
Filozofi Niccolò Machiavelli dhe aforizmat e tij
Niccolò Machiavelli, ka lindur në qytetin e Firences, me 3 maj 1469 dhe ka vdekur me 21 qershor 1527, po në këtë qytet. Ai ishte filozof, politikan dhe shkrimtar italian. Vepra e tij kryesore mbetet “Princi”. Ai na kujton se s’ka asgjë të re në gjendjen njerëzore.
Ndër frazat e tij më të famshme janë:
1.Zakonisht, meshkujt gjykojnë më shumë me sy se sa me inteligjencë, pasi të gjithë mund të shohin, por pak e kuptojnë atë çka shohin.
2.Është një gabim i rëndomtë i meshkujve, të mos kujdesen për stuhinë gjatë qetësisë.
3.Një burrë që dëshiron të jetë i mirë mes shumë atyre që nuk janë të tillë, po e gërmon ai vetë rrënimin e tij.
4.Meshkujt më lehtë ofendojnë ata që duan sesa ata të cilëve ua kanë frikën.
5.S’ka asgjë më të vështirë për t’u menaxhuar, aq e pasigurt në suksesin e saj, e aq të rrezikshme se sa menaxhimi i njerëzve.
6.Mençuria konsiston në faktin nëse dis ta dallosh natyrën e problemit dhe të zgjedhësh të keqen më të vogël.
7.Një ushtri delesh e udhëhequr prej një luani është më e frikshme se një ushtri luanësh të udhëhequr prej një deleje.
8.Politika s’ka asnjë lidhje me moralin.
9.Burrat janë mosmirënjohës, të paqëndrueshëm, ata simulojnë atë çka s’janë dhe e fshehin atë çka janë.
10.Njeriu i matur nuk ankohet për gjërat që nuk mund t’i ndryshojë, por përpiqet të përmirësojë ato që mundet.
11.Virtyti është ai që e bën një njeri të dashur dhe të respektuar nga njerëzit e tjerë, dhe dinakëria është ajo që e bën të frikshëm dhe të respektuar.
12.Kush e toleron rrëmujën për të shmangur luftën, fillimisht do ta ketë rrëmujën e më pas luftën.
13.Duhet të jesh një dhelpër për t’i dalluar kurthet dhe një luan për t’i trembur ujqërit.
14.S’duhet t’i rrijmë shumë larg së Mirës dhe duhet të dijmë të hyjmë tek e keqja kur është e nevojshme.
Marrë nga Cose Fighe, 22 Mars 2025