back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Fjalia e parë e shkruar e alfabetit më të lashtë e deshifruar – Udhëtim rreth 3700 vite më parë, në botën e Kananitëve

Gazeta

Frazë e shkruar në një krehër fildishi
Frazë e shkruar në një krehër fildishi

Fjalia e parë e shkruar e alfabetit më të lashtë e deshifruar

Udhëtim rreth 3700 vite më parë, në botën e Kananitëve

Është e pabesueshme ajo që u zbulua.
Kananejtë kishin gdhendur sipas alfabetit të tyre një frazë në një krehër morri prej fildishi.
Studiuesit kanë përkthyer fjalinë e parë të shkruar ndonjëherë në gjuhën e lashtë të kananitëve, njerëzve që jetonin në vendin që mendohet se përfshinte pjesë të Izraelit, Palestinës, Libanit, Sirisë dhe Jordanisë.
Mbishkrimi në një krehër të vogël fildishi daton rreth vitit 1700 para Krishtit dhe përkthehet si vijon:
“Le të më shkulë ky dhëmb elefanti, morrat nga flokët dhe mjekra”

Zona e banuar nga Canaanitet
Zona e banuar nga Canaanitet

Ekipi që bëri këtë zbulim pretendon se është një mjet për të eliminuar morrat.
Kjo tregon se njerëzit kishin një problem me morrat në jetën e përditshme gjatë asaj kohe. Arkeologët, thonë, se kanë gjetur edhe prova të vogla të morrave në një krehër.
“Pra, kjo është fjalia e parë e gjetur ndonjëherë e shkruar në gjuhën kananite në Izrael”, thotë profesori Joseph Garfinkel, nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, “dhe është një moment historik në historinë e aftësisë sonë njerëzore për të shkruar,” shton ai.

Germat e shkruara në një krehër fildishi
Germat e shkruara në një krehër fildishi

“Është një tekst shumë njerëzor – tha Garfinkel – Kjo na tregon se njerëzit vërtet nuk kanë ndryshuar dhe morrat nuk kanë ndryshuar vërtet.”
Profesor Garfinkel dhe ekipi i tij argumentojnë se krehëri u krijua nga një dhemb elefanti. E ndërsa objekti historik u gërmua në vitin 2017, mbishkrimi ishte gdhendur aq lehtë sa u vu re vetëm gjatë përpunimit të mëtejshëm në vitin 2022, kur u deshifrua nga epigrafi Dr. Daniel Wenstab.
Mbishkrimi përbëhet nga 17 shkronja kananite dhe shtatë fjalë dhe sipas Garfinkelit, “është dëshmi e qartë për përdorimin e alfabetit në aktivitetet e përditshme rreth 3700 vjet më parë!”
Përshtatur në shqip Edmond Shallvari

.
Marre nga muri i FB i Edmond Shallvari, 11 nentor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.