Francesco Crispi
nga Manush Peshkёpia
Raca shqipёtare (le tё marё shёnim filozofi akrobat Giovanni Papini, i cili di t’i pёrshtasё aq mirё disa parime filozofike korenteve politike dhe ideollogjike) i ka dhёnё Italisё njё nga burrat mё tё mёdhenj tё rilindjes sё saj: Francesco Crispi-n.
Crispi ka qёnё njё nga protagonistёt kryesorё tё Risorgimento-s italian dhe kontribuoi aq tepёr nё çlirimin e Italisё e sidomos nё Bashkimin dhe konsolidimin e saj. Bashkimi i Siqelisё me Piemontin, i detyrohet kryesisht Crispi-t dhe gjeneralit famёmadh Giuseppe Garibaldi.
Francesco Grispi lindi nё vitin 1818 nё Ribera. Mbasi qe njё djalё çapkёn, i ati e mbylli qё mё 9 vjeç nё kollegjin greko-shqiptar tё Monreale-s ku familja Crispi-s kishte dy vende tё rezervuara gratis si mirёnjohtje pёr ndihmat e mёdha qё i kishin dhёnё kollegjit paraardhёsit e pasur tё Francesco Crispit. Pasi kreu mёsimet e mesme, Francesco Crispi, u shkrua nё fakultetin e drejtёsisё nё Universitetin e Palermos. Nё kёtё qytet martohet kundra vullnetit tё t’et me tё ashtuquajturёn Rosina d’Angelo. Pas dy vjetёsh i vdes e shoqja dhe pas pak i vdes edhe e bija e kёrthinjtё. Nё Palermo drejtoj gazetёn “Oreteo”, por mё vonё e mbylli fletoren dhe hyri nё karrierёn e drejtёsisё. Po dhe nё kёtё punё s’qёndroi. Shpirti i tij i drejtё dhe revolucionar nuk pranon qё tё aprovojё ligje tё Mbretit tё Napolit. Hapi pra, njё zyrё avokatorё tё tijёn. Qё kёtej fillon jeta e vёrtetё revolucionare duke u bёrё ndёrlidhёs me shoqёritё e fshehta tё Palermos. Sё fundi, lё qytetin e Vesuvit dhe kthehet nё Siqeli ku emёrohet sekretar i Komitetit tё Mbrojtjes. Lufta fillon dhe revolucionarёt, tё dehur nga diskurset nxitёse tё oratorit Francesco Crispi, triumfojnё. Ferdinandit i mbetet vetёm Messina.
.
Crispi organizon batalionet luftёtare, themelon me abatin Giuseppe Fiorenza gazetёn “L’Apostolato”, mbledh njё Parlament nё tё cilin bёn pjesё si deputet i vendlindjes sё tij. Parlamenti Siqelian rrёzon Ferdinandin e II dhe froni mbetet vakant. Po kёtu lindёn grindjet: disa duan Monarki, tё tjerё Republikё.
Crispi, megjithёse i sё mёngjrёs, pёrkrah monarkinё. Diplomat dhe largёpamёs ay sakrifikon principet e tija politike pёr tё mirёn e Atdheut. Ay parashikon se Monarkia me gjithё tё metat e saj, ka avantazhin qё bashkon rreth fronit tё gjithё nёnshtetasit. Po derisa vazhdonin bisedimet, formalitetet, projektet e tё tjera, Ferdinandi e fitoi davanё dhe Crispi nё Maj 1849, largohet nga Siqelia.
Jashtё Siqelisё Crispi, pas shumё mundimesh dhe pёrpjekjesh, pёrgatit atё qё nё historinё e rilindjes italjane quhej “La spedizione dei Mille”. Njё grup prej 1078 burrash vullnetarё tё vendosur, nёn udhёheqjen e gjeneral Garibaldit, zbret nё Marsala. Crispi, mori barrёn qё tё organizonte administratat nё tokat qё lironte Garibaldi. Kur u bё sulmi mbi Palermo, Crispi qe vetё komandant i njё skuadre.
Nё Parlamentin e Torinos, Crispi qe deputet i Castelvetranos. Megjithёse qe betuar, bile edhe kishte punuar pёr monarkinё, nё Parlament, si deputet, bёnte pjesё nё grupin e sё mёngjrёs. Qe nё grupin opozitar tё Cavour-it dhe mё vonё tё Ricasoli-t. Pas disa vjetёsh, Crispi u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Mё 1877, qe emёruar Ministёr i Mbrёndshёm, po nё Mars tё vitit 1878, dha dorёheqje pёr shkak se iu bёnё akuza pёr bigami. Nё prill 1877, u emёrua rishtas Ministёr i Mbrendshёm nё kabinetin e Depretis-it. Nё Korrik tё atij viti, mbas vdekjes sё Kryeministrit, formoi kabinetin e tij tё parё qё zgjati deri nё fund tё Janarit 1891. Gjatё kёsaj periudhe lidhi relata tё mira me Gjermaninё dhe nё krye tё vitit 1890 mundi tё themelojё koloninё e Eritresё. Nga fundi i vitit 1893, formoi kabinetin e dytё, gjat kohёs sё tё cilit u dёftua administrator i zoti dhe i grushtit mbasi mundi tё shtypё anarkistat. Po nё muajin Mars 1896, mbas disfatёs nё Abisinì, Crispi dha dorёheqjen dhe u tёrhoq nga jeta politike.
Vdiq nё vitin 1901, nё Napoli.
.
Marrë nga gazeta “Bashkimi i Kombit 1944”
.
Kush ështe Manush Peshkëpia
Manush Peshkëpia (1910-1951) – Financier, poet, publicist, anëtar i Ballit Kombëtar, delegat i Ballit Kombëtar në Kuvendin e Mukjes.
Lindi në vitin 1910, në Vlorë. Punoi si financier në Bankën Kombëtare. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, bashkë me të vëllain, Nexhat Peshkëpinë, u transferua në Elbasan. Gjatë luftës qe redaktori kryesor i gazetës “Flamuri”. Më 1944 drejtoi emisionin letrar të Radio Tiranës. U arrestua më 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg dhe punë të detyruar si “armik të popullit”. U lirua pas katër vjetësh. U arrestua sërish më 20 shkurt të vitit 1951, për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe, pas një jave torturash, duke u gdhirë 27 shkurti, u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë të pafajshëm, që i hodhën në një gropë të përbashkët pranë Urës së Beshirit, në fshatin Mënik të Tiranës. Poezitë e tij janë të shpërndarë nëpër revista të ndryshme të viteve ’30-të dhe, sidomos te “Përpjekja Shqiptare”. Është përfshirë edhe në “Antologjinë e letërsisë shqipe” (Albanishes Lesebuch), të botuar në Lajpcig më 1948, nga albanologu gjerman Maksimilian Lambertz. Është nderuar me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
Marrë nga Kujto.al