back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fisi Shala nga Dr. Robert Elsie

Gazeta

The Tribes of Albania - Robert Elsie
The Tribes of Albania – Robert Elsie

Fisi Shala

nga Dr. Robert Elsie

Trojet fisnore të Shalës gjendën në zonën e Dukagjinit në veri të lumit Drin në Qarkun e tanishme të Shkodrës në veri të Shqipërisë. Shaljanë jetojnë në pjesën më të lartë të luginës së lumit Shala, rreth fshatit Theth ku mbaron lugina dhe është i rrethuar me bjeshkë të larta në të gjitha anët. Shala kufizohet me rajonet fisnore tradicionale të Bogës, Shkrelit, dhe të Planit mbi bjeshkët në perëndim, Kelmendi mbi bjeshkët në veri, Krasniqja dhe Nikaj mbi bjeshkët në lindje dhe Shoshi në jug. Vendbanimet kryesore të Shalës janë: Abat, Bregluma, Gimaj, Lekaj, Lotaj, Nderlysë, Nenmavriq, Pecaj, Thethin dhe Vuksanaj.

Malsorë në Shkodër
Malsorë në Shkodër – 7 Shaljanet

Popullsia

Emri Shala haset në gjuhën italiane në reportin kishtarë të Bonaventura di Palazzolo nga Vercelli Piemonte në vitin 1634. Ai e quajti rajonin ‘Sciala’. Në raportin e tij kishtarë në vitin 1671, vizitori Ipeshkvikë në Shqipëri, Pietro Stefano Gaspari përdori termin ‘Sala’ dhe vuri në dukje: “Në këtë anë të bjeshkëve Agari në fund të Pulat i Epërm është fshati i Shalës i përbërë nga 32 familje dhe 200 shpirtra. Ata janë të fortë dhe të armatosur mirë si në lidhje me kushtet e tyre fizike ashtu dhe në vendin që e mbajnë plotësisht të lirë nga armiku, dhe ata vazhdimisht sulmojnë rajonet fqinjë që janë të administruara nga Turqit dhe pothuajse gjithmonë kthehen fitues…”
Në hartë të vitit 1688, të hartografit venecian Francesco Maria Coronelli rajoni është quajtur ‘Scalia’. Gjithashtu figuron dhe si ‘Scialia’ në vitin1821, në hartën e diplomatit francez Hugues Pouqueville. Termi mendohet që të jetë i lidhur me fjalën Shqipe, Shala, shalësinë e thatë, tokë jopjellore, por kjo nuk është një etimologji shumë bindse sepse, Shala është një nga vendet e pakta në bjeshkët e veriut që nuk e ka tokën e thatë dhe jopjellore. Fisi Shala kanë lidhje të afërta farefisnore me fisin Shoshi. Dy fiset, si Shala dhe Shoshi, ishin me shumicë dërrmuese katolikë dhe më herët nuk i tolerojshin muslimanët e luginës. Shala festonte Shën Gjonin Ungjilltar me 27 dhjetor. Gjithashtu, si në Nikaj, shumë fëmijë pagëzohen me emra musliman në lindje. Famullija katolike e Shalës u themelua në vitin 1763, edhe pse ajo ishte braktisur disa herë në rrjedhën e historisë. Thethi u bë një famulli në vete në vitin 1892. Shala gjithashtu feston festën e Shën Mikelit më 29 shtator, të cilët në këtë ditë e therin dhe pjekin një dele. Para darke, një qiri ndizet, dhe pas lutjeve, hahet darka në nder të shenjtorit. Një anëtar i familjes mbanë rojë tërë natën dhe tërë ditën të nesërmen për të siguruar se qiri nuk fiket. Në qoftë se qiri fiket, ata besojnë se është turp dhe sjell fat të keq mbi familjen në fjalë. Në raportin e tij “Informacion i shkurtër mbi fiset të Shqipërisë së lartë, në veçanti në Malet e Pavarur” në vitin 1841, Nocolay, Princi i Vasojeviqit, jep popullsinë e Shalës me 4.000 banorë, prej të cilëve 1.000 ishin burra të armatosur. Raporti i Hyacinthe Hecquard në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë  fisi Shala kishte 275 shtëpi dhe 2.500 banorë. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, është thënë se rajoni ka pasur mbi 3.000 banorë. Inxhinieri austriak Karl Steinmetz, i cili kishte bër një vizitë nëpër rajonin e Shalës në gusht të vitit 1903, tha se: “Shala është më i forti dhe më me famë prej fiseve katolike të Malësisë. Ajo ka 500 shtëpi dhe rreth 4.500 banorë. Ata janë të lidhur ngushtë me Shoshin që jetojnë në pjesën jugore të luginës. Në të gjithë luginen ka tre misionarë: në Abat, një në Shoshi dhe një, që nga viti i kaluar, në Theth. Bajraktar i Shalës jeton në Pecaj, mbi Abat. Në regjistrimin e parë më të besueshëm i bërë në Shqipëri në vitin 1918 nën administrimin e Austro-Hungarezeve, statistikat e popullsisë të fisit Shalë janë dhënë si më poshtë: 431 familje me 2.512 banorë. Vendbanimet dhe rrethinat që u regjistruan: Abat, Lekaj, Lotaj, Nenmarviq, Nicaj, Pecaj dhe Theth. Shala ishin të njohur si blegtorë, fermerë dhe kaçakë. Lugina është e ujitur mirë dhe ka kullota të bollshme. Misri është kultivuar zakonisht, edhe pse disa lloje gruri janë rritur për përdorim lokal. Shumë familje të Shalës kanë emigruar në rajonin e Pejës e Kosovës perëndimore. Fshati Isniq pranë Deçanit është i përbërë gati tërësisht nga Shala. Johann Georg von Hahn, i cili në vitin 1858 udhëtoi nëpër Kosovë, të cilën ai e quan Dardania Shqiptare, gjithashtu vuri re praninë e njerëzve të Shalës rreth Vushtërris në verilindje të Kosovës: ‘Shala përbëjnë popullsinë kryesore të rajonit të Vushtërris dhe njohin Shalën katolike të Alpeve Shqiptare si fisin e tyre amë. Këtyre ditëve në Kosovë, Shalat janë të përqëndruar kryesisht rreth Mitrivicës dhe Trepçës, në rajonin kodrinor i njohur si Shala e Bajgorës (Shalës së Bajgorës), Bajgora ishte vendbanimi më i madh prej 37 vendbanimeve tjera të tyre. Janë të ndarë në katër fise apo Vëllazëri: Gima, Peci, Maleti (të një familje me Lotaj në Shqipëri) dhe Lopca. Gjindet edhe një numër i mire i Shalës në Isniq, Lluka e Epërme dhe Strellci i Ulët afër Deçanit, në Ujmirë në lindje të Klinës, në Kopiliq i Epërm në Drenicë, në Rakosh dhe Citak në Podgor, dhe në disa fshatra të luginës së Lepencit të Epërm. Në të vërtetë, në numër më të vogël ata janë të pranishëm në të gjithë Kosovën. Shumica e tyre ruajtën shumë mirë traditat e identitetit të tyre fisnor.

Baroni Ferenc Nopça i veshur malsor
Baroni Ferenc Nopça i veshur malsor

Legjenda e Fisit, Prejardhja dhe Historia

Babai legjendar stërgjyshore nga fisit Shala u quajt Zog Diti, i biri i Dit Murrit dhe nipi i Murr Detit, i njohur gjithashtu si Murr Dedi. Vëllai i Zog Ditit, Mark Diti, ishte babai stërgjyshore i fisit që ata ishin të lidhur ngusht Shoshi, dhe vëllai i tij tjetër, Mir Diti, është konsideruar të jetë babai stërgjyshore i fisit të Mirdites. Sipas një tradite alternative, por traditë gojore e ngjajshme, babai stërgjyshore i Shalës u quajtë Nikë Gjeku, i biri i Gjek Murres dhe nipi i Murrë Dedit. Nikë Gjeku pati katër djemë: Pec Nika, Lot Nika, Lek Nika dhe Ded Nika, tre të paret prej të cilëve korrenspondojnë me vandbanimet që ata themeluan Pecaj, Lotaj dhe Lekaj. Pasardhësit e Pec Nikës kanë themeluar disa vendbanime, por me emrin pak të ndryshuar të Nicaj. Megjithatë, një tjetër variant, edhe pse më pak i njohur, tradita gojore e përshkruan Shalën që kanë dalur nga një individ i quajtur Bal Shiroka. Së bashku me Shoshin që e kanë në kufi, Shala ka pasur lidhje të ngushta historike me Mirditën. Mendohet, pra, që ata kan ardhur deri në luginën e Shalës nga jugu. Edith Durham e daton ardhjen e tyre në luginën e Shalës të Epërme rreth vitit 1430. Sa i përket lidhjes së tyre me Mirditën, Baroni Nopça kishte vërejtur në vitet e para të shekullit të njëzetë që, jo shumë kohë para kohës së tij, Shala ende vishte dollama, një veshje karakteristike e fiseve të Mirditës. Në shekullin e tetëmdhjetë, ndoshta si rezultat i persekutimeve të autoriteteve muslimane, ata jetonin në shpella “pa dhanë konfesion dhe pa punuar fushat”. Ata ishin, në çdo rast, midis fiseve më të varfra të veriut, por kishin ruajtur shumë nga traditat e vjetra. Ishte këtu që Kanuni i famshëm i Lekë Dukagjinit u praktikojke rreptësisht. Dijetarja ruse, Julija Vladimirovna Ivanova (1922-2006), e cila ka kryer një hulumtim në terren në veri të Shqipërisë në vitin 1956 dhe 1958, ka arritur të mbledhë disa informacione interesante për historinë e hershme të Shales: ‘Në fund të shek. XIV, ka pasë lëvizje të popullatave në rajonin malor të Pashtrikut afër Prizrenit. Një pjesë e popullsisë lëvizën në pjesën veriore të Rrafshit të Dukagjinit. Një grup tjetër, duke përfshirë edhe familjen e Murr Detit, lëvizën në malet e Pukës, në të majtë (në jug) të lumit Drin. Ky rajon është gjithashtu i njohur edhe si Dukagjini i Vjetër. Një migrim i ri ka ndodhur nga këtu në shek. pesëmbëdhjetë apo shtatëmbëdhjetë. Pjesë e kësaj popullate lëvizi mbi Qafën e Lokut dhe u vendosën në vendin që është i njohur tani si Mirditë. Një pjesë tjetër e popullsisë (dmth Shalës) lëvizën në brigjet juglindore të liqenit të Shkodrës dhe, prej atje, shkuan drejt veriut deri në luginën e Shalës. Kur arritën atje, kanë gjetur një popullatë të vjetër që ishin me vendbanim atje të quajtur Mavriqi. Shala përbëhej nga katër bajrakë: Thethi, Pecaj, Lothaj dhe Lekaj, kto tri të fundit janë ndarë diku rreth vitit 1530. Të tjerët, megjithatë, ndajnë Shalën në tri bajrakë: vetë Shala në të majtë (në lindje) në shtratin e lumit Leshnica, Gimaj dhe Theth, këto dy të fundit ndonjëherë konsiderohen si fise në të drejtën e tyre. Edith Durham, për shembull, regjistron se Bajraku i Thethit përbëhej nga 180 shtëpi. Bajraku i Gimaj konsiderohej zakonisht si pjesë e Shalës, por ishin tërësisht të pavarur. Shala si fis, ishin të njohur ndër fiset malore për dinakëri, siç pasqyrohet në thënjen popullore: ‘Menja e Gashit, syni i Krasniqes, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit, dredhia e Shaljanit, gjarpnia e Thaçit’.
*Burimi: Libri “The Tribes of Albania” History, Society
Marre https://blogg1444.wordpress.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.