Fotografi e rrallë e tre Atdhetarëve t’paepun
Shpjegim i nji fotoje nga Fahredin Spahija
Sonte paskan lehë pafundësisht zagarët marksisto-leninisto-enveristë në nji nga televizionet tona, kundër figurës së Xhafer Devës e unë prap për qefin tem dhe për inatin e lehsave po ndaj me ju nji fotografi të rrallë ku shihen bashkë, tre atdhetarë të pashoq: i pari nga e majta, Mehmet Agë Rashkoci (1906-1972); në mes, Xhafer Deva (1904-1978); i treti djathtas, Rexhep Krasniqi (1906-1999).
Arsyeja pse po e postoj mu këtë fotografi është shumë personale dhe njikohësisht edhe emocionale.
-Mehmet Agë Rashkoci (1904-1978), atdhetari që krejt jetën e shkriu për Kosovë e Shqipni për çka u përndjek nga komunistët jugosllavë e shqiptarë tuj u detyrue me lypë strehë n’Amerikën e largët, ku vazhdoi me veprimtarinë patriotike tuj u ba nji nga shtyllat e emigracionit shqiptar, atje. Mehmet Aga është paraardhësi i miqve t’mij t’randësishëm, baba i Jahës dhe gjyshi i Dervishit dhe Ismet Jahjagës…
-Xhafer Deva (1904-1978) i lindun n’Mitrovicë ku bashkë me babën e tij themeluan industrinë e parë të drunit n’hapsinat shqiptare. Atdhetar i paepun, i cili krejt jetën e shkriu n’dobi t’kombit, Kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ministër i Mbrendshëm në Qeverinë e udhëhequn nga Rexhep Mitrovica, personaliteti kryesor që i ndihmuem prej Ernest Koliqit, hapi shkollat fillore të para shqipe dhe shkollën e parë të mesme (gjimnazi “Sami Frashëri”, Prishtinë), në Kosovë. Ishte mik i mirë i gjyshit tim, Mulla Ilaz Broja (Spahija)…
-Rexhep Krasniqi, (1906-1999) doktorant i Vjenës. Profesor i historisë dhe i Gjeografisë. Drejtor dhe profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Nji nga themeluesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ishte profesor i babës tem Ibrahim Spahisë, në gjimnazin e përmendur ma herët. Baba e konsideronte si profesorin ma të mirë të tij dhe thoshte se ai ishte krijuesi i hartave të para shqiptare…
p.s. Fotografia është realizue në Kaliforni të SHBA-së, në vitin 1969 dhe është pronë e mikut tim, nipit të Mehmet Agë Rashkocit, Ismet Jahjagës i cili jeton dhe punon në Manhattan (New York).
Marre nga muri i FB i Fahredin Spahija, 10 shkurt, 2022