back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Flutura dhe Flutura e fjalës… reflektim nga Nashi Brooker

Gazeta

Flutura Açka - Biri
Flutura Açka – Biri

Flutura dhe Flutura e fjalës…

reflektim nga Nashi Brooker

Ne duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga baronët e drogës, nga baronët e dhunës,
nga baronët e kullave, nga baronët e gazit lotsjellës, nga ata që shembin teatrot.
Dhe këtë nuk e bëjmë dot vetëm, por me këtë armatë njerëzish plot ëndrra,
qofshin demokratë a qytetarë të thjeshtë pa parti që na ndjekin dhe presin
të mos i kthejmë përkushtimin e bijve të tyre në fushatat tona
si mish për top për karriget tona parlamentare,
as t’i tradhëtojmë të nesërmen e zgjimit në hullitë e pushtetit.
Unë personalisht nuk do ta bëj këtë kurrë…”
Flutura Açka
.
Nashi Brooker
Nashi Brooker
Zonja Açka nuk ka nevojё për zbukurime dhe lëvdata. Ajo është Flutura e fjalës dhe e penës. Është nëna e të rinjve kudo që ndodhen dhe kanë beteja të ndryshme me jetën. Flutura është mikesha e grave në emigrim. Intelektualja inspiruese, e cila, ndjehet e nderuar në Diasporën shqiptare, dhe ndër shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, dhe Malit të Zi. 
Emri i saj sot është numri 3 si kandidate e PD-së për Elbasanin. Qyteti i saj, dhe i kulturës. Qyteti i elitës së formuar me shumë mund gjatë viteve ’20-’30. Elbasani i këngëve të Isuf Myzyrit, besimeve fetare të cilat në Elbasan kanë një histori të lashtë dhe të paqtë. 
Por, çka e bën më të rëndësishëm Elbasanin, është e famshmja Rruga Egnatia (Via Egnatia). Thjesht, mund të shtrosh pyetjen: Në sa qytete të botës sot, qytetarët shëtisin në rrugë të vendosura në historinё e civilizimit më të lashtë, ai i Grekëve dhe Romakëve si ajo e Elbasanit. Mbreti Filip i Maqedonisё ka shkelur në atë qytet. Romakët me karavanet e tyre, gjeneralё, dhe dijetarё, diplomatё, shkrimtarё, arkitektё të Perandorisё Romake, shëtisnin në të njëjtën tokë që elbasanasit shëtisin edhe sot. Elbasani është lavdi e lashtësisë. Mund të shëtisësh në qytetet më të zhvilluara të Amerikës, Australisё, Kanadasё, Europёs Veriore dhe tё ndeshёsh nё bukuri të tjera magjepse. 
Pra, Elbasani ka magjinë dhe mrekullinë e Lashtësisë. Asaj lashtësie ku bota e zhvilluar e quan liri, civilizim dhe privilegj. Privilegj në sensin se përmes Elbasanit thith oksigjenin e lashtëisë, lavdive të perandorive të cilat nuk ka pasё të tjera po aq influencuese në rruzullin tokësor sa ato. Prandaj Elbasani është magjepsës!
Të kthehemi tek Flutura dhe Flutura e fjalës. Krijimtaria artistike dhe politika janë të ndërthurura. Bëhen shpesh antagoniste, ashtu siç janë protagoniste të jetës së përditshme. Gra shkrimtare me mendime progresive për ndryshime soçiale dhe politike ka pasur dhe do ketë. Le të përmendim këtu idhullin e pluralizmit shqiptar, grua poete dhe autore librash, Musine Kokalarin. 
Shkrimtari është si juristi, i cili duhet të investigojё çdo detaj të prodhojё një libër ku nuk mungon as edhe një element. Misteret e një skene krimi, për shembull, juristes i duhet të mbushi me evidencë për të sjellë drejtësinë. Ashtu edhe Flutura në krijimet e saj artistike ndjek të njëjtat parime. 
Flutura politikane; ky është një privilegj për Elbasanin. Por, një privilegj për të gjithë vendin, për emrin e çdo shqiptari. Për emrin e çdo shqiptari/e sepse, shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre përveç asaj të komunizmit, ishin pjesë më çdo mënyrë e botës së huaj. Gjithmonë u hapnin krahët me bujarinë e tyre vendeve dhe kulturave të tjera. Nëse ka ndonjë popull në Ballkan që historikisht ka bashkëjetuar në paqe dhe ka predikuar paqe me të huaj jemi ne ata. Ashtu si edhe sot; Diaspora shqiptare, në shumë vende, një ndër nga me të rejat, krahasuar me vendet e tjera në Ballkan integrohet dhe kërkon me të gjitha format të integrohet. Aspirata e shqiptarëve për BE nuk është e re. Përkundrazi, shkon prapa tek ditët e para të formimit të kombit shqiptar. 
.
Flutura Açka ne takimet e saj me lexues...
Flutura Açka ne takimet e saj me lexues…
Flutura jeton midis Hollandës dhe Shqipërisë. Një nga avantazhet e vendit për njerëz si ajo. Flutura do jetë në politikën shqiptare me eksperiencën e saj prej një vendi me shtet funksional si Hollanda. Një vend ku drejtësia Hollandeze është shembull internacional; ku juristët më me eksperiencë sjellin drejtësinë për padrejtësitë e ndodhura në botë. Çfarë privilegji! Por, nuk është vetëm ky aspekt. Hollanda është një nga vendet e cila beson në BE, dhe më influencë. Zëri i Fluturës nëpërmjet ambasadorëve të BE-sё dhe Hollandës do dëgjohet më shumë se kurrë në Europë. 
Flutura, është zëri i nënave shqiptare. Ajo më shumë se çdo kush tjetër do dëgjojё trokitjet në derën e saj, kur nënat kanë fëmijë, anëtarë të familjes të pamundur të punojnë se kanë probleme shëndetsore. Ajo do jetë nëna, politikania e cila do shkojё në shtrat, dhe do përjetojё problemet e familjeve, të cilat janë të harruara, me ose pa qëllim nga qeveria lokale dhe ajo qëndrore. 
Ajo do jetë aktivistja dhe do luftojё për politika të cilat do përmirësojnë spitalet. Flutura, e di me kuptimin e plotë të fjalës rëndësinë e spitaleve për sëmundje nga më të lehtat deri tëk ato serioze. Ajo do inlfuencojё, jo vetëm përmirësimin e kushteve të tyre por do luftoj edhe për trajtimin jo human që u bëhet pacientëve shpesh në spitale. 
Në librin e saj autobiografik/ biografik, Flutura derdh lotë për tё Birin. Ajo shkruan se sa nëna të tjera janë sot pa bir si unë! Përkujdesja e saj për Birin, në librin e sipërpërmendur; është për këdo që do të shërojё plagët e humbjes së shpirtit me lotë dhimbjeje. Është një shërim shpirtëror për çdo nënë, baba, grua, motër, vëlla dhe çdo qënie njerëzore e përballur më fatalitetete. Lidhja njerëzore dhe prindërore janë shprehur në libër me fjalë të thjeshta por magjike. E shkruaj këtë paragraf, që të kuptojmë se cila është Flutura Açka. 
Së fundmi, Flutura, do jetë zëri i të rinjve që duan të emigrojnë. Nuk mund të mendojmë se ka politikanё që do ndalojnë emigrimin pasi emigrimi është vetë jeta. Por, ajo, do bëjё çdo gjë të mundur të ndaloj djem dhe vajza nisur në rrugë ilegale, duke kuptuar rreziqet e këtyre rrugëve. 
Pamja e saj, është pamja e një gruaje e cila të jep besueshmëri, sinqeritet dhe thjeshtësi. Futja e saj në politikë do jetë benefit për vendin, kurse për të, ajo do “pasurojё” jetën e saj artistike, pasi do kёtë protagonist me karakter plotëngjyrësh, siç ndodh shpesh në ambjentet e politikës. 
Flutura, do jetë politikane e cila do u kërkojё llogari pushtetarëve për mosmbajtje premtimesh. Ajo do ndjekё zërin dhe pasionet e saj për drejtësi, dhe për reduktimin e varfërisë. Do tё vëjё përpara përgjegjsive qeverinё lokale dhe atë qëndrore për shkelje të tё drejtave të njeriut. Ajo do kërkojё me çdo ngulm që fëmijëve të mos u shkelen të drejtat e tyre garantuar nga ligjet shqiptare, dhe konventat e ratifikuara. Skllavëria e ditëve të sotme në Shqipëri është e dukshme në çdo rrugë të Tiranës, ajo do tё reagojё me forcën e fjalës dhe penës.
Flutura gjithashtu, nuk do harroj se Këshilli i Europës më 25/1/2006 deklaroi rregulloren mbi dënimin e “krimeve të regjimeve komuniste totalitare”. Ajo do ta ndalojё të keqen më të madhe, e cila mund të vijё si rezultat i verbërisë politike, dhe deklaratave të Edi Ramës “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”; pra, viktimat e komunizmit mundet të deklarohen fajtorë prap, ashtu si ndodhi nën komunizëm. 
Po e mbyll këtë me premtimet e Zonjës Açka; “Tek unë luftojnë dy njerëz që jetojnë në një trup, bashkë me mua lufton edhe im bir, ëndrra e pakryer e të cilit për ta parё Shqipёrinë në Europë, është pjesë e betejës sime. Ndaj kundërshtarit tim politik do t’i duhet të përballet me dy qenie të drejta, luftarake dhe të pakompromis, në detyrën e shenjtë të ndreqjes së demokracisë shqiptare”.
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.