back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fjala e Kolonel Muharrem Bajraktarit në varrimin e Gjeneral Prenk Pervizit, – 7 shtator 1977 nëBruksel

Gazeta

Muharrem Bajraktari - Greqi 1948
Muharrem Bajraktari – Greqi 1948
Fjala e Kolonel Muharrem Bajraktarit
në varrimin e Gjeneral Prenk Pervizit, 7 shtator 1977 nëBruksel

Të nderuem bashkatdhetarë,
Po përcjellim sot për në banesën e fundit një nga figurat më të nalta të “ushtrisë shqiptare” Si dhe mikun tim më të shtrenjtë e bashkëluftëtarin e nderuem e të dashur të mërgatës sonë gjeneralin Prenk Pervizi.
E pata mik të ngushtë e koleg e bashkëluftëtar; të disa betejave kundër forcave Serbe, kundër banditizmit e kundër rebelimit të nxitun nga anmiqtë e huaj, serbo-grekë, e italjanë për me coptue vendin tonë.
U njohëm në detyra të vështira të përbashkëta për formimin e shtetit të ri ligjor. të sapdale nga Kongresi i Lushnjes, në vitin 1920. Kemi përballue operacione të vështira për të vendosë rendin e qetsinë, dhe e kam admiruar për cilsitë e rralla e për përgaditjen e lartë ushtarake.
Gjeneral Prenk Pervizi, ishte i paisun me virtytet ma të mira shqiptare. Si besa, burrnija, trimnija, bujarija, urtësija, fisnikrija e mbi të gjitha dashurija për atdheun e kombin.

Katër Kolonelët e Ushtrisë Shqiptare: Dine - Pervizi - Bajraktari - Dema
Katër Kolonelët e Ushtrisë Shqiptare:
Dine – Pervizi – Bajraktari – Dema

Ai i doli zot Atdheut në raste të vështira e të rrezikshme, duke zgjidhë situata të vështira për fatet e kombit.
Vepër e madhe e tij është mposhtja e Kryngritjes antikombtare të Dukagjinit e organizuar nga Jugosllavija me disa tradhëtarë e renegatë, ku ai tregoi aftësi të rralla si strateg ushtarak, duke shpëtue vendin nga një krizë destabilizimi.
Sot ne atdhetarët në mërgim; duke përcjellë mikun e madh bashkatdhetarin e shquar patriot e burre shteti, Gjeneralin Prenk Pervizi, përcjellim një pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare që lidhet me emnin e tij. Deri në çastet e fundit ai qëndroj si burrë fisnik dhe vdiq i pikëlluem larg atdheut, larg familjes, larg fisit e burrave të familjes që luftuan dhambë për dhambë me bishën komuniste. Nji pikëllim që mbetet për gjithë mërgatën! Asnjë njeri i familjes nuk gjendet sot këtu. Prandaj e ndjej nder e detyrë t’ia bajmë varrimin me nder. Na takon ne, t’u përcjellim amanetet e mikut e bashkëluftëtarit tonë, djemve e nipave të Prenk Pervizit.
Qoftë i përjetshëm e i nderuem kujtimi yt Gjenerali Prenk Pervizi.

Gjeneral Prenk Pervizi (1897-1977)
Gjeneral Prenk Pervizi (1897-1977)

Shënim: Unë i nipi i Prenk Pervizit Zef Pervizi.
Këtu qëndron burrnija, saktësija, atdhedashunija dhe respekti për bashkatdhetarin e ndritur Kolonel Muharrem Bajraktari.
Sqarim historik: Gjenerali Prenk Pervizi sipas marrveshjes dhe bashkëbisedimit në takimin e fundit me Kolonelin englez Xhuljan Emerin, u vendos që ushtarakët e lartë si Gjenerali Prenk Pervizi, kolonelat Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine e Hysni Dema të qëndronin në malet shqiptare të armatosur. Prenk Pervizi, jetoj pranë farefisit në Skuraj deri me 14 shtator 1946, ku përgaditi arratisjen për në Greqi, pasi englëzet na lanë në baltë. Betejën kundër komunizmit e vazhduan kushrinjtë e nipat, deri me 24 korrik 1952, kur vriten të gjithë nga xhelatët stalinjanë. Largimi i autoriteteve ushtarake ngjalli shpresa se Komiteti “Shqipnija e lirë” nën drejtimin e birit ndritur të Frashërllinjve Mit’hat Frashëri, i mbajti me shpresë Ndue Gjergj Pervizi që mori detyrat nga gjenerali e kushëriri Prenk Përvizi qëndroj besimplotë se merrte informacione e ndihma nga Komiteti “Shqiprija e lirë” nëpërmjet parashutistit gjenì e strateg Prof. Alush Leshanakut. Alushi i furnizonte me zbarkime nga ajri me material e florinj. Po Sigurimi kishte mobilizuar goditjen e spiunazhin me 24 dhjetor 1950, u vra eksponenti më i rëndësishëm në Elbasan, Alush Leshanaku. E me 15 mars 1951, vritet edhe drejuesi politik i çetave të Kurbinit Ndue Gjergj Pervizi. Kampi i Haxhi Qirjakës ku gjenerali Preng Pervizi organizonte grupet goditëse si heroi Alush Leshanaku, studenti talent i fakultetit gjimnastikës në Padova e pedagog në Gjimnazin Shkodër; Zef Luka, Kol Çuni e dhjetra dhjetra te tjerë dhanë jetën kundër komunizmit.
Sqarimi im, gjysëm bashkohës i ngjarjeve, Zef Pervizi

Marre nga Muri i FB Zef Pervizi, 7 shtator 2023

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.