back to top
5.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fitues i Çmimit Kadare 2016 – Shkëlqim Çela

Gazeta

Cmimi "Ismail Kadare" - 2016
Cmimi “Ismail Kadare” – 2016

Fitues i Çmimit Kadare 2016 – Shkëlqim Çela

Brezi im ëndërronte të shkruante si Kadareja
Për Shkëlqim Çelën, vlerësimi me çmimin “Kadare”
është më shumë se një vlerësim,
për vetë faktin që i përket një brezi
që ëndërronin të shkruanin si Kadareja.
Kthimi te letërsia ka ndodhur disi vonë,
por ka qenë i parashikuar herët,
thjesht i mbuluar në kohë, për shkak të profesionit…
(interviste me Shkëlqim Çelën)

Shkëlqim Cela -  Cmimi Kadare 2016
Shkëlqim Cela – Cmimi Kadare 2016

Sa e mbivjetëruar qenka letërsia shqiptare
nëse fituesi i Çmimit “Kadare”, Shkëlqim Çela, quhet “shkrimtar i ri”???
Në rrjet nuk gjeta gjëkundi një biografi të tij,
ama sipas fotografive te MAPO dhe në blogun e tij
ai nuk është biologjikisht i ri dhe as si autor…
(në Amazon gjenden 7 tituj librash).
Hans – Joachim Lanksch (muri i fb)

Vepra e Kadaresë, në Ditët Letrare të Razmës

Çmimi “Kadare” u shpall gjatë Ditëve Letrare të Razmës, që ashtu si vitin e kaluar, u organizua në mjediset e “Natyral Razma Resort”. Ky aktivitet, i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi në javën e fundit të muajit maj, synon të kthehet në një traditë të mirë ku diskutohen tema, fenomene dhe problematika të letërsisë shqipe. Në fokusin e organizatorëve është nxitja e prozës së mirë shqipe. Në këtë edicion të dytë të Ditëve të Letërsisë, fokusi ishte në letërsinë e Kadaresë, në kuadër edhe të 80-vjetorit të shkrimtarit.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, shkrimtarë, studiues dhe dashamirës të letërsisë, si: Ylljet Akiçka, Diana Çuli, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Flutura Açka, Diana Kastrati, Ermir Nika, Gilman Bakalli, Agim Baçi, Vincens Marku, Viola Isufaj etj., diskutuan mbi studimet e bëra mbi veprën e Kadaresë dhe Kadare si studiues me veprat e tij eseistike.
Marre nga http://fax.al/read/news

Shkëlqim Cela - Mëmëdhembje - Roman
Shkëlqim Cela – Mëmëdhembje – tregime

Mëmëdhembje (Albanian Edition) (Albanian)
November 6, 2014 nga Shkëlqim Çela (autor)

Të emigrosh do të thotë të shtegtosh kujtesa dhe të ardhme; lëvizjet në hapësirë janë më së pari lëvizje në kohë, ashtu si bagëtitë e imta që në të vërtetë shtegtojnë nga vera në dimër: ne ishim dhe jemi në një xhep të gjithësisë që zgjerohet e uritur për të dyja, kohën dhe hapësirën. Kësisoj një emigrant është prova më e gjallë se një vete mund të përpunojë ndryshimin që vjen nga më shumë se një jetë njerëzore. Mbi këto është ndërtuar dhe flet libri në prozë “Mëmëdhembje”.

***
Ishulli Ruzvelt (Albanian Edition) (Albanian)
October 23, 2014 nga Shkëlqim Çela (autor)

Dy novela që vetëm në dukje dallojnë në mënyrë të skajshme.

Shkëlqim Çela - Ishulli Ruzvelt
Shkëlqim Çela – Ishulli Ruzvelt

***
Tuneli i dhendureve (Albanian Edition) –
October 25, 2014 nga Shkëlqim Çela (autor)

Erë e vjetër e Shqipërisë rurale në prozë.

***
Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore (Albanian Edition) –
October 21, 2014 nga Shkëlqim Çela (autor)

Proezia do t’ish zhanri im i parapëlqyer, por ngaqë ky zhanër nuk ekziston, unë bujt tranzit tek poezia.

Shkëlqim Çela - Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore
Shkëlqim Çela – Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore

***
Kembe Qeni (Albanian Edition) – May 30, 2015
nga Shkëlqim Çela (autor)

Poezi shqipe me tema amerikane.

***
Kulmak (Albanian Edition)
October 20, 2014 nga Shkëlqim Çela (autor)

“There are places I remember” – “ka vende që i kujtoj”, por jo aq si visore, as si harta e gjeodezi, por si koncepte. Është një përjetim i kulturës si ndërveprim i njeriut me dherin. Kulmak, ky emërtim vendi që përmban fjalën “kulm” na dëften se çdo tokë është në këmbë të Perëndive të saj.

Shkëlqim Çela - Kulmak
Shkëlqim Çela – Kulmak

***
Nga ngjyre e pluhurit dukej si Hena (Albanian Edition)
January 16, 2015 nga Shkëlqim Çela (autor)

Duke u rrekur të ngushtoj largësinë mes poezisë, prozës dhe një shkence të saktë, dhe duke iu gëzuar dështimit.

***
Orvatje per biseda (Esse dhe perkthime) (Albanian Edition) –
November 4, 2014 nga Shkëlqim Çela (autor)

Një fjali hyrëse në veshin e botës është si era që fugohet në spiralin e guaskës, dhe oshëtima që vjen që andej nuk shfaq as kohë e as vend, orvatjet për biseda tanikëtu marrin përgjigje nga të tjera domene e portale, shumë rrallë kthen kokën ai që i thirre e ai që të përgjigjet të flet në të tjera gjuhë. Ky është thelbi i këtij libri.
Marre nga http://www.amazon.com

Crown-i donte të vëzhgohej si bashkësi, vëzhguesi (policia) kërkonte ta kqyrte si individ. Vetëm kur vëzhguesi do ndalte dikë nga turma, në pamje me kast si Crown-i, do e merrte vesh në ish ai apo jo. Pa e ndalur, i vëzhguari ishte veç një gjasë, një pjestim me numrin e individëve që po luanin lojën; dhe e gjithë gjetja e Crown-it qëndronte në atë që ai kërkonte të bëhej një gjasë, (teksa vëzhguesi e donte një siguri, domethënë një individ).
Gjasa bëhet vetje kur kjo e fundit ndalohet, vritet, lidhet, pushohet, kapet. Individi është kësisoji një gjendje post-festum ose krimi. Në çdo rast, një vrasje e gradëve të lirisë, shi kur mendohet që ai është i lidhur me lirinë më të pafund. Sepse individi është realizim e jo më mundësi. Gjithnjë në perceptim. Ai asnjëherë nuk është i barabartë me fuqinë hamendëse të vëzhguesit, e cila ngrihet mbi fushat e mëdha të pritshmërisë. Rasti kur pritshmëria dhe individi përkatës përkojnë, është po aq i vogël si gjasë sa dhe pika fizike.
E pra, mekanika kuantike ka shumë ç’mëson nga vjedhja e një vepre arti.” Nga “Bëma e vëzhguesit”
http://www.shkelqimcela.com/

Shkëlqim Çela Nga ngjyre e pluhurit dukej si Hena
Shkëlqim Çela (poezi)
Nga ngjyre e pluhurit dukej si Hena

Rreth Autorit Shkëlqim Çela

Shkëlqim Çela është autor shqiptar me banim ne Sh.B.A.
Shkruan kryesisht prozë, në të cilën pleksen përvojat e shtegtarit të botës dhe të vështrimit të saj nga frëngjitë e një statisticieni. (Blogu Personal)

***
Identiteti: Shkëlqim Çela
Vendodhja: SHBA (New York)
Të tjera: Tirons, skraparlli, komunist, enverist… Shpesh në komentet e tij vihet re një frymë anti-humanizmi. Apologjet i diktaturës komuniste shqiptare.
Një nga anëtarët më të vjetër të Peshkut pa Ujë. (Marrë nga “peshku pa ujë”)

Tuneli i dhëndurëve - Shkëlqim Çela
Tuneli i dhëndurëve –
Shkëlqim Çela

Dy Poezi të Fundit të Shkëlqim Çelës nga Blogu i tij

Em-it në mungesë të titullit

Dikush u largua nëpër shi
Me kokën e rrasur thellë në jakë
Dhe dorën e shikimit tim qafuar:
Ai mund të isha unë.
Mendimi më piku nën çadër,
Meniskun mbrojtës të fatit që s’desh
N’atë shi të lagem qull.
Nga ulluqet rridhnin lagjet e gjasave,
Një kokë pas dritares përgjonte limontinë,
Ai mund të isha unë,
N’atë natë një i lumtur do të tretej me blunë
Dhe ai mund të isha unë.
Mund të isha gjithkush
Nga unët që mbipopullonin qytetin,
Policët, spiunët, shitësi i simiteve në cep dhe lypësi
I cepit, të gjithë holograme
Të së njëjtës dritë si unë.
Sa m’i panjohur aq më i ngjashëm më je, njeri.
Në kërkofsha me dritë e kandil në ditë e mugëtirë,
Dije se kërkoj një të pangjashëm
Që dot s’e gjej në këtë planet të ngushtë
Si rrugicë qyteze tek humb në rrethinë,
Bota është tetë miliard gjasa të miat,
Tetë miliard ngjizje në shtretër të ndryshëm prindërish të njëjtë.
Çasti kur sperma e prindit
Nxitoi me gjasën fitimtare
Me mbasen dhe mbarsjen një të shtunë,
Madje dhe prindi mund të isha unë:
A nuk vegjetojmë mjaftueshëm?
Pse mos mbjellim gjymtyrë,
Shtuar si lastarë
A s’janë brezat binjakë vezësh të njëjta
Me fate të ndryshëm
Fidane stinor të ngulur
Në të njëjtin dhe amnor?
Ushtritë armike në lajme i pashë mbushur nga vetjet e mia
Të thirrura nën armë si thërrmija hekuri prej një magneti
Në rrathë bashkëqendrorë
E të sëmurë si planeti
Bipolar,
Do të vrisnin njëra-tjetrën me të dalë gazet’ e mëngjesit,
Dikush do të tradhëtonte një tjetër,
Juda dhe Krishti, – me sy ma bën blasfemia, –
Pra Juda, unë dhe shpirti i shenjtë.
Një prift ma dëgjon rrëfimin
Me vëmendje skifteri në gjumë,
Ai prift mund të isha unë,
Sa i kotë, pra, rrëfimi,
Bezdi molologu dhe gjasë prej shoku
Që pi shkulma gjaku nga ty
Dhe quhet vëllam e jo kanibal.
Shpirt është fjalë e shenjtë jo pa arsye, shpirt,
Vetëm kufonat do t’i kemi të ndryshme,
Ato i duan varret veç me vendim të vjetër proverbi,
Vetjake vdekja si mundet
Kur jeta q’e lindi është kaq e marrëdhënë
Sa që kufirin tim tek i yti e humb?
S’i njoh territoret në zonat turbull
Ku unë e ti ngatërrohemi me difuzione drite e grije,
Ti e di që të mendoj me një ndryshore të vazhdueshme
Në formë diskrete
Pra në gjithë gjasat e numrave.
Ti mund të ishe unë,
Dhe unë mund të isha ti
Bashkë me mendimin tënd për mua,
Me mall e urrejtje, përçmim e shpërfillje,
Me ç’rast harromë pa mëshirë e braktismë
E bëmë të vuaj me dijen e ndërprerë
Timetënden,
Si diagramë mësimore bashkësishë kokëforta
Që duan tek s’duan
Pjesërisht,
Me duo pjesore foljesh të pafolura
Nëse kjo të ngashënjen…
Një jetë për gjasë – ky është thelbi i mjerimit tonë,
Raporti kurrnac, i hekurt
I krijuesit cingun.
Dhe ai mund të isha unë.

Tirana…

Tiranë,
amëdhe,
dielli mbi Dajt u bë ngadalë agullim,
agim i vjetër, –
s’ka nevojë për lojë fjalësh Tirana
të bëhet një gjendje mendore,
Tirana është një rreth i pamundur,
gjeometri fraktale me kokalla kordash të thyera,
një hartë politike dhe dy koordinata në hartën google,
një satelit e shikon për mua Tiranën
si unaza Saturnin
në dëshirën e tharë për martesë e trashëgime,
llokume të këqia dhe urime, damask, perde, divan, kryeqytet,
Turqia është Azi e vogël,
a është Turqi e vogël Shqipëria?
Kjo është çështja.
Geni i zhapiut më lëvrin
me kujtesën e dinosaurëve,
ngrohem mbi një mur qerpiçi mbushur cerga,
jam bërë lloj gjak-ftoht, e humba diellin tënd Tiranë,
dhe dashuria për ty m’u mpak kundër dëshirës,
se dashka materie dashuria,
dashuri e nocionit bëhet dikur instinkt,
një tropizmë vishtullore, një epsh i verbër partenogjenze,
evolucioni m’erdh si rrëgjim
rëshqanorësh,
bulurij me mushkritë e vockla të hadhucës
e askush s’më ndjen,
më mbulon me zhurmë tanija
si të vdekurin grushtet e dheut funeral,
unë qaj sa herë që andej nxjerrin fosile
si një Kasandër, se të qarën nuk ma njeh njeri,
Tiranë.
Marrë nga http://shkelqimcela.blogspot.it

Shkëlqim Çela Kembe Qeni
Shkëlqim Çela
Kembe Qeni

Fituesi Shkëlqim Çela flet për Çmimin Kadare 2016

Shkëlqim Çela, letërsia që u zgjua nga virtualiteti

Brezi im ëndërronte të shkruante si Kadareja Për Shkëlqim Çelën, vlerësimi me çmimin “Kadare” është më shumë se një vlerësim, për vetë faktin që i përket një brezi që ëndërronin të shkruanin si Kadareja. Kthimi te letërsia ka ndodhur disi vonë, por ka qenë i parashikuar herët, thjesht i mbuluar në kohë, për shkak të profesionit…
Letërsia te ju është një zgjedhje e vonë apo e hershme?
E hershme. Ëndrra e brezit tim ka qenë të shkruanim si Kadareja. U mora pak me letërsi fillimisht, pastaj profesioni mori tjetër rrugë dhe letërsia ra në dimërim brenda meje. U zgjua krejt rastësisht, në një media virtuale dhe dora-dorës u bë një mënyrë të ekzistuari. Diçka më shumë se një pasion. Por e gjithë prirja është të bëhet gjithnjë e më serioze.

Marre nga http://www.almakos.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.