Gina Lollobrigida – Luigia Lollobrigida (1927-2023)
Diva e Kinematografisë dhe Bukurisë Italiane
Gina Lollobrigida – Luigia Lollobrigida (Subiaco, 4 korrik 1927 – Roma, 16 janar 2023), e mbiquajtur edhe Bersagliera – u largua kësaj jetë në moshën 95 vjeçe.
Protagoniste e madhe e kinemasë italiane!
Gjatë karrierës së saj ajo bashkëpunoi me regjisorët e njohur italianë Alberto Lattuada, Vittorio De Sica, Mario Monicelli, Pietro Germi, Alessandro Blasetti, Mario Soldati,
Si dhe me regjizorë ndërkombëtarë të një rëndësie të madhe si: Vincent Sherman, John Huston, Carol Reed, King Vidor, Melvin Frank dhe Robert Z. Leonard,
Interpretoi me sukses në krah të artistëve me famë botërore si:
Gjatë karrierës së saj ajo është shpërblyer me çmime të shumta, ku përfshihen:
-Golden Globe për filmin “Back to September”;
-Shtatë çmime David di Donatello,
-Dy Shirita të Argjendtë,
-Një yll në Hollywood në Walk of Fame,
-Një nominim BAFTA për filmin “Bukë, dashuri dhe fantazi”
Lollobrigida qe e lidhur fort me Toskanën dhe në 2007 u bë qytetare nderi e Pietrasantas.
Ajo mbetet ndër aktoret më të bukura e më të rëndësishme të brezit të saj!
Së bashku me aktoren Sophia Loren ishin Ambasadore të Italisë në Botë.
Në pranverë të 1947, merr pjesë në Miss Roma dhe del e dyta. Ftohet në Stresa për finalet e Miss Italias, ku zë vendin e tretë, mbas Lucia Bosèsë e Gianna Maria Canales: edhe ato Yje të Kinemasë si ajo.
Në janar të 1949, në Rieti, ajo u martua me mjekun slloven Milko Škofič.
Në korrik 1957 ata patën një djalë, Andrea Milko Škofič, i cili u dha një nip, Dimitrin, të lindur në 1994. Në vitin 1971 ajo u divorcua nga burri i saj.
Në korrik 2013 nxjerr në ankand 22 bizhuteri nga koleksioni i saj, të firmës Bulgari. Ankandi i bamirësisë i dha 3.800.000 euro: pjesa më e vlefshme ishin një palë vathë me perla e diamante që u shitura për 1.850.000 euro
Në maj të 2018, në moshën nëntëdhjetë e një vjeç, ajo zbuloi për gazetën Libero se ishte viktimë e përdhunimit. Më 1945, kur ishte tetëmbëdhjetë vjeçe dhe e virgjër, ajo u përdhunua nga një futbollist i njohur i Lazios, të cilin aktorja nuk desh ta rrëfente identitetin e tij! Ngjarja tragjike shënoi jetën e saj, kur vendimi i martesës me një mjek slloven në vitin 1949, u mor nga dhuna e pësuar dhe jo prej ndonjë ndjenjë dashurie.
Përshtatur nga Wikipedia, Jozef Radi