back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Gani Luzi, 37 vite më parë! – nga Murat Basha

Gazeta

Gani Luzi
Gani Luzi

Gani Luzi, 37 vite më parë!

nga Murat Basha

Ishte si sot 15 Gusht, po i vitit 1984. U ktheva nga plazhi, dhe rrugës për në shpi kalova para portës, dhe me çantë në krah, hyna ke oborri ndërmarrjes. Drejtori Gani Luzi (për mu zotni burrë) i ra xhamit me gisht, si e kishte zakon. Më bëri shenjë të shkoja në zyrë. Trokita dhe hyra brenda.
Direkt më pyeti: “Ku ishe”?
-Në plazh! – ia ktheva aty për aty.
Ai vazhdoi “Ku”?
Përsëri ju përgjigja shpejt: – Në plazh pra! Në Durrës!
Më pa disa sekonda në sy dhe ma ktheu: “Nesër, fillo punë, rri urtë, hap veshët ene myll gojën! A mure vesh…!?
E pashë me habi, për forcë zakoni i thashë: -Po, po…!
Ke oborri ishte nji mike e hershme e familjes dhe e imja, nji zonjë e madhe ing. Dhurata Barushi. Më bëri shenjë dhe doli nga ndërmarrja, e ndoqa. Ke Farmacia 10, u fut ke shkalla pallatit, i shkova mbas.
-Ka ardhë Torez Çiraku (ish futbollist i Dinamos) dhe ka pyt për ty! Tha: Dyshojnë se je arratisë!
Qesha… Nji ku jom o Dhur! Si u arratisa, ene erdha prap?! – i thashë me pak humor.
-Nuk di gjo! Po s’mu duk me qeshë kjo punë! – ma ktheu Dhurata e trishtuar.
Vazhdova rrugën për në shpi, pa i dhonë rëndësi ngjarjes. I rashë ziles: Derën e hapi nëna
-Uuuuaaaa Çilo! Erdhi! – dhe gati i ra të fikët. (Çilo ishte shkurtimi i emrit të babës, Akil)
-Erdhe bir?! – ma ktheu im atë.
-Po erdha… i them.
-Hajde dalim për nji kafe! – më tha.
E pashë me habi! Rrallë kam pi kafe me tim atë. Biseda dhe kafe në shpi, po, por jashtë shpie s’e mbaj mend. Ishim tipa të kundërt. Ai i qetë, i urtë, i thellë… Unë impulsiv, reagues. Kaluam para kafes.
-Jo, jo! Ma mirë ecim! – më tha. E pashë gjatë në sy.
-Ka ardhë ky spiuni lagjes, Zeneli dhe ka pyt për ty se ku je! Jashtë ishin edhe dy burra të tjerë. Njoni ka lujtë futboll me Dinamon, Çiraku e ka mbiemnin, tjetrin s’e njof. Kur dola me e përcjellë e me marr vesh ndonji gjë ma shumë, ata u afruan dhe Çiraku më tha: “Murati është arratisur, po e verifikojmë, po ishte e vërtetë, bëni gati rrobat dhe në internim, e di ti.. më tha!”
Tashmë u shqetësova vërtet. Familja… Pra, nuk ishte përrallë as gallatë. Diçka kishte ndodhë, por çfarë s’e merrja vesh? Baba më dha porositë se si mund të ruhesha dhe t’i evitoja provokimet dhe intrigat.
-Kujdes se duan të fusin në panik, që të tentosh vërtet me ikë dhe të mbërthejnë mirë këtë rradhë!!
Nga e nesërmja, një Fiat polak 131, rrinte para derës së spitalit Onkollogjik.
Mbas disa ditësh, Lul Misja, nji burrë i mirë dhe i afërm me Gani Luzin… më tha:
-Rato di gjo ti, pse rri ky Fiati para derës së ndërrmarrjes?!
-Jo, nuk di gjo! – iu përgjigja. U pamë në sy, ku shkëmbyem mesazhet. Pa fjalë ai më thoshte: “Ruju, se osht për ty!” dhe unë që i thoja “Po, e mora vesh mirë!” Ndërkohë një burrë zeshkan, gjysëm i thinjur, më ndiqte ngado shkoja, haptas. (Kët burrë trim e kam taku në 1994, sapo isha kthy, përballë derës të Gazetës Shqiptare, ke Rruga Dibrës)
-O trim! Ho mër ti që m’ishe njitë si muti mas këpuce, çar bo tashti…!
-Jo zotëri, e kini gabim, unë kam qenë oficer ushtrie e jo kriminel sigurimi…!
-O plehër muti! – dhe i kam futë i grusht, ra përtokë, nji shkelm barkut dhe nji të shame si më vinte për mbarë, me mllef e dhimbje! – O plehër muti! T’i sh…. robt, o sh… komuniste, o spiun, o rob…
Ndaloi nji makin e çuan në spital…!
Murat Basha me te shoqen
Murat Basha me te shoqen
Po le të kthehemi te ngjarja.
Petraq Zallota ishte burrë i mirë. Kishte të atin në Amerikë emigrant ekonomik. Petraqi kishte një motor Yamaha 250. Përshëndeteshim, por s’kisha muhabet. Nga Janari 1985, fut kokën te ofiçina dhe më thotë
-Do pimë një kafe, o Rati!?
-E pimë – i thashë.
-Takohemi ke klubi ke rruga “Bardhyl” – ma ktheu Petraqi (Sot Raffeisen Bank). Petraqi shkoi përpara unë mbas 5 minutash, mbasi dredhova nëpër pallate me u ikë atyne qenve të sigurimit.
-Ka muaj që të shoh, të ruaj, pyes dhe mendohem për çfarë ndodhi.
-Çfarë?! – e pyeta
-Kur ti ishe në plazh, më vjen Cen Shima dhe më thotë: Petraqo më ço shpejt ke Drejtoria e mbrenshme e Tironës, se ai Murat Basha ka vra njonin dhe o arratisë!
Reagova: -Çaaaarrrrr kom vra njonin? Mirë arratisjen, po ene vrasjen po ma sajojnë këto mu! -Nuk di gjë! – ma ktheu Petraqi –
Di që Ganiu (Luzi – drejtori) të ka mbrojtur shumë. E kam djalin më të mirë edhe puntorin më të mirë! – u ka thënë atyre të sigurimit.
Ndjekja më vazhdoi edhe disa kohë, pastaj bëhej me periudha, sepse informacionet i çonte komshiu përballë, Hajdar Dervishi, sekretari partisë i fabrikës tullave silikate. Ai i tmerronte edhe babën të dashurës time asokohe, se “do ju internojnë po u ngatërruat me ta”, “ai do arrestohet se është kriminel” e pallavra të tjera… Ngjarja është më e gjatë, po a ja vlen!? Them se jo!
E kisha detyrim mirënjohjen në veçanti karshi Gani Luzit, por edhe ndaj Petraq Zallotës, Lul Misjes, Dhurata Barushit. Ngjarja u mor vesh nga të gjithë punonjësit. Mbas do kohësh u hap fjala edhe në Tiranë, veç Ganiut dhe Petraqit, njerëzit e tjerë janë gjallë.
Sot jemi me 15 Gusht, por 37 vite më pas.
.
Marrë nga Muri i FB i Murat Bashes, 15 gusht 2021
⁠.
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.