back to top
1.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Forma kundrejt Përmbajtjes… – nga Artan Kafexhiu

Gazeta

Artan Kafexhiu ne National Gallery of Victoria.
Artan Kafexhiu ne National Gallery of Victoria.

Forma kundrejt Përmbajtjes…

nga Artan Kafexhiu

Ezra Pound, në një letër që i shkruante T. S Eliot, poet modernist, e këshillonte që kur të shkruante të “Make it new.” (Bëj diçka të re, të paparë, të palëvruar më parë). Kjo frazë përmbledh dhe dinamikën e modernizmit në art, për të sjellë shfaqje të reja të artit në format e tij.
Modernistët në poezi dëshmuan se, poetët nuk kanë përse të shtrëngohen të fusin fjalët dhe vargjet në kallëpe të parafabrikuara, që të mund të rimojnë. Cummings është një tjetër shembull i vargjeve të lira, që kanë fituar lirinë dyfish, në mendimet dhe format e reja që sjellin.
I pari modern në poetikën shqiptare ishte Migjeni; ishte ai që theu kallëpin e traditës me vargjet e tij, deri diku te lira. Sidoqoftë, u përpoq të rimonin, për të mundur të rezononin notat e një kangë revolte. Pavarsisht, ai mbeti deskriptiv e retorik, rob i formës dhe metaforës të revoltës prej mjerimit, por fare pak me mujt me abstrague një ekstrakt filozofik, një mesazh të thellë jetësor e njerëzor të dalun prej ankesave të tija sociale.
Ndër të mëdhenjtë e pendës të asaj kohe ishte edhe Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), i cili i mrekulluem nga vepra e Emineskut, u përpoq të fuste një rrymë të re në letërsi. Edhe si kritik, ai ishte mjeshtëror, duke ia ofrue e paraqitë lexuesit, një tjetër poet tepër premtues për kohën, Lasgush Poradecin, kulturalisht afër tij dhe Emineskut. Në marrëdhanien e formës me përmbajtjen, Mitrush Kuteli si edhe Poradeci ishte shumë ma fort për formën se përmbajtjen. Bile Kuteli shkruante se, nuk mjafton për një poet me u frymëzue nga mendime sublime; ai duhet të jetë parasëgjithash mjeshtër i teknikës. Pa teknikën poetike, ai mbetet ma shumë një mendimtar, se sa poet.
Kurse, me ardhjen në skenë në poezinë shqipe, të Martin Camaj, njëkohësisht një linguist e filolog, poezia shqiptare, bile ajo pjesë e sakrifikuar prej marrisë së kohës sociorealiste, të pasurisë gjuhësore, leksikut, e formave poetike të gegnishtesh, vendosi në një raport ma të barabartë traditën dhe modernen, mendimin e thellë e aftësine abstraguese, me format poetike moderne. Camaj sot për sot, konsiderohet poeti modern më i arrirë i fjalës shqipe, thellësi mendimi e njëkohesisht shprehun në format poetike moderne shumëllojeshe.
.
Martin Camaj (1925-1992)
Martin Camaj (1925-1992)

Rilindje nga Martin Camaj

Dielli herët depërtoi ndër dej!
Si mbas nji cipe të hollë mendimi
e ndriti rrugën tonë nga lindja
e këndej.
Erdhi koha e zgjimit!
Nji rreze e vetme përpara
mbi mur
ndriti dhena t’panjehura përmbas,
mungullim bimësie e filiza shum
me krena gacash përmaje: rreziqe!
Martin Camaj
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.