back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fjalim para ‘i katunari t’vdek – nga Sula Fajës

Gazeta

Xhemal Farka
Xhemal Farka ()1913-1948)
Fjalim para ‘i katunari t’vdek
nga Sula Fajës*

‘I tufë katunarë pri Lanabregsi jôn mështjellë para xhenózés të… nji katunari, qi ká vdek (allarafmetilersën!) se ju req barku me shëlline… E Sula Fajës ka hyp m’i breg e po i ma fjalim popllit mi jetën e mi punët e atij gjinofqari,
Sula – O miq, Lanabregsa, katunarë, m’nigjoni. Vî t’a shaj kët katunarë e jo t’a lavdroj.
Se s’ka bó nej gjô t’mirë për t’u lavdruu ky… qi i humtë shpirti si ô tuu i hûm…!
Se e mira hûm me gjith shpirt, e keqja ngêl m’dinjô! Ashtu i qoftë ne kti katunari! Kón hak telektualët, qi jôn rob të nershëm e burra t’mirë… kur thon se katunari ô trûderr e i pá more vesht, jeri qi rro si kafshë! E n’qoftë ashtû me gjithmen, ka bô i faj t’môdh fort.
E shumë rônshëm e ka paguu e ô tuu e paguu këtë faj! Se telektualët jôn burra t’nershëm e t’ditshëm e t’nritshëm!
…Mura izëm me fol para ksaj xhenôzéje se Tut katunari (allarafmetilersën) ka qenë miku im, i drejtë e me besë. Po telektualët thônë se ôsht trûderr e s’di me rruu e me pënûu. Ene tamôn e kôn kur thônë ashtu, se ato jôn njerëz t’kënûushëm e t’nershëm! Katunari ô capërluu tuu pënuu si derr, e ka majt dinjôn me bukë e me gjithë t’mirat. Ka paguu taksa e ka mûsh arkën e Huqumetit me flori për me majtë me rroga e meóshe telektualat tuu nejt vetë ai me buk’ e shëllinë, për kté ô trûderr katunari…? A për t’gjitha kto punë s’i bô lëkura pes pare? Pa qe se për t’gjitha kto punë ai ka rruu si kafshë… vallahi së m’vje se ka bô faj. Po me gjith’ate telektualët jôn rob të nershëm e t’kënûushëm e t’ditçëm. Po û e kôm zemrën ke katunari, qi reqi barkun me shllinë…
Katunari 1 – Mër m’gjá qi ô tuu fol drejtë ky Sula.
Katunari 2 – Jôn punët e Zotit mër jahuu, po jani n’men.
Katunari 3 – Mër n’qoftë ashtu si thotë Sula, e paçim m’qafë!
Katunari 4 – Neloni, nigjoni, se pa fol përsita demedé!
Sula – Deri gje, nji qo xhenozé qi kimi përpara, ishte Tuti, (allarafmetilersën, se u bô për rafmet…) qi ishte i zoti me bô ç’mos! Me ngaa qetë, me shkuu për drûu, me pënuu m’shatë e m’qyrek, e me i nif Batores m’rrugët, me bô grûnë, misër, tagji, me qit vé n’pazar, ulli e ‘imii gjôsene qera: me i la taksat tasildarit qi t’môrin nërpunsat ka dhetë, ’izet, tridhetë e kusur gjela n’mujët e vetë ai me hôngër buk’e shëllinë, qi e hôngërt brenga ashtu siç e hôngër e si ô tuu e hôngër! Ene telektualat jôn nômuzqarë, kur thônë se katunari s’di me bô rresë… Po kôm frykë se i bôj qeder nërpuncvet e telektualvet qi môrin meôshe t’môjme e rrojnë me salltanete, se jôn… nômuzqarë e nôcjanolista… se vallahi bilahi tallahi ju bôj qi t’kërceni t’gjithë për termô…!
Po s’bôj aci punësh ûna, se mô mirë i bôj qeder kti t’vekmi e vetes teme e juve, se sa nërpuncve e telektualvet t’nershëm e nocjanôlista… për rroga t’môjme! Po lenja t’vdekmin ‘i here e t’i shofim vasijetnômen (dhjatën) qi na ká lone ne Lanabregsavet. Eh, me bô me e kënûu kët vasijetnôme!… Kishi me qá me lot e kishi me i rá kaptinës me grushta…

Sula tu majtë fjalim para xhenozes... karikatura nga Kodreos (Ibrahim Kodra)
Sula tu majtë fjalim para xhenozes… karikatura nga Kodreos (Ibrahim Kodra)

Katunari 1 – Kënoje, kënoje se e dumë!
Katunari 2 – Vasijetnômen, vasijetnômen!
Sula – Mës m’u bôni môni o katunarë, se sun ta kënoj, se nuk báa ta dini ju se sa i zoti ka qenë Tut katunari, me gjith qi ju req barku me shëllinë… se po t’a dini… kôm frykë se na vin ment m’kryy a gjô, e kôm frykë se dalldisni… (mës pyt hallin…) e s’pënoni si përpara, e na ngelin nërpuncat, nocjanôlat e telektualat pa rroga t’môjme…!
Katunari 3 – Mër keno vasijetnômen pa t’thômi se vallahi s’shkulmi pri kënejë!
Katunari 4 – Kënoje Sule! E dum, e dum!
Katunari 1 – Qasi mree! Lironi rrugën Sulës!
Katuanri 2 – Mlidhi rreth e qark a shokë qi t’nigjoni t’gjithë ômónetet e Tut katunarit.
Sula – Jani shokë e t’qajmë me lot! T’qajmë Tutin ene veten tone… se si Tuti, t’gjithë hisoj kena për ta rrëkllyy samôrin… n’qoftë se s’nigjohen pri telektualësh ômônetet e Tutit. Për ta gjet qypin kina, t’gjithë…
Katunari 3 – Hô me praa, kënóje! Sula – (fillo me kënûu i cope letër) “Ej ju Lanabregsa, barkreqa! Se kôm lée e jôm bô kaqi sa jôm, e pa vdes, s’kôm ra rehat nej here! Veç n’gjeça rehatë m’at dinjôo, atë s’e dii, po, ne aqe ka filluu me m’u mush menja se s’ka me qenë gjô! (tobestafkurlla!)
U i shkreti kôm qenë tuu lujtë menç mës t’kishte ardhë xhebrailemini me vakt… Lodhshe menën, se ku dreqin shko ky zafmeti jônë? Nji tuu pënuu, tuu qit gjith t’mirat e Zotit, grunë, misër, qumësht, tëlynë, gjathë, gjizë, lesh, përshesh, rrush, fiq, bastôn e t’gjithë t’mirat! Tuu pënuu si derr pri mjesit der m’akshôm! E kur vje nôsihati, kur shkojm’ me hôngër e njyjmë bukën m’shëllinë! S’na u daa qo shëllina mër jahuu! E u munova me gjet sebepin e kti troklliku… I here e majshe shpresën ke Zoti, “ishalla na jep Zoti” thojshe. Mirë po për sene na japin krahat neve, po ku shkojnë? I ditë prì ditsh çova i gamôr karthija ke i zôjë, E pyta zôjën: Sa naplôna n’mujët mer beu jot a zôjë?” Izet e pesë m’tho. Po çere pune bô beu?” Hy e dil e tûn peshqirin!” ma bôni zôja pa t’keq. Qysh aty e gjeta sebepin e trokllikut e t’shëllinës. E pa ju lô ômônet ‘ne juve: se deri sa t’ketë asi qi môrin ka dhetë, izet, tridhetë e tërmô e nuk çajnë kryyt për ne katunarët n’Huqumet, s’ka për t’ju daa shëllina juve! T’gjithve ka për t’ju req barku si mûu! Kurse miljún harxhohen për rroga e meôshe përnej mûfshi me sajuu nej sen se s’ju dahet shëllina. Tut katunari.
Tuti hyni m’dhé e u kalb. T’gjith ashtu du t’kalbmi! Po meôshet e nërpuncve a du t’ulen nej here?…
Arbënia, Shkurt 1937

P.s.
*Sula Fajës – pseudonim (nofkë e Xhemal Farkës 1913-1948) gazetar dhe publicist i viteve 30′, i njohur për shkrimet satirike në dialekt tirons
**Ilustrimi sipas shkrimit origjinal në gazetën “Arbënia” realizuar nga piktori i madh Ibrahim Kodra.

Marrë nga Muri i Zenita Farkës, 28 gusht 2024

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.