back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Fol Sheherazade… nga Lazër Radi (1937)

Gazeta

Lazër Radi
Lazër Radi 1942

Fol Sheherazade… nga Lazër Radi (1937)

Ishte nji natë e zezë plot hije të helmueme…
Në natyrë mbretëronte errësina… po ajo, mbretëronte edhe ndër zëmrat t’ona… Veriu tue fërshëllye me tërbim, rrehte shkambijtë e thatë… Veriu vërshëllen, – përplaset për ndërtesat madhështore të qytetit – dhe ngrinë krijesat e pambroje.
Vajë dhe errësinë në Natyrën e mjerë.
Vajë dhe errësinë ndër zemrat t’ona.
Ishte nji natë dimni… Ah! Mos kujtoni se po ju diftoj nji përrall romantike, të bukur, ah jo, do t’ju diftoj nji të vërtetë që e kam pa me sytë e mi…
Pra… Ishte nji natë dimni dhe nji skaj rruge, bri nji pallati të madhnueshëm, rrinte nji plak: dukej si një grumbull eshtnash të mbështjelluna me nji lëkurë të rrudhun e të çame si lëvorja e lisave qindravjeçarë: Do zhele të grisuna e të laguna ia mbulojshin trupin… Ato ishin të ndryshme me stigmin e mjerimit. I mbuluem me zhele të laguna… Ah, vllau fatmjerë po dridhet… po i dridhet tanë trupi… zemra dhe mendja…
Fol Sheherazade… Po, fol o Sheherazade e lumtun. Hape thesarin e paçmueshëm të fantazisë s’ate e me at ambëlsinë e fjalës s’ate lehtësoja plagët e jetës fatmjerë… Për disa çaste bane që t’a harrojë të vërtetën… E ti me fuqinë e fjalës s’ate çoje… po, çoje në botën e bukur të përrallave…
Por,… lutja e ime sosi në heshtje, njashtu si sosin ofshamat e njerëzve të vegjël… sepse vazhdoj errësina dhe vaji në Natyrën e mjerë dhe errësina ndër zemrat t’ona… Portat e mëshirës janë mbyllë… s’ka as ngushëllim, as jetë. Ti plak jetove mjaft. Tash dridhu; e dridhmja jote le të jetë lamtumira e mbrame e Jetës dhe përshëndetja e parë e vdekjes…
Ishte nji natë e zezë… natë e mveshun me petkun e helmit… Natë pa hanë dhe pa asnji dëshmitar… Në kët natë vllau që dridhej: mbaroi… Veriu e stivoi në koleksionin e vet… Të nesërmen vllau fatmjerë s’e pa ma agimin… s’e pa ma Dritën e Diellit… Por Dielli e gjeti të ngrimë dhe qeshi me nji gaz satanik.
(Shtypi, e diel, 19 shtator 1937)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.