back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Gherardo Bosio, krijuesi i një kryeqyteti – nga Artan Shkreli

Gazeta

Gerardo Bosio (1903-1941) - Arkitekti qe projektoi Qendrën e Tiranës
Gerardo Bosio (1903-1941)
Arkitekti qe projektoi Qendrën e Tiranës

Gherardo Bosio, krijuesi i një kryeqyteti

nga Artan Shkreli

Puna e fiorentinit Gherardo Bosios në Tiranë është një akt heroik i paprecedent; përveç planeve urbanistike, vetëm në Tiranë ai realizoi Universitetin, Akademinë e Arteve, Kolonadën me Institutin Arkeologjik, Stadiumin (sot Qemal Stafa), Kryeministrinë, Hotel Dajtin, Pallatin e Brigadave me gjithë parkun e mobiliet unike të tij, si dhe skicoi trajtat planivolumetrike të Pallatit të Kulturës, Muzeut Kombëtar, etj.
Vështirë se mund të gjendet në krejt historinë e arkitekturës botërore një aktivitet më intensiv dhe realizime më të mëdha se ato që Gherardo Bosio zhvilloi në Shqipëri vetëm për një vit e gjysëm.
Ai u shpreh gjithmonë se e donte shumë Tiranën e vjetër, ky është motivi që Bosio në projektimin e Planit Rregullues të Tiranës propozonte që të ruhej krejtësisht bërthama e vjetër e qytetit “për të mos humbur gjurmët e qytetit të vjetër”, dhe Tirana e Re ndonëse projektohej me kritere perëndimore duhej të ruante në tërësi dhe të fuqizonte me impaktin e saj karakterin e brishtë të “qytetit kopësht”, të cilin për arsye social-historike Tirana për fat e kishte.
.
Plani Rregullator i Qendrës së Tiranës
Plani Rregullator i Qendrës së Tiranës
Veç Tiranës, pa humbur kohë ai filloi drejtimin e punës për planet rregulluese të Shkodrës, Milotit, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Beratit, Vlorës e Sarandës, duke u përqendruar më së tepërmi në ato të Vlorës dhe Elbasanit. Për fat të keq këto plane, shpesh tepër të detajuara, jo vetëm nuk u zbatuan, por u harruan qëllimisht.
Etiketa absurde “arkitekturë fashiste” penalizoi jo vetëm ndërtesat e realizuara, por edhe idetë revolucionare të Bosios në urbanistikë dhe u çensurua pa kuptim studimi i tyre në Universitet. Përsa jetoi regjimi, qe e ndaluar që brezat e arkitektëve të rinj të dinin përsenë e kapërcimit kulturor që Gherardo Bosio* i bëri Armando Brasini**, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kapërcim që la pas citimet dhe stilet manieriste apo të rilindjes europiane për tek linjat e pastra të një racionalizmi reduktivist.
Për dhjetëvjeçarë të tërë vepra e arkitektëve italianë në Shqipëri, por veçanërisht ajo e Bosios u la në “shêjtninë e vet” duke mbërritur në një degradim të skajshëm deri ditën kur projekti “Kthim në Identitet” do t’i vinte ato nën vëmendjen e opinionit.
Falenderime Artan Shkrelit për këtë material.
Burimi: Tirona Intellectum

.

Tirana - punimet në Qendrën e saj
Tirana – punimet në Qendrën e saj

Kush janë Gherado Bosio dhe Armando Brasini

Gherardo Bosio (Firence, 19 mars 1903 – Firence, 16 prill 1941) – Ai ishte një arkitekt, inxhinier dhe projektues italian. U diplomua në Inxhinieri në Romë në 1926, dhe më pas u diplomua në Arkitekturë në Firence në vitin 1931.
Mbas pushtimit të Afrikës Lindore prej Italisë, në vitin 1936, ai përgatiti masterplanet e qyteteve etiopiane të Gondarit dhe Dessièsë.
Mbas pushtimit italian të Shqipërisë në vitin 1939, Bosio u bë Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Ndërtimit dhe Planifikimit Urban të Shqipërisë Qendrore, dhe u ngarkua për të dizajnuar qendrën e re të Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë. Veprat monumentale të të cilit janë edhe sot pjesa me me dritë e kryeqytetit shqiptar.
 
**Armando Brasini (Romë, 21 shtator 1879 – Romë, 18 shkurt 1965) – ishte një arkitekt italian ndër më të njohurit e shekullit të XX. I famshëm për stilin e tij eklektik dhe vizionar. Simpatia e Musolinit ndaj tij bëri që t’i besohen krahas shumë punëve monumentale në Itali, po edhe disa punime monumentale në Tripoli të Libisë si dhe Qendra e Tiranës, me komplekset e ministrive dhe rektoratin universitar.
.
Arkitektura e projektuar nga Gherardo Bosio
Arkitektura e projektuar nga Gherardo Bosio

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.