back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Figura që duhen kujtuar e s’duhen harruar… – nga Niko Ljarja

Gazeta

Korçari Pandi Gjiza
Korçari Pandi Gjiza

Figura që duhen kujtuar e s’duhen harruar…

nga Niko Ljarja

Pandi ishte vërtet njeri i mirë! Jetim, i varfër,
por i ndershëm dhe i zgjuar, e nuk bënte sherr asnjëherë!
Ishte shumë paqësor e me humor të këndshëm!
Thirrja e tij e famshme: “Acta esti” (Zaret u hodhën – latinisht)
u bë refren i gjithë qytetit tonë dhe i njerëzve
që e mirëkuptonin dhe shpesh e ndihmonin.
I paharruar kujtimi i tij! Shumë bukur! Të lumtë, Niko!
Robert Koleci
.
Qeroska - Rrugë në Korçë
Qeroska – Rrugë në Korçë

.

E njof këtë figurë që në fëmininë time të hershme… Nuk është ndonjë pikturë e Rembrandit, është Pandi Gjiza, dhe nuk besoj se ka korçar që nuk e njeh…
Sigurisht Pandi nuk kishte mbaruar ndonjë shkollë të lartë në Sorbonë me idera jakobino-komuniste… e as ndonjë shkollë në Romë me idera Impero-fashiste! Pandi ishte një produkt shqiptar – e korçar, që fati dhe koha e kishte përplasur të ishte një nga gastorët e qytetit tim!!!
Kur ishim fëmijë figura e Pandit na shfaqeshe duke kënduar me zë të lartë nëpër rrugët e qytetit këngët e Raxh Kapurit, që u bënë aq në mode në atë kohë…
Më vonë edhe filmi dhe këngët e tij u ndaluan dhe Pandi nuk ishte aq budalla sa t’i këndonte ato këngë, që i nxirrte jashtë ligjit Partia…
Më vonë, përditë në majë makinës së Komunales, që endesh nëpër qytet (aty punonte atëhere) filloi të këndonte një këngë dashurie që e kishte sajuar vetë, e cila kishte vetëm një varg dhe një refren…
“Të pashë një natë në ëndërr,
pranë Pandit qëndronje ti…
dhe binte shi, binte shi…!”
E këto vargje të muzikuara i përsëriste gjatë gjithë ditës ndërsa endej në rrugët e qytetit…
Sigurisht, në atë kohë figura e Pandit bënte pjesë dhe në botën futbollistike të qytetit, “Skënderbeut”, e ku herë si portier e herë si lojtar… improvizonte nëpër rrugë gjithë talentin e tij si futbollist…… E ku mbas çdo improvizimi që bënte, përsëriste thënien e tij të preferuar: “Acta esti” (Zaret u hodhën… thënie e famshme e Jul Qezarit!)
Një herë ky talent u kurorëzua me një improvizim në një ndeshje futbolli midis ndërmarrjeve, ku u aktivizua edhe Pandi. Brenda në stadium,
gjë të cilën kam patur fatin ta shoh edhe unë, dhe e them pa frikë, se po të asistonte i madhi Charli Chaplini, dhe jam i sigurt se Pandit do t’i kishte akorduar një titull nderi… Për një interpretim të veçantë humori!!Më vonë, pas kësaj Pandi filloi të interpretojë në popull mendime filozofike që binin erë disidence e dashurie… Si fjala vjen tri thëniet e tij të bujshme:
-Na u bë jeta malore…
-Na shkoj jeta jabana……
-E dashuro, se të iku mosha…!
Thënie këto që edhe Shekspiri po të kishte qenë gjallë do t’u kishte kushtuar pak vëmendje,
këtyre tre thënieve të Pandit!
Se konkuronin shumë më atë thënien e tij. “Të rrosh a të mos rrosh?!”
Ndërsa shprehja e tretë i Pandit, mbyllet me një kreshendo shumë më optimiste se vargu i Shekspiri… E këtu, të gjitha vuajtjet Pandi i shumëzonte me zero, dhe jep recetën si të përballoheshin vështirësitë e kohës kur theshte: “Dashuro se të iku mosha…!”
Apo të tjera shprehje haptas disidente që i lëshonte nëpër rrugë si:
“Ik ore i shitur… Ik ore i shituri i Dinamos…!”
Ose thënien tjetër:
“Oh sa na hahet…!” etj.
Thënie që hynin në zhargonin popullor në të përditshmen e asaj kohe tragjike… Pandi ka shumë të tilla… Por vetëm kaq mendoj se vlejnë që të kujtojmë nga Pandi…
Jam i sigurt që e meriton titullin: “Disidenti i parë i Qytetit të Korçës!”
Shumë më shumë se të tjerë që kanë 30 vjet që mundohen ta mbajnë e ta vërvisin këtë flamur, pa qenë as edhe një minut të tillë!
Ky ishte Pandi Gjiza, që ia vlen të kujtohet mediatikisht, për kënaqësinë dhe humorin bio që i ka dhuruar qytetit tim, në atë kohë të vështirë!
E pse jo… por tek ne mungon akoma kjo lloj kulture, ku një rrugë e qytetit mund dhe duhet që t’i vihej ky emër simbolik: “Rruga e Pandit” Në nderim të këtij njeriu të mirë e gastori fatkeq të qytetit tonë…
.
Marrë nga Muri i Fb i Niko Ljarjes, 10 Prill 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.