back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Gent Nesip Ibrahimi djali i tezes së Mimi Kodhelit, kandidat për Gjykatën Kushtetuese – Ja pasuria e tij – nga Adriana Kalaja

Gazeta

Gent Nesip Ibrahimi
Gent Nesip Ibrahimi

Gent Nesip Ibrahimi djali i tezes së Mimi Kodhelit*,

kandidat për Gjykatën Kushtetuese. Ja pasuria e tij.

nga Adriana Kalaja

Në fund të listës së gjatë të pasurisë të këtij kandidati, ju tregoj si e kanë vendosur pasurinë këta kriminelë të drejtësisë. Aleks Kapllaj

Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese

*Vilë dykatëshe, plus nënçati me sipërfaqe 238 m2, me vlerë 237 500 euro, të blerë në 13.04.2010, burimi i krijimit është trashëgimi nga prindërit dhe nga të ardhurat personale, pjesa 50 %.
*Vilë dykatëshe 238 m2 në Lundër, me vlerë 237 500 euro, trashëguar nga nëna në 2020, pjesa 17 %.
*Makinë mercedez benz, blerë në 2019, me vlerë 4.980.000 lekë.
*Kontratë për ndërtimin e një objekti mbi një truall 400 m2, në Vlorë/Skelë, ku në përfundim do të përfitojë 2 apartamente me sipërfaqe 103 m2 dhe 69 m2, një dyqan 41 m2 si dhe një vendparkim 41 m2, me vlerë 150 mijë euro.
*Makinë mercedez benz GLK blerë në 2014.
*Llogari rrjedhëse nga puna dhe qeraja, shtuar me 1.603.548 lekë.
*Llogari rrjedhëse pakësuar me 6.215 euro dhe 108 USD.
*Cash, 10 mijë euro.
*Paga si kryetar i KLP, 2.842.937 lekë.
*Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 215.924 lekë.
*Apartament 128 m2 në Tiranë, blerë në 2002, me burim shitje e një apartamenti dhe trashëgimi nga prindërit, pjesa 50 %.
*Apartament 111 m2 në Vlorë, me vlerë 48.355 euro, fituar me trashëgimi nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Truall 27.936 m2 në Vlorë, me vlerë 231.868.800 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Truall 5.793 m2 në Vlorë, me vlerë 48.086.050 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Magazinë 997 m2 në Vlorë, me vlerë 7.735.944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Magazinë 998 m2 në Vlorë me vlerë 7.735.944 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Magazinë 989 m2 në Vlorë me vlerë 10.040.045 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Magazinë 649 m2 në Vlorë me vlerë 5.367.593 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Magazinë 1011 m2 në Vlorë me vlerë 9.650.000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Magazinë 328 m2 në Vlorë me vlerë 3.900.000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Garazhde 144 m2 në Vlorë, me vlerë 1.872.921 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Ndërtesë dy kate (zyrë), 117 m2 në Vlorë, me vlerë 9.257.000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1 316 247 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2, 1.150.578 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 99 m2, 1.477.852 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 66 m2, 858.422 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.
*Ndërtesë 1 kat (kabinë roje) në Vlorë, 9 m2, 157.702 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, 33.33 %.
*Truall 3 895 m2, në Vlorë, më vlerë 32.238.500 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Truall 3.300 m2, në Vlorë, me vlerë 27.390.000 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Truall 428 m2, në Vlorë, me vlerë 3.552.400 lekë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Truall 33 m2, në Vlorë, trashëguar nga nëna në 2019, pjesa 33.33 %.
*Truall 556 m2 në Vlorë, me vlerë 5.560.000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 33.33 %.
*Truall 4050 m2 në Korçë, me vlerë 4.000.000 lekë, trashëguar nga nëna, pjesa 4/24
*Paga e bashkëshortes, 2.068.926 lekë.
*Të ardhura nga qiraja, 3.875 .000 lekë.
*Të ardhura të tjera nga dieta dhe interesa, 480.068 lekë.
*Djali Tedi Ibrahimi, makinë ‘Peugeot’ blerë në 2015.
*Llogari rrjedhëse, 12.861 euro.
*Dhuratë nga gjyshërit për studime, 15.400 euro.
Domethënë, ky tipi ka pastruar Drejtësinë e Re nga “të korruptuarit”, të cilët janë shkarkuar vetëm me një hyrje pallati në pronësi.
Disa edhe të kohës së trashëgimlënësve të Gramoz Ruçit.
T’ja çojë dikush Yurit këtë pasurinë e Ibrahimit se mbase i kërkon ndjesë Berishës që e kanë akuzuar për korrupsion.
Mbase bëhet çilose dhe ja çon kjo para Delinës Blinkenit të Sorosit.
Tani edhe Gjykata Kushtetuese në dorë të djalit të Kristaqit që firmoste vdekjen e poetëve.
Gjykata Kushtetuese do firmosi “krenare” atë që në fakt kemi kohë që e shohim:
Vdekjen e shtetit LIGJOR të së DREJTËS.
nga Adriana Kalaja

(Ps: Gjykatësit dhe prokurorët e Ramës, janë në bashkëpunim me të gjithë narkotrafikantët, që lihen të lirë në veprimtarinë e tyre, shpesh në këmbim të shumave të mëdha marramendëse dhe të apartamentave, tokave dhe lokaleve që kanë në bregdet biznesi i drogës.
Pra, pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar është ose e trafikantëve të drogës ose e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar si Gent Ibrahimi, me një listë të gjatë të pronave që posedon, të deklaruara, sepse ka edhe të padeklaruara që i ka me emër të tjerëve, që një gjykatës i ndershëm i duhen të paktën 5 jetë punë, familjarisht për t’i fituar ato. Aleks Kapllaj)

*Sqarojmë se Gent Nesip Ibrahimi nuk është djali i tezes së Mimi Kodhelit*, por burri i motrës së saj… Sqarimi u bë përmes një mesazhi të dërguar nga R.L.K, për të cilin kërkojmë ndjesë…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.