back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Filosofia al mente – Determinizëm historik! – nga Bashkim Abazi

Gazeta

Bashkim Abazi
Bashkim Abazi

Filosofia al mente – Determinizëm historik!

nga Bashkim Abazi

Logjika është fillimi i ndriçimit human, jo fundi i saj.
Trashëgimia, jo vetëm kulturore, u lihet e plotë brezave. Jo ashtu siç na i dhanë neve: të trazuar, hibride, të gjymtuar apo… tjetërsuar.
Në takimin promovues të librit “Mbi Butrintin” me autor prof. Sazan Guri dhe Dr. S. Pinguli ndjehesh atdhetar, pak nacionalist dhe qenie e paplotësuar në vetëdijen dhe identitetin kombëtar.
Si antar i Akademisë qëmtoj publikisht:
-Librat janë si fëmijët e pavdekshëm, që ju bëjnë karshillëk prindërve të tyre.
-Qasjet epistemike imponojnë rrjedha logjike determinuese.
-Konsideratat e trashëgimisë ofrojnë vështrime historike, arkivore, mbrojtje juridike dhe imazh identiteti.
-Popujt që jetojnë mbi përplasje të kulturës, ngulmimeve urbane, standartit të intelektit, lëvizjeve difuzive dhe… religjionit e kanë të mbartur dhe bazal konfliktin e identitetit. Zbulimet arkeologjike si dëshmí, gjuha dhe territori – të pajustifikuara apo mpleksura gabim nga etimiologjia – përbëjnë thelbin e identitetit.
-Mbi histori hibride, lineare dhe korpuskulare me nomadizëm, beduine dhe endemizëm mbijetese enden të frikshme, mistike… dhe mitologjike pasojat a pariah e skllavërisë, gjëmat mesjetare, kryqëzatat e përgjakura nga doktrina të sundimit, asimilimit dhe humbjes/rikrijimit të identitetit.

Bashkim Abazi - Koncepte filozofike dhe logjike
Bashkim Abazi – Koncepte filozofike dhe logjike

-Vështrime pranë vetes, mbi fenomenologji historike – vendos këtu: helenët në Greqi, keltët në Galí, arabët në Spanjë, francezët në Oqeani… Krimeja, Kashmiri, Qipro, Malta… – të orientojnë në busulla të dekoduara dhe aspak suí generis. Mendoni qendrat urbane: Lisius, Oricum, Apolonia, Bylis, Durrahcium, Drishti… dhe Butrinti pranë Saranda – 40 shtëpi!
-Praktikisht, merremi me pasojën dhe jo shkakun. Ligjërisht, rezoluta eshtë nismë suksesi e Akademisë dhe Aleancës.
Si doktrinë e filozofisë së historisë dhe moralit, trashëgimia është triptik natyrë, shtet, ligj. Në filozofinë e marrëzisë është pohim/mohim i triptikut: pronë, kulturë, lirí.
Njerëzit i shmangen së vërtetës, sepse nuk e dëshirojnë humbjen e iluzioneve të tyre. Përballë një bote mbytëse të identitetit ilir, epirotas dhe arbënor; përballë falsiteteve rajonale dhe më gjerë; përballë dashakeqësisë dhe ekspansioneve pa skrupuj… duhet pasion, vullnet dhe prova. Ato janë kokëforte dhe formula e shenjtë e identitetit dhe trashëgimisë me logjikë determinuese.
B. Abazi – 25 shkurt 2023
Ph. D në filozofi.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.