dhe titulli i këngës), artistikisht, në: çmendur “artistikisht”.
Me pak fjalë, ky festival qe një denigrim i turpshëm i muzikës së sotme moderne shqiptare!
(Drejtori i RTSH dhe i Festivalit të 62-të të këngës, Alfred Peza që, bashkë me drejtorin artistik, Bojken Lako, përçudnuan në një shfaqje surrogato këtë festival të famshëm shqiptar të këngës së muzikës sonë të kultivuar dhe këngëtari fitues i çmimit të 1-rë, Mal Retkoceri).

Marrë nga Muri i FB Durim Çaça, 25 dhjetor 2023

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.