back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Fletorja e Vjeshtës”, Jozef Radi – Albana Temali (2011)

Gazeta

AlbanaTemali
Albana Temali

“Fletorja e Vjeshtës”, poezi, Jozef Radi – Albana Temali

Libra të autorëve shqiptare në shqip – 1105 lexime (albacenter.com)

“Fletorja e Vjeshtës”, poezi, Jozef Radi. Shtëpia botuese “Pakti”, Tirana, Albania, 2011. fq.134.

“Fletorja e Vjeshtës”, kështu titullohet vëllimi i ri poetik i Jozef Radit, i cili vjen pas përmbledhjeve “Muret e Muzgut” (1993) dhe “Kujtesa e Mjegullës” (2000). Siç shkruan në kopertinën e fundit Leka Ndoja “…ështe shenjë e pjekurisë artistike të Jozef Radit, jo vetëm për arsye të masës së kohës së rrjedhur dhe të përkushtimit të poezisë si mjet shprehës dhe ditar jetësor ku mbresohen aktet më sublime të veprimit njerëzor apo i persiatjeve të preceptuara nga poeti.”
Ndërsa vetë autori Jozef Radi, e prezanton librin në parathënie me këto fjalë: “Kët libër ua kam kushtue gjithë atyne që ma s’paku e meritojnë… ata janë pjesa ma e madhe e kësaj bote… e nëse dashnia s’e ka zbut sado pak shpirtin e tyre, t’paktën s’ka me e egërsue edhe ma…”
Elementi biografik e tejeshkon këtë vëllim poetik. Radi ka kaluar vite të tëra jete nëpër kampet e internimit gjatë peridhës së regjimit komunist në Shqipëri dhe këto vite padyshim kanë lënë gjurmë të thella në formimin e tij si njeri dhe si poet.
Me atdheun e lidhin vuajtjet e kjo ndjenjë është filli lidhës i poezive, është përpunimi i saj në vargje, që lexuesit “i marrin frymën” nga pesha e dhimbjes që përcjellin.
Në poezinë “Fletorja e vjeshtës” që është bërë dhe titull për vetë vëllimin lexojmë:

“…nana ime e bjerrun shprese m’rriti n’nji kamp
t’humbunmes malesh te egra e t’braktisuna t’Kurveleshit,
ku dyqind sy burrash të lodhun dijesh e vetmie
lshonin dritë e andrra mbi pafajësinë time n’shpërgej
sot e kësaj dite unë jam atje mes malesh t’egra
pse urrejtësit s’janë lodhë prej s’keqes s’tyne,
po unë s’pata kohë me humbë n’urrejtje t’askujt
pse sot e k’saj dite mbaj dashninë e atyne dyqind syve
që besonin te jeta – te ajo foshnje n’grazhd…”
(Jozef Radi “Fletorja e Vjeshtës”, fq. 35, 2011)

Forca e magjishme e mendimit të lirë, që s’njeh robni është i pranishëm të kjo poezi e “Fletorja e vjeshtës së parë” për të vazhduar te “vjeshtat” e tjera “e dytë” e “e tretë” deri te “Vjeshta e Vjeshtës” – pjesa e fundit e vëllimit poetik ku pas një udhëtimi nga e kaluara në kampet e internimit deri te e sotmja, te jeta në qytetin e Ankonës ku autori i rikthehet mallit të mëmëdheut e tokës së t’parëve.
Memoriale mbetet Liria e mendimit apo Mendimi i lirë, që aq bukur eshte shprehur te keto vargje

“…jo, s’janë të lirë ata që ngrenë rrethime
të lirë janë ata që rrethohen me mure…”
(Jozef Radi “Fletorja e Vjeshtës, fq. 18, 2011)

Ndërsa vazhdojmë shfletimin e vëllimit “Fletorja e vjeshtës” e Jozef Radit, vëmendja impenjohet dhe leximi ngjall emocione të forta ashtu siç mund të shkaktojë vetëm një vepër e mirëfilltë artistike, jo vetëm për përmbajtjen e saj dhe temën që trajton por dhe për mjeshtrinë me të cilën ka autori ka përdorur mjetin-gjuhën shqipe në këtë rast për ta shprehur mendimin dhe për ta transmetuar atë te lexuesi.
“Kurrë shqipja ma lehtë dhe ma ambël s’ka dalë prej shpirtit tim… E kështu e lehtë dhe e ambël ardhtë edhe ndër ju… jr.
(Jozef Radi, Fletorja e Vjeshtës, fq. 9, 2011)

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.